Zhurma e madhe për njëfarë pseudoprofecie sipas kalendarit Maya, ka shqetësuar një pjesë jo të vogël të njerëzimit, sigurisht dhe atdheun tim.
Rastësisht, shikova një emision në një nga televizionet shqiptare, dhe në mos gabohem “Vizion Plus”. Të ftuar ishin Fatos Klosi, fizikan, një person tjetër që nuk ia mbajta mend emrin dhe përmes linjës telefonike e pranishme ishte gjithashtu Mimoza Hafizi, astrofizikante në profesion. Personi që mbronte kalendarin Maya, ishte njeri që kishte studiuar literaturë të kohëve të fundit, por ishte shumë i shpërndarë, për rrjedhojë nuk ia doli të artikulonte shkencërisht një çështje që në fakt i përket kulturës së qytetërimeve të hershme. Habia ime e madhe qe, kur dëgjova shprehjen e z. Klosi: “Unë nuk u besoj librave!” Le të shpresojmë që ishte një lapsus, një shkapërcim logjik, një përpjekje për të justifikuar mospregatitjen e tij etj. Sepse përndryshe do të na duhej të ndjenim keqardhje për të gjithë ato studentë e studente të cilëve u jep mësim një njeri “që nuk u beson librave!”
Shumë më ndryshe u paraqit, astrofizikantja, Mimoza Hafizi, e cila, shpjegoi me thjeshtësi (jo matematikisht ), se përse nuk do të ketë apokalips.
Unë mendoj se zhvillimi i njerëzimit ka kaluar në disa faza, por misteri univers është i njëjti.
Që nga kalendari Maja, deri tek ai Sumerian 4500 më parë, shkenca ka përparuar shumë, por zbulimet nuk janë në atë nivel që të qartësojnë definitivisht ndërgjegjen tonë. Që nga Njutoni tek Ajnshtajni dhe deri tek Hawkins, teoritë e ndryshme janë ballafaquar me sfidat e kohës. “Teoria Relativitetit”, “Teoria e Big Beng”, “Teoria e Tingujve”, “Teoria e Magmës”, “Teoria e Ciklit Diellor”, “Teoria Dimensionale” e shumë teori të tjera, janë sigurisht zbulime që pasurojnë kuptimin tonë mbi universin, por kurrsesi nuk përbëjnë çelësin zbërthyes të misterit të gjithësisë.
Librat ”Chariots of the Gods”, apo “Teknologi of the Gods” etj., kanë për bazë fakte tokësore të përzierë me teori jashtëtokësore, të cilat të bëjnë të mendosh se ne nuk jemi të vetëm. Për këtë u shpreh në një intervistë dhe Presidenti i Rusisë, Medvedev,i cili pranoi faktorin UFO.
Fakte dhe pasaktësi të cilat përputhen dhe nuk përputhen me realitetin. Fuqia e trurit tonë është minimale përballë universit që ka krijuar ZOTI. Çdo përrallë, hamendje, shkencë apo pseudoshkencë është e pazoja për të përcjellur mesazhin e caktuar tek shpirti dhe truri i njeriut.
Nëse do t’i referohemi Profetit St. Malachy, fundi i botës do të jetë, kur të vijë Papa 112. Papa i sotëm është 111, ne do të kemi dhe një Papë pas Benediktit XVI-të, i cili do të quhet (gjithnjë sipas St. Malachy), Petrus Romanus.
Profetet e medhenj, Nostrodamus,Vagna, Caesy etj, rrotullohen rreth 2013-2040, por asnjë nuk është i saktë… Pse?
Nëse do t’i referohemi Biblës, ajo qendron shumë larg hamendësive të pseudoshkencës dhe shkencave ekzakte, në lidhje me apokalipsin, jo sepse thjesht aty nuk ka një datë të parashikuar, por sepse përcaktohet se fundi i kohrave ashtu si vetë krijimi vjen po nga fuqia e Zotit.
T’i hedhim shkurtimisht një sy teorisë Maya, sipas kalendarit të së cilës predikohet fundit i botës. Le te shohim trajektoren e planetit “ Nibiru”, apo asteroidit “Nibiru” që mendohet të kalojë afër Neptunit. Distanca mes këtij të fundit deri tek Toka, është 2.812 bilion mila. Shpejtesia e asteroidit “Nibiru” mendohet të jetë 40-45 mije mila për orë. Kanë mbetur dhe rreth një javë nga dita që mendohet kataklizma!!! Matematika është e thjeshtë, gëzohuni dhe jetoni pa frikë, asgjë nuk ka për të ndodhur me 21 Dhjetor të këtij viti.Toka jonë ka një Protektor të madh siç është Jupiteri, diametri i këtij planeti gjigand është 88.763 mila, kurse ai i tokës është 7.520 mila. Jupiteri ka 16 hëna, kurse toka një. Asteroidet e shumtë i pret Jupiteri pa rënë në tokë. Prandaj shkencëtarët e kanë cilësuar Jupiterin, bodyguardin e Tokës. Ai nuk është rastësisht në atë pozicion. Sateliti I NASA-s sillet rreth tokës duke kontrolluar çdo trup qiellor të padëshirueshëm që mund të drejtohet nga Toka.
Ne, shëmbëlltyra e krijuesit, jemi fëmijët e vegjël, me vizion të reduktuar në të kaluarën për të sotmen, e po kështu sot për të ardhmen, dhe aspak për të përjetshmen.
Ne jemi të kontrolluar çdo minutë dhe orë, çdo ditë dhe vit. Zoti, nuk na krijoi për të na shkatërruar, por për ta jetuar jetën në mrekullinë e universit të Tij.Ajnshtajni thotë, “If the honey bee ever disappeared, man will only have four years left to live.” Pra, përsëri ne kemi kohë për ta jetuar këtë mrekulli që e bëri Demiurgu.
Alfons Grishaj