Drita D’Avanzo bashkë me shqiptarë të tjerë të Amerikës…

Drita D’Avanzo bashkë me shqiptarë të tjerë të Amerikës në Times Square, me flamurin shqiptarë ajo ka festuar 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë
BEQIR SINA, New York
Kjo ndoshta ishte dhe pika më kulminate e saj në pjesmarrjen në këtë festë gjatë prezantimit të saj publik në mes të Times Square, ajo ka pozuar duke mbajtur një një flamur shqiptar, duke u fotografuar edhe nga fotoreporteret Amerikan, televizionet, gazetat dhe revistat me prestigjoze në SHBA
TIMES SQUARE NYC: Aktoria e njohur njujorkeze me origjinë shqiptare Drita D’Avanzo, e cila jeton në Staten Island – New York, një ishull ku jetojnë aktualisht edhe një numër i madh i emigrantëve shqiptarë e cila gjithsesi është një emër i njohur në televizionin amerikan, po tregonë veten gjithmonë e më shumë se është shqiptare. Dhe bukuroshja me origjinë shqiptare deklaron se ndjehet krenare për rrënjët e saj, sa që në Times Square – New York, ditën e mërkurë ajo u bashku me mijëra shqiptarë, për tu bërë pjesë e festimeve madhështore më 28 nëntor 2012, nuk dallonte nga mënyra se si festuan shqiptarët 100 vjetorine pavarësisë.
Kjo ndoshta ishte dhe pika më kulmore e saj në pjesmarrjen në këtë festë, së bashku me shqiptarët  gjatë prezantimit të saj publik në mes të sheshit Times Square, ajo ka pozuar duke mbajtur një flamur shqiptar, teksa qëndronte duke u fotografuar edhe nga fotoreporteret Amerikan, madje nga televizionet, gazetat dhe revistat me prestigjoze në SHBA.
 Ndërsa ne patëm rastin që ta takojmë drejtpërdrejtë, ajo në mes të sheshit Times Square, kur Drita i u ishte bashkuar mijëra shqiptarëve, në ekstazin e tyre të gëzimit të “papërmbajtëshëm” duke festuar edhe ajo si shqiptare së bashku me djemtë e vajzat e veshuar kuqezi në këtë shesh, duke nadrë gëzimin së bashku dhe duke vallëzuar e kënduar me ta.
  Duke folur posaqërishtë për gazetën kombëtare Bota sot, Drita, tha se :”Sot unë kam kam pasur privilegjin të ndjeki së bashku me mijëra shqiptarë në sheshin Times Square këtë festim madhështorë për 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë. Jamë e lumturuar të shohë së bashku me ju rrënjët shqiptare dhe trashëgiminë e kombit tim edhe në këtë shesh të famshëm – përfitojë nga ky rast tua urojë të gjithë shqiptarëve “Gëzuar 100 vjetori i pavarësisë së Shqipërisë!”

  Më tej ajo vijojë duke thënë sipas saj se ky është një moment i paharrueshem për të treguar trashëgiminë time me bashkëkombasit mi shqiptarë, këtu në Amerikë dhe në mbarë botën, të cilët më kanë shërbyer si frymëzimin tim gjithë jetën andaj jam e lumtur që jam me gjak shqiptarë.
 Edhe një herë, na u drejtua ajo më lejo dhe përcille edhe tek të gjithë shqiptarët mesazhin tim “Gëzuar 100 vjetori i pavarësisë së Shqipërisë!”, i tha gazetës tonë

Kjo bukuroshe e cila mban një emër puro shqiptarë Drita ka një famë të jashtëzakonshme sidomos për shkak të shout të popullarizuar “Mob Wives” Ajo ka deklaruar se së shpejti do të vizitojë Shqipërinë dhe ndoshta edhe Kosovën, pasi kjo ka qenë edhe një ëndërr e saj e kamotshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *