Super Tony !


Super Tony ! kampioni i botës që do Bashkimin Kombëtarë
 Driton “Tony” Dovolani flet me gazetarin tonë në SHBA,. Beqir Sina, menjëherë pas fitimit të titullit kampion i botës në vallëzim – lexoni se çfarë tha ai në këtë intervistë të gjatë në festimet e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, ku ai edhe do të përcjellë mesazhin tij nëpërmjet gazetës kombëtare Bota Sot
 NEW YORK CITY : Tony Dovolani fletë për herë të parë, eskluzivisht për një medie shqiptare mbas marrjes së trofeut “Mirror Ball” çmimin më të lart në spektaklin e famëshëm Dancing With the Stars! Kur ai me partneren e tij Melissa Rycroft mbas 15 sesionesh kanë triumfuar duke marrë për herë të parë trofeun e kamiponit të Vallëzimit
   Tony Dovolani kërcimtari i famshëm shqiptarë – Ylli i Vallëzimit në SHBA, kampioni i botës në vallëzim, tregon se si e ka përjetuar ai 28 Nëntor 2012 – 100 vjetori i pavarësisë së Shqipërisë në New York, Times Square me bashkëatdhetarët e tij, dhe si e këtë përjetuar këtë fitore mbas 15 sesionesh duke marrë për herë të parë trofeun “Mirror Ball” .
  Ai flet më pasë se çfarë është për Tonin 28 Nnëtori 1912! Kur ai mori vlerësimin 99 pikë dhe deklaroi se pikën e 100 do t’ja dedikonit 100 vjetëve të shtetit Shqiptarë – dhe a ndodhi vërtet kështu ? ai ishte “pika” e fundit qe ajo që e kompletoi edhe 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.Njëkohësisht ai u rrëfye se kujt ia dedikonë këtë trofe dhe si e vëlersoi Tony Dovolani votën dhe përkrahjen që i dhanë shqiptarët në këtë 100 vjetorë ?
    A e prisnte Tony Dovolani këtë fitore ? Cili ishte vallëzimi më i bukur ose “gold dancing” ? gjatë sesionit të 15-të Dancing With the Stars për të dhe Melissën, dhe cili nga çiftet e tjera pjesmarrëse në garën Dancing With Stars – ia kalli “frikën” më shumë ?
    Tony – përgjigjet gjithashtu se se a ka pasur ai dhe partneret e tij ndonjëherë “qefëmbetje” me Jurin dhe a mendon ai se ata ju kan dhënë “hakun” gjithmonë ? Si është ndjer Toni Dovolani ” me votën e Presidentit Clinton !” çfarë ka sjell ajo votë në shpirtin e shqiptarit Toni Dovolani?
     Për ne shqiptarët ai nuk “përton dhe hezitonë” të flasë edhe nga politika – Ku dhe si e shikon sot çështjen shqiptare në këtë 100 vjetor?Kjo është mbase hear e dytë që ai mbas gazetës shqiptaro amerikane Illyria, që po shprehet për një çështje politike, ndoshta nga vëmendja me të cilën po ndjekin shqiptaro-amerikanët zhvillimet në Shqipëri.

Bota Sot : Tony sot është 28 Nëntor 2012 – 100 vjetori i pavarësisë së Shqipërisë – po sot Tony Dovolani dhe partneria e tij Melissa Rycroft mbas 15 sesionesh kanë triumfuar duke marrë për herë të parë trofeun “Mirror Ball” çmimin më të lart në spektaklin e famëshëm Dancing With the Stars! Si e përjetuat këtë fitore ?

 

Tony Dovolani: Kjo është e pabesueshme! Unë nuk mund të gjejë fjalët më të mjaftueshme për mbështetjen që e ndjeva, nga të gjithë ju shqiptarët , kudo si në Amerikë, Shqipëri, Kosovë dhe viset shqiptare por dhe nga diaspora. Sot është një ditë e pabesueshme, për mua personalisht. -Mbasi po sot është 100 vjetori i pavarësisë për ne shqiptarët, dhe po sot unë fitova kupën Mirror Ball për vallëzimin “Dancing With the Stars”. Kështu që kjo është një moment i pabesueshme, dhe unë gjejë rastin me gazetën tuaj që të falenderoj të gjithë ju. Kjo është një ditë dhe datë aq e madhe sa që është edhe e pabesueshme! “

Dhe, është padyshim një fitore, e cila për koicidencë ka dy simbolika të mëdha për mua. Ashtu si thatë ju që e fitojë për herë të parë mbas 15 sesisonesh këtë trofe dhe natyrishtë që me këmbënguljen time dhe të partneres sime kësaj radhe Melissa Rycroft na jep një sadisfaksion jashtëzakonisht të madh. Sepse e kam edhe një gëzim edhe më të madh – mbasi këtë trofe e fitojë pikërishtë në 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë , 100 vjetë të ekzistencës sonë si kombë.

 

Bota Sot : Çfarë është për ju 28 Nëntori 1912!

 

Tony Dovolani: Ashtu si për çdo shqiptarë edhe për mua kjo është një ditë e shënuar e kombit tonë. Ajo është dita e bashkimit . Plaku i urtë dhe i mençur i Vlorës, Ismail Qemali me ata burrat më të mirë të kombit, nga Shqipëria,, Kosova dhe viset shqiptare, 100 vjet më parë e ngritën flamurin tonë kombëtar për Bashkimin tonë Kombëtarë. Dhe, kështu të bashkuar duhet të jemi jo vetëm ne këtu në Amerikë, por edhe shqiptarët në Shqipëri Kosovë dhe gjitha viset shqiptare.Të gjithë jemi shqiptarë, pavarësishtë se prej nga kemi ardhur ose jemi nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, Çamëria, Presheva, Bujanovci, Medvegja apo diaspora, që të gjithë jemi shqiptarë. Pra, që t’i përgjigjem pyetjes suaj mendojë se 28 Nënëtori 1912 “është fillesa e kombit tonë për t’u bashkuar “. Pavarësia, dhe ngritja e flamurit, për mua është një “pikë” në mes të një deti – që duke e vazhduar ne pasardhësit e tyre, që të, të bëjmë atë që të gjitha trojet tona kombëtare të bashkohen në një – pra në një Shqipëri të vetme dhe në një flamur kuq e zi !

 

Bota Sot : Tony a u realizua ajo që patët deklaruar më parë se “: Kur ju morët vlerësimin 99 pikë deklaruat se pikën e 100 do t’ja dedikonit 100 vjetëve të shtetit Shqiptarë – a ndodhi vërtet kështu ? dhe “pika” e fundit qe ajo që e kompletoi edhe 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.

 

 

Tony Dovolani: “Pika” e 100 simbolizonte për mua trofeun e “Mirror Ball”, pra çmimin më të lart në spektaklin e famëshëm Dancing With the Stars! I cili është një trofe që unë personalisht si shqiptarë që jam në emër tim dhe familjes time, e cila e ka mbajtur gjithë jetën si “barrë’ çështjen kombëtare, t’ja “dedikojë këtë trofe vendit tim – pra “Shqipërisë dhe shqiptarëve”. Ajo pikë që unë e “nxorra nga zemra ime” është vetëm “1” dhe është pika, që unë e quaj e Bashkimit tonë Kombëtar. Në vallëzimin tim Dancing With the Stars! të gjithë shqiptarët u bashkuan në një pikë të vetme “të gjithë votuan për mua” dhe ma dhanë atë pikën e njëqind në këtë njëqind-vjetor!. Pra, kështu duhet të bëjmë kudo të jemi të bashkuar në një “pikë” të vetme..

 

Bota Sot : Kujt ia dedikonit këtë trofe ?

 

Tony Dovolani: Këtë fitore ia dedikoi 100-vjetorit të Pavarësisë së shtetit shqiptar! Por, mbasi kjo trofe është ajo që përkon edhe me 13 përvjetorin e martesës time …. unë e kisha planifikuar të i japë këtë trofe fëmijëve të mij; Luana, Adrianit dhe Ariana. Për t’u thënë atyre se : “Unë jam duke ardhur në shtëpi sot mbas kaq vjetësh si një kampion dhe ata meritojnë të shohin fitoren e babait të tyre “. “Kam punuar shumë për këtë gjithë jetën time, që të jem i sukseshëm dhe ky është një moment i veçantë për familjen time dhe për fëmijët e mi.”

 

Bota Sot : Si e vëlerosni ju votën dhe përkrahjen që ju dhanë shqiptarët në këtë 100 vjetorë ?

 

Tony Dovolani: Për mua ajo vota që më dhanë shqiptarët ka qenë “pika e Artë” një pikë e florinjët e cila ma ka bërë “zëmrën Mal” i themi ne shqiptarët. Ajo mbështetje më ka mbushur me plotë ngallëzim, se ma dhanë shqiptarët e mi,. Shqiptarët, më kan mbushur me plot gëzim dhe shpresë, dhe më kan frymëzuar tejet mase. Duke më shtuar edhe më shumë dashurinë ndaj kombit tonë në çfardo mënyre dhe çfardo paraqitje. Kurr nuk e kam besuar se mbas kësaj mbështetje që më dhanë shqiptarët do ta dua kaq shumë kombin tim. Atë përkrahjen dhe atë mbështetjen e madhe të bashkëkombasëve të mi – as që e kisha mneduar ndonjëherë. Unë e dua vendin tim me gjithë “zemër” dhe jami gatëshëm me gjithë familje të bëjë gjithëçka për vendin tim.

 

Bota Sot : A e prisnit këtë fitore ?

 

Tony Dovolani: Jo! Jo ! Nuk e prisëja – nuk e prisëja! ka qënë një garë me të vërtet e fortë, mbasi edhe çfitet ishin shumë të mira dhe çdonjeri prej tyre kishte hyrë në garë për të fituar . Ka qenë një kënaqësi e madhe dhe supriza më e bukur e jetës time në këtë 100 vjetor – pra të dalë kampion kur shteti im sot po feston ditëlindjen e 100 dhe unë fitojë në të njëjtën ditë nuk ka pasë gëzim më të madh.

 

Bota Sot : Cili ishte vallëzimi më i bukur ose “gold dancing” ? gjatë sesionit të 15-të Dancing With the Stars për ju dhe Melissën

Tony Dovolani: Ka qenë ditën e hënë të javës së parafundit, kur kemi shkëlqyer së bashku me partneren time, partnerja ime e këtij viti, Melissa Rycroft (e rikthyer për herë të dytë në këtë konkurrim me vallëzime, mbas asaj që u largua në dy sesione më parë). Aty ne kemi fituar 30 pikë të plota nga juria për vallëzimet e stilit “Quickstep” dhe “Paso”, duke u ngjitur në krye të tabelës së çifteve konkurruese me 99 pikë nga 100 të mundshme.

Atë natë e kam të paharrueshme se kemi qenë të mrekullueshëm në vallëzimin sitli Argentina Tango – dhe Weak Step dhe më e fundit ishte ajo e vallëzimit Contemporary, të cilën e kërcyem si e patë edhe ju në stilin e lirë. Besojë se edhe ju, duhet të ju ketë pëlqyer më shumë se ka qënë mjaftë e bukur dhe që na dha shumë vlerësime – jo vetëm nga panali i gjyqëtarëve por edhe nga votat me telefonë.

Bota Sot : Nga çiftet e tjera pjesmarrëse në garën Dancing With Stars – kush t’a kallte “frikën” më shumë ?

Tony Dovolani: Oh kan qenë çfitet që i kemi ” mposhtur’ në këtë sesion si : kampionët Shawn Johnson dhe Derek Hough dhe Kelly Monaco dhe Val Chmerkovskiy, emra shumë të mëdhenjë në garën e këtyre spektakëlve dhe kur fituam mbi ata – mua dhe Melisës sikur “na u hap dita në fund të tunelit” dhe zemra po na rrihte nga gëzimi . Na dukej se e kishim më të lehtë rrugën e fitores – Dhe vërtet ashtu ndodhi – Falemniderit Zotit se kemi kalur gjashtë çifte kampionësh, çka nuk është aspak lehtë dhe është shumë e vështirë. Dhe këtë trofe do t’a quaja me plotë gojën se kjo është “Kupa e Kupave” të Vallëzimit me Yjet, jo vetëm se mundëm 6 kampionët e botës, por se e fituam edhe në 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.

Bota Sot : Tony – a keni pasur ndonjëherë “qefëmbetje” me Jurin dhe a mendoni se ata ju kan dhënë “hakun” gjithmonë ?

Tony Dovolani: Natyrisht po ! Përfitojë nga kyr rastë të faleminderojë panelin e gjyqëtarëve Len Goodman, Carrie Ann Inaba, Bruno Tonioli por edhe ata që thirren host -drejtuesit e spektaklit, Tom Bregeron dhe Brooke Burke, për një punë të shkkëlqyer, që e kanë bërë për ta bërë sa më të bukur këtë spektakël që është ndër më të shikuarit në Shtetet e Bashkuara.

Asnjëherë nuk kam pasur dyshim tek vlerësimi i tyre mbasi kemi pasur besim se ata janë mjaft kompentet dhe seriozë . Për çka as unë dhe as Melissa nuk e kemi vënë në dyshim vlerësimin e tyre. Gjykimi i jurisë së vallëzimit Dancing With the Stars, ka qenë për mua dhe partnerën time Melisa Rancfort një farë “nxitje” mbasi edhe kur ata na jepnin pikë, më pakë, ne na ndihmuan për t’u “vetë-korrigjuar” që të përmisonim në mënyrë të ndjeshme vallëzimine radhës . kështu që çdo javë ne vinim duke u ngritur, deri sa erdhëm edhe tek fitoria e bukur e kupës së këtij spektakli nga më të shikuarit në Amerikë.

 

 

Bota Sot : Tony duke u intervistuar nga kolegu ynë në intervistën e fundit tek gazeta shqiptaro amerikane Illyria, keni folur rreth asaj se si “jeni ndjer me votën e Presidentit Clinton !” Pra, çfarë ju sjell ajo votë ju në shpirtin tuaj ?

 

Tony Dovolani: Shumë të faleminderit që më ri-pyetët për këtë ! Jam jashtëzakonisht i kënaqur që miku i madh i ynë, Presidenti Bill Clinton ka votuar për mua, dhe natyrisht që ajo është një votë që unë e vlerësojë ndoshta më shumë se çdo votë tjetër – jo vetëm se e kam marrë nga Presidenti i SHBA, por se e kam marrë nga njeriu që shëptoi Kosovën. E njohë personalisht Presidentin Clinton mbasi kam shpenzuar disa herë kohën e argëtimit tim në lojën Golfit, ku kemi pasë rastin dhe të luajm së bashku, por edhe në evenimente private, dhe më duhet të them se nuk kam parë njeri në jetën time, që t’a ketë më “përzemër” se sa Clitoni Kosovën

Bota Sot : Të kthemi pakëz si i themi ne shqiptarët edhe nga politika – Si e shikoni ju çështjen shqiptare në këtë 100 vjetor?

 

Tony Dovolani: Si e thashë edhe më lart 100 – Vjetori ynë është vetëm fillesa, për një ëndërr e cila ka nisur qysh më 28 Nëntor 1912. Shqiptarët, duhet të “zgjohen” dhe t’i hapin”pak syt” dhe jo të shohim vetëm aty pranë se ku jemi – Duhet të mendojmë pak më shumë, se si t’i bashkojmë të gjithë trojet shqiptare. Sepse, duke qenë të bashkuar jemi shumë më të fortë.

Të huajt dhe armiqtë tanë ata fqinjë, grekët, serbët e të tjerë, kan pasur si qëllim që ne shqiptarëve të na mbajnë të ndarë – dhe të përçarë, sepse kështu na kan mundur të na sundojnë. Po qe se ne do të bashkohemi – atëhere natyrishtë që ashkush nuk ka se si të ndaj.

Dhe vëlerësojë idenë e Kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha të cilën e e mendojë si të qëlluar. Mbasi si e shoh unë ai do që të bashkojë të gjithë Shqiptarët, për të hyrë së bashku në Europë. Unë vetë jam i lindur në Prishtinë, familjen e kam nga Dibra e Madhe, por asnjëherë nuk e kam “shitur” veten as si “kosovar” as si “dibran”, por gjithmonë e prezantojë veten si Shqiptarë. Mbasi mendojë se :”Ajo që ka rëndësi për ne është se jemi shqiptarë”.

 

Bota Sot : Kjo është mbase hear e dytë që ju po shprehni mbas intervistës me gazetën Illyria për një çështje politike, ndoshta nga vëmendja me të cilën po ndjekin shqiptaro-amerikanët zhvillimet në Shqipëri.

 

Tony Dovolani: Ashtu si edhe i jamë përgjigjur kësaj pyetje një javë më parë po i ri përgjem përsëri :”Çdo hap drejt Europës duhet të mendohet se duhet bërë pa u vonuar.“Partia Socialiste duhet të ndjehet disi në faj për vonesën e Shqipërisë në rrugën drejt Europës. 50 vjet kemi qenë nën komunizëm” tash “Nuk është koha më për të ngurruar përsëri. Jemi vonë dhe duhet të ecim përpara. Lutja ime është për qytetarët që kanë votuar për Partinë Socialiste. Edhe ata duan të shkojnë në Europë. Le t’ua kërkojnë deputetëve të tyre që të mos vonohen më”. Megjithë pengesat unë përsëri mbetem optimist. “Përsëri shpresoj që çdo gjë do të pëfundojë në favor të gjithë shqiptarëve”, vetëm që “Shqiptaria do të rrojë!”

 

Mbasi, mendojë se ska rëndësi se cfarë partie jemi – për mua ka rëndësi Kombi ynë – atdheu ynë. Duhet që jo vetëm politikanët, por edhe ne vetë duhet të lëmë qoftë edhe për çast cdo gjë që është politike dhe propogandë komuniste, e cila është e gatuar në “kuzhinat”serbe dhe greke dhe janë të dëmshme për fatetet e kombit shqiptarë. Që të mos qendrojmë më ashtu si dhe qemë për 50 vjet, kur na ndanë për së gjalli paçka se ne ishim vëllezër të një gjaku.

 

Ne tash mbas 100 vjetësh duhet të shohim gjithmonë përpara se si të përparojë vendi ynë dhe si të bashkohemi të gjithë në një Shqipëri. Mbasi unë mendojë si- socialistët, demokratët apo republikanët në se nuk duan të punojnë së bashku, dhe për Bashkimin tonë Kombëtar, atëhere edhe ne nuk duhet t’ju shkojmë më pas dhe të mos votojmë më për ata.

Sepse, kur vjen puna për çështjen tonë kombëtare, ata së pari duhet t’i shtrijnë dorën njëri tjetrit, kjo natyrishtë që është në të mirë të gjithë shqiptarëve, si për socialistët apo demokratët. Pra të gjithë duhet të punojnë që Shqipëria të hyjë në Bashkimin Europian. Për të treguar edhe para botës së qytetruar se ne e meritojmë me të vërtet për të qenë pjesë e qytetrimit perendimorë – Bashkimit Europian.

Ne shqiptarët para botës mburremi me të drejtë me fjalën Besa – Por lind pyetja ku është ajo fjalë ? sot tek liderit politik shqiptarë ? Kur ne tash për tash – kemi “më shumë mos besim sesa besim tek njëri tjetri” . Kjo nuk është e drejtë dhe nuk na nderon ne si shqiptarë.

Bota Sot : Tony cili do të ishte mesazhi juaj dhe do të dëshironit t’a përcillni nëpërmjet gazetës tonë ?

Tony Dovolani: Dëshirojë të faleminderojë nga ana ime dhe partneres sime të gjithë shqiptarët nga zemra për ndihmën e madhe që më dhanë duke më mbështeur në çdo javë deri sa ia dola në krye. Por njëkohësisht përfitojë nga ky rast që po më jepni ju nëpërmjet gazetës suaj të përshëndes të gjithë shqiptarët anemban botës dhe tju them edhe atyre “Faleminderit!” . Duke ju premtuar të gjithë shqiptarëve se do të jem edhe në vazhdim një “ambasadorë” i vallëzimit kuq e zi – kudo nëpër botë. Për të treguar se shqiptarët kan talente të cilët do të arrijnë gjithëçka. Nuk ka ma bukur dhe ma inspirim sesa me kërcye kuq e zi dhe me përfaqësue shqiptarët ! Rrroftë Shqipëria Gëzuar 100 Vjetori i Pavarësisë!

 

Intervistoi Beqir Sina – Manhattan – New York

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *