Ramush Haradinaj pritet si hero në Kosovë: Bashkë për fitore të tjera!

 

HAGE – Gjykata Ndërkombëtare për Krime Lufte në ish-Jugosllavi ka liruar nga të gjitha akuzat ish-luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ramush Haradinaj, Lahi Brahimaj dhe Idriz Balaj, dhe ka urdhëruar lirimin e menjëhershëm të tyre.

Vendimi i rigjykimit të pjesshëm që zhvillohej me akuzën për “vrasje, torturë dhe trajtim mizor, si krime që bien ndesh me ligjet dhe zakonet e luftës” u lexua nga gjykatësi i rastit, Bakone Justice Moloto.

Ndërkohë, në rrugët e Kosovës ka nisur festa. Qytetarë të shumtë ndoqën seancën drejtpërdrejt në shesh, përmes ekraneve gjigande të mundësuara nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dhe pritën me brohoritje e fishkekzjarre vendimin e Gjykatës së Hagës për lirimin e shumëpritur të ish-komandantit të UCK-së, Ramush Haradinaj.

kosovaret gezohen per haradinajRigjykimi i pjesshëm ndaj ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për zonën operative të Dukagjinit, Haradinaj, dhe dy bashkëluftëtarëve të tij, Brahimaj dhe Balaj, kishte nisur në korrik të 2010-ës.

Treshja akuzohej për “trajtim mizor, torturimin dhe vrasjen e të burgosurve” në atë që quhet kampi ushtarak i Jabllanicës, në periudhën 1 mars – 30 shtator të 1998-ës.

Vendimi i Tribunalit të Hagës në rastin Haradinaj e të tjerët vjen rreth dy javë pasi kjo gjykatë hodhi poshtë vendimin e Shkallës së Parë për dy ish-gjeneralët kroat, Ante Gotovina dhe Mladen Markaç.

Sipas vendimit në fjalë, të dy gjeneralët ishin dënuar me 24 dhe 18 vite heqje lirie për shkak të bashkëpunimit gjatë operacionit “Stuhia” të kryer në verën e vitit 1995 në Krajinë të Kroacisë.

HARADINAJ SHKON NË SHTËPI
Ora 18:15
 Vizita e parë që Ramush Haradinaj zhvilloi me tu kthyer në atdhe, ishte shtëpia e tij. Haradinaj u prit nga familjarët e tij si dhe qytetarë të shumtë të Kosovës, të cilat i janë bashkuar gëzimit të kësaj dite.

HARADINAJ: BASHKË PËR FITORE TË TJERA
HARADINAJ MNE PRISHTINE Ora 17:36- Me të mbërritur në Aeroportin e Prishtinës, Ramush Haradinaj u shpreh i gëzuar, duke e cilësuar lirimin e tij si vendimin më të drejtë të Hagës. Sipas tij me këtë vendim u provua se lufta e UÇK-së ka qënë e drejtë dhe e pastër.

“Unë kam jetuar me ju me vendin, por sot jam i gëzuar që drejtësia ndërkombëtare e provoi që rruga jonë për liri ka qenë e drejtë dhe e pastër. Ju siguroj që do punojmë me gjithë ju, që do zhvillojmë vendin, e do arrijmë fitore të tjera”,  komentoi shkurt Haradinaj.

THAÇI: SOT U RIKONFIRMUA BESIMI NË DREJTËSINË E UÇK
0ra 17:35
 Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, në një konferencë të përbashkët për shtyp me ish-kryeministrin e kosovës, Ramush Haradinaj, në Aeroportin ‘Adem Jashari’ teksa i uroi mirëseardhjen në atdhe bashkëluftëtarit të UÇK dhe një rikthim të sukseshëm në jetën politike, vlerësoi se vendimi i Hagës konfirmoi besimin në drejtësi të popullit të Kosovës dhe luftës së UÇK. Gëzimi i kësaj dite sipas Thaçit përkon edhe me vitin jubilar të Pavarësisë së Shqipërisë ndaj çdo shqiptar feston rikthimin e Haradinaj.

“Sot është një lajm i gëzuar për familjen Haradinaj dhe gjithë Kosovën që lidhet me luftën e pastër dhe të drejtë që kemi zhvilluar si Ushtri Çlirimtare e Kosovës. Sot u konfimrua besimi ynë në drejtësi dhe durimi i Haradinaj, drejtësia e tij dhe bashkëluftëtarëve të tij. Sot është një lajm i mirë i gjithë shqiptarëve, pafajësia e Haradinaj dhe bashkëluftëtarëve është plotësim i festës madhështore të 100- vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe festës së flamurit. Në emër tim personal dhe të Kosovës dhe partnerëve ndërkombëtarë ju dëshiroj mirëseardhjen në Kosovë, punë të mbarë dhe rikthimin të sukseshëm në jetën tuaj politike. Dëshiroj të përshëndes familjen tuaj dhe të gjithë bashkëluftëtarët dhe jam i bindur se sot çdo familje shqiptare ndan gëzimin me ju”,- deklaroi Thaçi.

HARADINAJ MBËRRIN NË AEROPORTIN ‘ADEM JASHARI’
Ora 17:25-
 Avijoni, i cili ktheu në atdhe ish- kryeministrin e Kosovës mbërriti me njëfluturim të veçantë nga Holanda në Aeroportin ‘Adem Jashari’ rreth orës 17:25. Ish-kryeministri u prit me protokoll shteteror, ndërkohë që mijëra qytetarë kishin dalë për të pritur mbërritjen e Haradinaj.

Kryeministri Hashim Thaçi ishte i pari që i uroi mirëseardhjen në atdhe Haradinaj, ndërkohë që Forcat e Sigurisë së Kosovës parakaluan në nder të liderit të AAK-së.

AAK: HARADINAJ VJEN NË PRISHTINË NË ORËN 17:00
Ora 16:20- AAK nëpërmjet një deklarate për mediat bën me dije se Ramush Haradinaj pritet të mbërrijë sot rreth orës 17:00 në Aeroportin e Prishtinës.
“Këshilli Organizues për pritjen e Kryetarit të AAK-së dhe ish-Kryeministrit të Kosovës, z. Ramush Haradinaj, njofton të gjithë përfaqësuesit e medias dhe opinionin publik se z. Ramush Haradinaj pritet të arrijë në aeroport në ora 17:00 me një fluturim të veçantë nga Holanda”, thuhet në deklaratën e AAK-së, ndërsa mësohet se Haradinaj do të flaës për mediat menjëherë pas ardhjes në Kosovë.

“Adresimin e parë para mediave do ta ketë në aeroport rreth orës 17:15. Pritja është e organizuar nën mbikëqyrjen e protokollit të shtetit. Në ora 19:00 z. Haradinaj pritet t’i adresohet qytetarëve në Sheshin “Nënë Tereza”.

HARADINAJ: MË SHUMË U GËZOVA PËR KOSOVËN SE PËR VETEN
Ora 16:03
 “Më shumë u gëzova për Kosovën se për veten, që e vërteta doli në shesh”. Ky ka qenë impresioni i parë i iish- Kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, pas vendimit të sotëm që mori tribunali i Hagës në një mesazh për agjencinë informative kombëtare “Presheva jonë” .

Haradinaj theksoi në mesazhin e tij se tashmë asnjë nuk mund të njollosë UCK-në dhe kauzën e saj.

“Natyrisht se jam i lumtur..por te qenë realisht më shumë jam gëzuar për Kosovën se sa për veten, sepse më në fund triumfoi e vërteta, cka tani e tutje ska argumente të kritikoj apo njollos UCK-në apo luftën e pastër të luftëtarëve tanë, akuza këto që bëheshim për qëllime të kompremetimit apo hedhjes së imazhit të keq UCK-së apo Kosovës”,-shtoi Haradinaj.

Haradinaj i cili është shprehur i entuziasmuar për lumturinë që kanë treguar bashkëkombasit e tij pas shpalljes së vendimit nuk ka harruar të urojë edhe përvjetorin e 100 të Pavarësisë së Shqipërisë.

“Uroj të gjithë nga zemra 100 vjetorin e Pavarësisë, mi bën të fala Preshevës..dhe mirupafshim në orët mbrëmjes në aerportin Adem Jashari”,-është shprehur Haradinaj.

BRUKSEL, STANO: HAGA INSTITUCION I PAVARUR
Lajmi i Haradinaj është përhapur sot gjerësisht me anë të mediave. Madje në Bruksel gjatë një konference për shtyp, gazetarët pyetën Peter Stano, zëdhënësin e komisionerit për zgjerim, Stefan Fyle rreth vendimit të Hagës. Stano tha, që nuk i komenton vendimet e gjykatave. “Haga është një organizëm i pavarur, jep vendimet e saj, kurse ne inkurajojmë marrdheniet e mira fqinjësore dhe pajtimin, tha Stano.

AVOKATI MBROJTËS: HARADINAJ SOT NË KOSOVË
Ramush Haradinaj tha përmes avokatit të tij Ben Emmerson se është “koha për pajtim” dhe se do të “garantojë të drejtat dhe pjesëmarrjen e plotë të serbëve në jetën politike të Kosovës”.

Emmerson e ftoi ish-kryeprokuroren Carla del Ponte që t’i kërkojë publikisht falje popullit të Kosovës dhe tre pandehurve, meqë ka ajo ka ngritur aktakuzën.

“Haradinaj kthehet sot në Prishtinë. Ai do të vazhdojë të punojë si lider i Kosovës, në detyrat dhe funksionet që kishte përpara gjyqit.”, – u tha Emmerson gazetarëve në Hagë.

Pas vendimit, Emmerson u tha gazetarëve se “Haradinaj do të udhëheqë qeverinë që do të përfaqësojë të gjithë qytetarët, çfarëdo gjuhe që flasin, pa marrë parasysh se prej nga vijnë dhe pavarësisht nga kombësia e tyre”,

Emmerson tha se me vendimi e sotëm, gjykata në fund solli drejtësi për Haradinajn dhe popullin e Kosovës, pas “rastit më të gjatë dhe më të lodhshëm në historinë e së drejtës ndërkombëtare”.

“Është vërtetuar pa asnjë dilemë se Haradinaj është hero lufte, e jo kriminel lufte. Është koha që të gjithë armiqtë e një Kosovës të lirë të pranojë verdiktin e historisë. Ky vendim duhet të hesht, një herë e përgjithmonë, të gjithë zyrtarët në kreun e qeverisë në Beograd të cilët kanë publikuar gënjeshtra për këtë proces, madje edhe në ditët e vendimit”, ka thënë avokati mbrojtës.

HARADINAJ NË KOSOVË NE 18:00, PRITET ME PROTOKOLL SHTETËROR
Ramush Haradinaj, Lahi Brahimaj dhe Idriz Balaj do të priten me protokoll shtetëror në Prishtinë, rreth orës 18:00.

Këtë e ka konfirmuar për Express zyrtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri.
Për kthimin e Haradinajt në Kosovë do të përkujdeset Protokolli shtetëror nën kujdesin e Kryeministrit Hahim Thaçi.
(er.nu/e.m/m.a/BalkanWeb)

LIDHJE TE TJERA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *