Adoleshenca, moshë problematike, mungesë komunikimi ne familje, apo ndikim i jashtem?

nga Alma Prifti

Shumica e të rinjve ecin drejt një drite të panjohur pa ditur se për cfarë dhe për ku. Rruga drejt të panjohurës nxjerr shumë gunga dhe gracka të cilat të rinjtë nuk i dallojnë ose nuk duan ti pranojnë se ekzistojnë. Problemet me të rinjtë fillojnë që në pubertet. Nga mosha 0 deri në 12 vjec, fëmijët gëzojnë moshën më të bukur dhe më të pafajshme të jetës së tyre. Gjithcka fillon që në pubertet. Nga mosha 13 deri në 18 vjec fëmijët hyn nëjnë në tunelet e adoleshencës. Ata nuk janë të përgatitur për sfidën që i prêt, po ashtu dhe prindërit e tyre. Këta të fundit, ndoshta, kanë dëgjuar për adoleshencën apo kanë mësuar dicka rreth saj, por nuk kanë menduar me seriozitet se një ditë do të bëheshin pjesë e lojës. Ajo cka prindërit e sotën nuk kuptojnë është pikërisht problematika e adoleshencës. Ata pyesin me të drejtë se përse ky fenomen moshe është kaq problematik. Përgjigja e duhur është pikërisht gjendja e metamorfozës që ndodh tek të rinjtë. Ata kalojnë nga një proces njohje në një tjetër dhe kjo sjell një konfuzion të mjergullt duke I bërë të ngjajnë sii elektroni në renë elektronike të atomit i cili vërtitet rreth bërthamës në formë të crregullt. I tillë sillet dhe një adoleshent përreth shoqërisë që e rrethon edhe familjes. Sapo të rinjtë integrohen në Botën e adoleshencës, shkëputen tërthorazi prej familjes. Por, sapo ata bëhen rob të saj, largohen krejtësisht prej gjirit familjar. Përse ndodh kjo. Sepse shumica e adoleshentëve e ndiejnë negativitetin e adoleshencës dhe nguten ti rrëfejnë prindërve se kanë pranuar të jenë pjesë e saj. Duke njohur mentalitetin shqiptar, të rinjtë mund të kenë për pjesë një kategori të ndryshme prindërish, nga prindërit tolerant e deri tek më fanatikët. Prindërit tolerant ngulin kthetrat e besueshmërisë tek fëmijët e tyre dhe shkëputen totalisht nga veprimtaria e tyre. Komunikimi merr fund. Mungesa e bashkëpunimit i jep adoleshentëve të epitetuar si “të llastuar”, lirinë e veprimit me idenë se, cfarëdo të bëjnë, prindërit nuk do të ndërhyjnë dhe madje do tu ofrojnë dhe dorën për ti nxjerrë nga telashet. Këta adoleshentë nuk komunikojnë me prindërit e tyre, sepse këta prindër nuk ofrojnë bashkëpunim ose sepse ndiejnë se nuk është e nevojshme tu rrëfehen për bëmat e tyre. Ja se cfarë ndodhi me një djal nga Shkodra me epitetin Arigorosa. Prindërit e tij zotëronin vende të mira pune shtetërore duke ua plotësuar të gjitha kushtet e jetesës dhe argëtimit. Ai është vetëm 16 vjec dhe prindërit i kanë siguruar cdo object të cilat shumica e të rinjëve i kanë zili si, haiphone, mp3, USB 9 terabite e markës SAMSUNG, veshje të markave më në zë, kompiuter me internet dhe laptop. Ata i kanë dhuruar lirinë e veprimit pa u interesuar për aktivitetet e tij. Ata nuk komunikojnë me të. Kërkesa e llogarisë është 0. Nuk interesohen në shkollën e tij për mënyrën sesi sillet në klasë apo me shoqërinë. Dhe cfarë bën ky djalë? Në shkollë merr laptopin me ëaireless dhe chaton me djem të tjerë në një adresë për homoseksualë. Psi cakton takime të ndryshme, shkon me djem dhe burr ate se gjitha moshave kundrejt një shume edhe pse nuk i mungon asgjë. Më pas injekton dhe një sasi të vogël droge në trup pa kuptuar se po shkatërron trupin e njomë. Pas një dite të gjatë argëtimi, kthehet në shtëpi dhe futet sërisht në internet për të chatuar duke treguar se prindërit e tij e kanë lenë në liri veprimi sepse janë modern dhe liberal. Si do të ndjehen këta prindër kur pas disa kohësh të shohin se fëmija i tyre ka shkatërruar rininë e bukur nënë hundën e tyre dhe ata nuk janë interesuar për të? Dihet se adoleshenca është një moshë shumë delicate dhe prindërit duhet të bëjnë shumë kujdes me femijët e tyre për ti ndihmuar ata në këtë process metamorfoze, sepse më pas do të jetë tepër vonë. Problemet e fëmijëve në adoleshencë nuk vijnë si pasojë e ndikimeve të jashtme, sepse këto të fundit ndikojnë në degjenerimin e adoleshentëve duke i futur në telashe dhe tunele pa rrugëdalje. Këto probleme vijnë si pasojë e mungesës së komunikimit prindër-fëmijë. Ndonjëherë prindi është tepër indifferent, ndonjëherë tepër kërkues dhe fanatic.Kjo shtrëngesë e fortë i shtyn të rinjtë të zhyten thellë e më thellë në situate të rënda sepse fanatizmi i prindërve u duket prapambetje. Adoleshentët e ngujuar veprojnë prapa krahëve të prindërve me idenë e frikës, por duke mos pranuar prangat dhe duke u rebeluar në të fshehtë. Pasi prindërit vihen në dijeni të veprimeve të pista të fëmijëve të tyre, ushtrijnë tek kkëta të fundit dhunë fizike dhe psikologjike duke i nxitur më tepër për rebelizëm derisa kërcënojnë për aratisje nga shtëpia.Ja cfarë i ndodhi një vajze nga Fieri. Vajza e dy intelektualëve me baba mësues dhe mama ekonomiste ajo dashurohet me një djalë nga një fshat i quajtur Grizë, jo shumë në gjendje të mirë ekonomike. Duke e ditur se prindërit e saj ishin shumë të rreptë dhe vendosnin disiplinë të fortë, ajo e kishte të vështirë tu tregonte se dashuronte një djalë jo të kategorisë së saj. Kështu vendosi të mbajë të fshehtë marrdhënien më të dashurin. E dinte se pot ë tregonte do të dhunohej. Pasi prindërit e saj zbuluan se vajza e tyre shoqërohej me dikë, ushtruan tek ajo tortura të renda fizike dhe psiqike. Pas konfliktit, në mesnatë, vajza, me një celës kopje del prej shtëpie dhe arratiset me djalin. Pas shume kërkime kalojn muaj dhe prindërit nuk morën vesh gjë për të. Më vonë, vajza vjen në shtëpi me prindërit e djalit dhe u thotë se janë të detyruar ta pranojnë këtë lidhje sepse ajo priste një fëmijë prej tij. U tregoj se shtatzaninë e shkaktoi vete sepse e dinte se vetëm në këtë rast ata nuk do mund të refuzonin dashurinë e saj.Këto raste shërbyen për të treguar se është mungesa e një komunikimi të shëndoshë ajo që u vë zjarrin problemeve që nxit adoleshenca. Cdo prind duhet ti qendrojë praën fëmijës së tij gjatë gjithë periudhave të jetës duke i shërbyer si pasqyrë ku fëmija do të shikohet dhe si shtyllë ku fëmija do të mbështëtët. Nëse pasqyra mungon, fëmija nuk do ta njohë kurrë vetvëtën dhe nëse shtylla shembet, fëmija rrezikon të bjerë dhe të dëmtohet rëndë. Nëse prindi do të jetë indiferent apo dictator morali, fëmija do të humbasë në labirintet e metamorfozës më të rrezikshmë të rinisë të quajtur ADOLESHENCË!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *