Serxho Guraleci vdiq duke jetuar ëndrrën amerikane

Serxho Guraleci vdiq duke jetuar  ëndrrën amerikane
 BEQIR SINA, New York,
 Në moshën 22 vjeç vdes në fushën e lojës shqiptari më i njohur i futbollit amerikan  Serxho Guraleci
Serxho Guraleci . (Credit/WSU)

MACOMB COUNTY – DETROIT  MICHIGAN : Serxho Guraleci, shqiptari më i njohur i futbollit amerikan ka vdekur të hënën mbasdite me 21 janar 2013, ndërsa ishte duke zhvilluar një seancë stervitore me lojatrët e skuadrës së tij njoftojnë mediat amerikane sot. Duke shtuar se kan qenë të pasukseshme sipas tyre edhe përpjekjet e bashkëlojtarëve por edhe e mjekëve që erdhi pas disa minutave që ta rikthejnë atë në jetë. Guraleci, i cili emigroi nga Tirana – Shqipëri, dekadën e fundit  vdiq në moshën 22 vjeçare, në qytetin Macomb County – Detroit Michigan.

Mediat amerikane thanë se :”Të hënën, mbas dite Serxho Guraleci, një shqiptar 22 vjeçarë me banim në Macomb County – SHBA, vdiq ndërsa ishte duke përfundur një seancë stërvitore . Ai ishte një ish lojtar i Futbollit amerikan, me ekipin e  Stevenson dhe Wayne State”
Traineri i tij i skuadrës Sterling Heights Stevenson  Steve Goralski me të marrë lajmin e hidhur deklarojë se “Guraleci ishte një djalosh, i cili erdhi nga Evropa(Shqipëria) me familjen e tij – për të jetuar ëndrrën Amerikane”, duke shtuar se  “Kush e kapi veten si një lojtar i mirë i futbollit amerikan dhe ka punuar rrugën e tij në kolegj – dhe kush nuk ishte duke jetuar ëndrrën amerikane, si Serxho Guraleci, ” thotë i pikëlluar zoti Goralski.
 Duke e përshkruar vdekjen e tij si një vdekje e tij që ishte e papritur . “Humbja e tij është një humbje e madhe në futbollin amerikan në tërë regjionin, shton kapiteni Steve Goralski. Guraleci , sipas tij ishte duke përjetuar ëndrrën e tij amerikane të cilën shijonte me suksese të shumta, ndërsa buzëqeshja e tij do mbetet gjithmonë në mendjen time”, tha Goralski.

Më tej thuhet se Guraleci ka luajtur dy sezonet e fundit në ekipin Stevenson, kurse para diplomimit të tij në vitin 2009, kohë kjo që ai ishte një asistent në Stevenson në atë kohë, ai arriti suksesin. Ai u bë më pasë edhe trajner në vjeshtën e vitit 2009, Guraleci, në të njëjtën sezon luajti edhe si një student i rregullt në skuadrën Wayne State.

Sipas shtypi amerikan, Guraleci thuhet se e ka përfunduar plotësisht kolegjin në atletike në nëntor të vitit të kaluar. Guraleci, thuhet se ishte sportist i kompletuar me një gjatësi 6-foot, dhe peshë 305-pound, një lojtarë që më tepër dallohej si mbrojtës, i cili ka luajtur në 48 ndeshje me ekipin Warriors, dhe 25  si një asister.

Trainerët e ligës futbollistike Amerikane – GLIAC e kanë  votuar Guralecin në një klasifikim vjetor për të gjitha ekipet Amerikane të Kolegjeve – Konferenca e dytë për sezonin e kaluar 2012, si futbollistin më të mirë. Ai ishte një anëtar i rregullt i ekipit Wayne State,  që arriti të luaj gjatë gjithë kampionatit në Divizionin e II – në vitin 2011. Guraleci, filloi me 10 lojëra në vitin 2012 dhe duke arrirë një rekord të karrierës në prekje-tackles (41) dhe tejkaluar rekordin për humbje – tackles for loss në (6.5).

“Kjo është një humbje shkatërruese për familjen futbollit të skuadrës së njohur Wayne State,” thotë trajneri Paul Winters. “Serxho, sipas tij ishte i dashur nga të gjithë andaj ne të gjithë jemi të “kapitur” dhe e dimë se do të kalojmë një kohë të vështirë për të besuar, se nuk do t’a kemi më në gjirin tonë. Ne me siguri do të ndiejm humbjen e tij.”

Traineri Winter shtoi: se “Ai ishte një lloji djalë shumë dashamirës Ai gjithmonë kishte një buzëqeshje natyrale në fytyrën e tij.”.

Winter, tha se ai nuk e di nëse se në një karrierë profesionale kishte, pasur një lojtar me të ardhmen si ajo e Guralecit. “Ai ishte vetëm duke punuar si jashtë dhe në fushë për të bërë gjithmonë suksesin,” tha Paul Winter.

Ndërkohë, që ish-trajneri i skuadrës së futbollit Stevenson, në Macom County – në Detroit – Michigan, Bye Rick e kujton Guralecin si një lojatrë të fortë – si një njeri që ishte vetëm duke punuar një njeri i cili mbasi kapërceu një barrierë gjuhësore dhe ngecjet pasuese akademike të bëhet një sportistë i shkëlqyer i një kolegji dhe i studentëve Amerikan”.

Bye tha se ai për herë të parë u takua me Guralecin, kur ai ishte një student në shkollën e mesme Davis Junior në Sterling Heights, e cila është më pak se një milje nga Stevenson State. Bye tha Guraleci kishte një dashuri e vullnet të punojë shumë për të kapërcyer problemet akademike që kanë rezultuar nga vështirësi të kuptuarit e tij në anglisht, si çdo emigrant, kur vjen për herë të parë në SHBA”..

“Ai ishte edhe një gjyqtar anësor me talent të veçantë, ai ishte një njeri në mesin e djemve më të mirë të skuadrës së tij,” tha Bye. “Ai ishte një njeri i pjekur dhe i ri, dhe ai ishte si një “ari” në fushë. Unë jam vetëm tepër i pikëlluar nga kjo vdekje.” është shprehur zoti Bye.

Shtypi vendas shkruan se Guraleci, i cili fitoi çmimin si lojtari më i mirë i sesionit të kaluar për skuadrën Wayne State, dalluar për karakterin e lartë në atë sezon, ishte regjistruar  në WSU dhe ishte në rrugën e duhur për të fituar një diplomë në kinesiology dhe arsimin e mesëm. Ai fitoi një scholarship për accolades WSU në vitin akademik në katër semestra të ndryshme.

Ndërkohë së fundi bëhet e ditur se sipas dëshirës së familjes së  tij të cilën ai kishte shprehur edhe para shokëve dhe familjarëve të tij para se sa të vdes, ai dëshironte të vorrosej në vendlindjen e tij – në Tiranë Shqipëri.. Klubi i Futbollit amerikan “Sterling Heights Stevenson” dhe shqiptarët e Detrioit thuhet se kan hapur një xhirollogari për të mbledhur para që trupin e tij t’a dërgojnë të varroset në dheun e vendlindjes së tij në Shqipëri.

WSU Warrior Football

WSU Warrior Football

WSU Warrior Football

Game Day with the Wayne State Warrior Football Team!

WSU Warrior Football

WSU Warrior Football

photo

WSU Warrior Football

photo

WSU Warrior Football

photo

WSU Warrior Football

photo

WSU Warrior Football

photo

WSU Warrior Football

photo

WSU Warrior Football

photo

WSU Warrior Football

photo

WSU Warrior Cheerleaders

One thought on “Serxho Guraleci vdiq duke jetuar ëndrrën amerikane

  1. Gazetari duhet te pergjigjet se ku i ka marre te dhenat se i ndjeri paska kerkuar te varroset ne Shqiperi, kur ai as qe e ka menduar vdekjen!!!!
    … Dhe se kush paska hapur xhirollogari per kete!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *