Meqënëse jemi në prag festash dhe këto festa jane Krishtlindjet dhe Viti I Ri, mendoj se ehste me vend të ndaj një opinion personal për sjelljet individuale njerëzore në publik thjesht për vetë faktin se është kohë premtimesh e rezolucionesh, fillimesh të reja pra.Po shkruaj diçka që ne e ndeshim përditë në vetvete apo ndër të afërm e miqësi . Fjala është për ndjenjën e të dukurit dhe të perceptuarit tone të personit tone nga bota.
Shpesh, ne na mundon pyetja se si na percepton bota, ç’farë opinioni ka ajo/ ai person, apo një grup njerëzish, qofshin ata të organizuar ose të paorganizuar, për ne. Kur ne duam të dimë se çfarë mendojnë të tjerët për ne, ose më mirë thënë kur ne na preokupon opinioni i të tjerëve, pra çfarë mendojnë konkretisht për ne të tjeret, ne fillojmë dhe e vrasim mendjen shumë…aq shumë sa që fillojme të bëjmë të pamundurën të bëhemi cfarë do të dëshironim ne të ishim për sytë e botës. Pra ajo se çfarë mendojnë të tjerët për ne. Apo se si do të dëshironim ne të dukeshim në sytë e botës, ..kjo perfshin një përpjekje kolosale e të sterlodhshme , të dhimbshme madje, për të injektuar nje imazh nonegzistent dhe fals në botën që ne na rrethon. Kjo përpjekje përfshin një zhurmeë të stermundimshme me lavde për vetveten ,duke thënë nëpër biseda të ndryshme, duke shkruar e postuar pandalësisht për vetveten, po ashtu duke nxitur e programuar të tjerët që kanë ose talent ose/edhe akses në shkrime, media apo sheshe publike, (duan apo s’duan ata ta bëjnë këtë gjë) të flasin për ne me superlativa. Ne shpesh bëjmë të pamundurën të kemi foton tonë nëpër media, gazeta, televizione, etj…bëjmë cështë e mundur të ndërtojmë një imazh për vetveten që tingëllon si pozitiv….me idenë se po rrëfejmë diçka madhore …diçka humanitare si p.sh një takim miqsh per një kafe ne një pastiçeri ku treçereku i bisedës është tahshetheme, por meqë është në shqip e quajmë aktivitet letrar/politiko/ shoqëror/kombëtar… etj. Dhe keshtu i veshim këmbë e duar lajmit duke I besuar edhe vetë gënjeshtrës që po dukem më mire se sa në lajmin e javës së pare kur folëm më pak se sa kësaj here…për “BELULIN”
Ky fenomen egotistik është i krahasueshëm me propagndat e partive politike në të gjithë botën….
Në aspektin individual ne e bëjmë sepse jemi të nxitur nga dëshira për t’u dukur. Kjo në fakt është një factor që crregullon harmoninë e brendshme shpirtërore. Njeriu është krijuar të manifestojë drejtësinë origjinale që shpaloset përmes virtyteve.
Për të “bindur” vetveten se kemi bindur botën që ne jemi ai/ajo person që ne duam bota të na perceptojë ne vuajmë jashtë mase, kalojmë orë e netë të tëra duke ndërtuar strategji e metoda se sit ë nxisim opinionin të vetëopinionohet dhe se si të ndërtojmë një “kala” boshe me një opinion falso që ne na duket pozitiv. Motivi është arritja e një dëshire fallco
Kjo ndodh sepse sepse opinioni i botës që na rrethon është eshte qellimi ynë…
Kjo quhet “Kotësi ”
Nëse ky qellim ndryshon dhe opinioni i botës nuk ka rendesi (pra s’ka rëndësi se çfare mendon bota për ne) por se cfarë ne jemi të vërtetë, pra një udhëtim në vetvete dhe mbajtja e gjallë e virtyteve, atëhereë imazhi fallco qe kemi ndërtuar për vetveten bie (fatmiresisht) dhe ne rifillojmë të ndërtojme keshtjellën e brendshme shpirtërore sepse fortësia e një individi nuk qëndron në cka perceptohet nga të tjerët si e vërtete por në vërtetësine e karakterit që ka në bazë lirinë e brendshme dhe Modestinë dhe Thjeshtësinë Për të qenë modest njeriu ka nevojë të kultivojë besimin dhe dashurinë, shpresën dhe thjeshtësinë.
Le ta provojmë të bëjmë një rezolucion të ndryshëm sivjet, duke dhënë dashuri pa kërkuar e lakmuar lavdi personale.
Gëzuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri 2013!
Uashington DC
11 Dhjetor 2012
Merita, megjithe dashurine qe kam per ty, e sidomos per njeriun kete fund viti, ne kete shkrim qe gjoja shpall origjinalitet, ose moralin ndaj te qenit vetvetja, brenda te cilit gjindet mjaft cinizem e urrejtje, keshilla e thirrje krejt te panevojshme, aq me teper kur sebep i ketij shkrimi asht gjoja urimi per festen e krishtlindjes. Kushdo qofte personi ose grupi i njerezve qe ke patur parasysh, , here me dashje e here pa dashje nepermjet ketij shkrimi nuk shfaqet asgja tjeter me shume se deshira e autorit per tu dukur, ose per te krijuar nje opinjon superiror, ose te mire tek opinjoni. Sinqerisht sado bukur ne dukje aspak nuk fshihen shigjetat e urrejtjes ….! Shtoj ketu , ka nje fryme keshilluese , sikur flet me zerin e partise.