Pjeter Jaku
Komedia muzikore “ Kush na e hëngri torten?”, shkruar nga aktori tashmë i njohur i “ Portokallisë”, Erand Sojli u shfaq në Michigan në sallën e Shkolles së Mesme “Fitzgerald High School”, ne adresen: 23200/ Ryan, Warren, MI 48091, me datën 2 Shkurt 2013.
Në këtë komedi luajten me mjeshtri aktoret e njohur Erand e Rina Sojli, Arben e Kejsi Dervishi, Ledion Lako si dhe këngëtarët e njohur Ermira Babaliu, Fran Gjoka e Bledar Diko. Orkestrimet ishin nga: Edmond Mancaku, Eduart Dashi e Bledar Diko, në tastier, si gjithnjë Erindi.
Tematika e kësaj komedie ishte e gjitha me problemet e shqiptarëve në emigrim. Në brendi të saj fshikulloheshin disa nga dobësitë kryesore të emigrantëve, sidomos ato për t’u dukur patriot më disa vepra të paklasifikueshme si të tilla. Disa nga dukuritë negative më të theksuar, si vetmburrja e emigrantëve kur shkojnë si vizitorë në atdhe, punët e rëndomta që bëjnë ( të detyruar), por që i reklamojën për të tjera, përcjellur me një humor fin dhe të mençur, “detyruan” të pranishmit të mbanin barkun nga të qeshurit.
Arben Dervishi, i cili prej vitesh jeton mes emigrantve këtu në USA, si dhe aktorët e njohur, Erand Sojli, Ledion Lako dhe Rina Sojli, sollën pjesë të jetës kryesisht në emigrim me një gjetje artstike të një niveli të lartë. “ I penduari”, dialog i Arben Dervishit me një të panjohur, i cili nuk dihej se prej nga fliste, tregonte pandrysheshmërinë e njeriut, pasi e vetmja gjë për të cilën ishte penduar pse kishte vrarë, qe ajo e marrjes së 30 mijë lekve për një vrasje. Poashtu “patrioti” i Erand Sojlit, ose më mirë i Pëllumb Kullës që kishte shkruar tekstin, ishte njoftimi për një darkë falas, ku pjatat nuk paguheshin, ndërsa mishi paguhej.
Veç humorit, këngëtarët e njohur Ermira Babaliu, Fran Gjoka dhe Bledar Diko ia shtuan shumë kënaqësinë kësaj komedie.
Fotot u realizuan nga Luvigj Sterbyçi: