Ekspedita e Pajtimit
Nesër, ditën e diel, dt 20 janar, ekspedita e pajtimit bën pajtimin midis familjeve Dobjani e Ruçi në Kamëz. Hasmëria lindi për shkak të një aksidenti rrugor, braktisjes së viktimës dhe fshehjes së saj duke e hedhur mes mbeturinash e cila u gjet në koma mbas 15 orësh. Pajtimi bëhet në orën 10 në rrugën e Laknasit që ndahet në të majtë të rrugës kryesore në qendër të Kamzës.
Ekspedita e Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar e ka rinisur punën me 6 janar 2013 dhe do vazhdojë pa ndërprerje deri me me 30 qershor 2013.
Kontaktin e parë ekspedita e mori me familjen Prenga e cila mbetet e ngujuar prej shumë vitesh. Ajo ka braktisur tokat frutore që kishte ngritur në fshatin Bukmirë të rrethit Mirditë dhe është vendosur në njërën nga zonat fushore për të mbijetuar. Komiteti e ka nisur procesin e pajtimit edhe për këtë familje por elementë të papërgjegjshëm kërkojnë ta implikojnë këtë proces me pagesa për gjakun gjë që Komiteti e ka kundërshtuar ashtu si dhe nëna e viktimës. Në kontaktet me familjet në hasmëri, z. Gjin Marku, kryetar i Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar, ka sqaruar se Komiteti në të gjithë procesin e pajtimit kërkon vetëm faljen sipas traditës e zakonit shqiptar duke kërkuar që edhe ligji e institucionet e shtetit të respektohen për të bërë detyrën. Edhe në rastin e familjes Prenga, ligji është respektuar dhe personi fajtor është dënuar konform ligjeve të shtetit.
Ju ftojmë të merrni pjesë në këtë eveniment.
Për Komitetin e Pajtimit Mbarëkombëtar
Gjin Marku
Kryetar
THE RECONCILIATION EXPEDITION
Tomorrow on Sunday date 20thof January, the reconciliation expedition makes the reconciliation between Dobjani and Ruci families in Kamëz. The enmity started because of a car accident where the victim was abandoned and hidden by throwing it to the trashes and after 15 hours was found in a state of coma. The reconciliation is at 10: 00 AM in Laknas street which is on the left of the main street in center of Kamza.
The expedition of the Committee of Nationwide Reconciliation has restarted its work on 6th of January 2013 and will continue without interruption until 30th of June 2013.
The first contact of expedition was with Prenga family which is isolated for many years. It has abandoned the fruitful lands in Bukmire village of Mirdita district and has moved in a field area to survive. The Committee has started the reconciliation process for this family but the irresponsible elements try to implicate this process with the payment for the blood which is rejected by the Committee as well as the mother of the victim. During the contacts with the families in enmity, Mr. Gjin Marku, the chairman of the Committee of Nationwide Reconciliationl, has clarified that he requires through the reconciliation process only the forgiveness according to the Albanian tradition and custom, demanding the respect of law and state institutions in order to do their task. Even in the case of Prenga family, the law is respected and the guilty person is punished according to the state laws.
You are invited to participate in this event
On behalf of the Committee of Nationwide Reconciliation
Gjin Marku
Chairman