UÇK-ja luftoi për lirinë e Kosovës,krimet i bëri me skenarët antishqiptar
regjimi policiro-ushtark i Serbisë
Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane(Joe Dio Guardi)në Nju Jork dhe Shoqata Shqiptaro-Amerikne(SHSHA)ndindimin në Çikago përshëndesin vendimin e Gjykatës së Hagës për lirimin e Ramush Haradinajt dhe të dy bashkëluftëtarve të tij Lahi Ibrahimaj dhe Idriz Balaj,që qarqet ushtarko-policore dhe të mekanizmave të shërbimeve sekrete dhe gjyqësore i akuzonin për krimet e luftës.Në reagimin e këtyre dy asociacioneve lobuese dhe politiko-kombëtare për çështjen shqiptare në Ballkan,thuhet se regjimi i Serbisë për këto njëqind vjet nuk ka rreshtur së vepruari me tërë makinerinë e vet vrastare dhe të propagandës për të përhapur në botë lajmin e gënjeshtrës,,Se shqiptarët po na detyrojnë që ti vrasim,,!
Populli shqiptar i Kosovës për këto njëqind vjet të regjimit serb,ata asnjëherë jo vetëm që nuk janë pajtuar,por në këto vite të ,,Golgotës Shqiptare,,ata asnjëherë nuk e konsideruan Serbinë e as Jugosllavinë për shtetin e vet.Me rastin e ndryshimeve të hijes komuniste dhe të ardhjes së proceseve të demokracisë në Europën Juglindore,thuhet me tej në reagimin nga Nju Jorku dhe Çikago,edhe për popullin shqiptar dhe Kosovën vinin ditët e bardha dhe hapej rruga e lirisë dhe e pavarësisë që ishte ëndërr shekullore e tërë brezave të kombit.
Lufta e drejtë e UÇK-së dhe djelmenia shqiptare e Kosovës dolën maleve me pushkë në dorë për të hequr qafesh regjimin shekullor të Serbisë,që për një shekull akordoi dhe instrumentalizoi skenarët me të errët antishqiptar në Ballkan.Djelmenia e Kosovës të prirë nga komandnti i Dukagjinit Ramush Haradinaj,thuhet në këtë reagim,bëri luftë të pastër dhe me traditën e artit luftarak që e kanë trashëgim nga të parët e tyre që nga Skenderbeu dhe betejat ndër shekuj e vite për liri dha pavarësi të Shqipërisë.
Diaspora Shqiptaro-Amerikane për këto njëqind vjet ka qenë krah i fortë i kauzës kombëtare dhe i ka qendruar afër kombit dhe atdheut,duke i dalur në mbrojtje për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe të avansimit të popullit shqiptar që ende nuk është zgjidhur çështja shqiptarenë trojet e veta etnike në Maqedoni,Mal të Zi dhe Greqi.Kushtrimit të UÇK-së për lirinë e Kosovës,Diaspora i është përgjegjur njëzërit me përkrahjen matriale UÇK-së që kishte marrë në duart e veta fatin dhe shtegtimin drejt lirisë për Kosovën.Ramushi Haradinaj është një zë i artikuluar që kishte dalur nga një familje me traditë të pushkës dhe të maleve të Dukagjinit ndër vite për të hequr robërinë shekullore të Serbisë.Në kohën më të rëndë të regjimit vrastar të Milloshevqit,LQSHA-ja me Joe Dio Guardin i qendroi afër popullit shqiptar në Kosovë dhe përmes rezolutave dhe dëshmive në zyrat politike dhe diplomatike para kongresitëve dhe senatorëve në Kongresin Amerikan,u bë krah i fortë për djelmeninë e UÇK-së dhe të komandantit Ramush Haradinaj për luftën e tij të drejtë.Më tej në këtë reagim thuhet se nuk është rastësi kur me rastin e dëshmisë së Dio Guaerdit në Gjykatën e Hagësë kundër Millosheviqit,i njejti pati thënë para Tribunalit,,Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane me Dio Guardin po e shkatërrojnë Jugosllavinë,,.
Lirimi i Ramush Haradinajt nga Gjykata e Hagës tregon qartë se lufta e UÇK-së ishte e drejtë, e pastër dhe pa ngarkime e tejkalime të rregullave të konventës mbi luftën,që i hapë rrugët e reja të ardhmërisë së shetit të ri të Kosovës dhe të faktorizimit të popullit shqiptar në Ballkan për vijat e bashkëpunimit,të paqes dhe të zhvillimit të kaheve të reja të demokracisë.
Skënder Karaçica
Detroit, 24 Nentor 2012