Pas një sëmundje të pasherueshme, të cilën e vuajti prej më shumë se dy vjetesh, sot me datën 22 tetor 2012, afër ores 8:00 Pm, në dhomën 2615 të Emergjensisë të Beaumont Hospital, në 19 milje e gjysëm Dequindre, ndrroi jetë gazetari, krijuesi dhe aktivisti i njohur i Komunitetit Shqiptar të Detroitit, miku ynë Zef Lleshi.
Zefi u lind me 15 qershor 1959, në fshatin Bisak të Fanit (Mirditë). Mësimet e para i mori në shkollën e këtij fshati, ku më vonë do të bëhëj mësues e drejtor shkolle po në këtë fshat. Studimet e mesme i mbaroi në shkollën e njohur Pedagogjike “ Shejnaze Juka” në Shkodër dhe më vonë Universitetin Luigj Gurakuqi” në po këtë qytet.
Disa vite punoj drejtor shkolle në rrethin e Kurbinit, prej ku erdhi në Amerikë, fillimisht në New York e pastaj, që nga shtatori i vitit 1999 në Detroit. Ishte gazetar në stafin e gazetës “Illyria” të New Yorkut dhe, që në numrin e parë anëtar i Këshllit Botues të Revistës së përmuajshme “ Kuvendi”. Ka botuar dhejtra shkrime ne publicistikë dhe disa poezi .
Ne vitin 2007 publikoi albumin e njohur ” 5 vjet me komunitetin shqiptar te Detroitit.” Punoi për dy televizionet shqiptare të Detroitit dhe ishte një nga aktivistët më të njohur, sidomos në aktivitetet kulturore që organizoheshin në Komunitettin Shqiptar të Detroitit.
Keshilli Botues i Revistes “ Kuvendi” u shpreh ngushëllimet të afërmve të tij dhe njofton komunitetin se funerali i të ndjerit do të jetë ditën e dielë, me datën 28 Tetor 2012, nga ora 1:00 Pm deri 9:00 Pm, në adresën:
Wasik Funeral Home
49150 Schoenherr RD
Shelby Township, MI. 48315
P: 586 532 8600
Ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij. Pastë dritë e paqe.
Ndjehem i shokuar nga ky lajm tepër i dhimbshëm për humbjen e një miku të mirë, të urtë, gojëmbël, inteligjent… Zef Lleshi.
Nuk dua ta besoj që Zefi fytyrqeshur të ndodhet tani në heshtjen e tij, në gjumin e tij të përjetshëm ne shtratin e vdekjes.
Nuk dua ta besoj, që sytë e njeriut të mirë Zef Lleshi që gjithmonë rrezatonin dritë të jenë mbyllur njëherë e përgjithmonë.
Nuk dua ta besoj që duart e Zefit, që sa e sa herë i kemi shtrënguar miqësisht me njëri-tjetrin, ato duar që sa e sa herë na kanë përqafuar me dashuri, të jenë të kryqëzuara, të palëvizshme në trupin e tij të pajetë
Njeriu i urtë Zef Lleshi, që vetëm “mjaltë” nxirrte nga goja e tij, ajo gojë të rijë e mbyllur njëherë e përgjithmonë.
Miku ynë i mirë Zef; së shpejti do vijmë në Michigan, të gëzojmë, të festojmë së bashku aktivitetin e rëndësishëm kulturor-artistik të vitit “Ditët e Letërsisë Shqipe” ku ti ke dhënë një kontribut të shkëlqyer me kontributin tënd. Do na mungosh i dashur Zef, nuk do të shohim më Zef, nuk do të na presësh më në aeroport, siç na ke pritur gjithmonë, neve, miqtë e ardhur nga jashtë Michiganit. Në tryezën e pritjes do na mungosh njeri i mirë…
Nuk u ndalka dot dhimbja nga shpirti miku jonë i mirë për humbjen tënde të papritur, të parakohshme.
Edhe pse nuk dua ta besoj… U prefsh në parajsë i dashur Zef
LAMTUMIRË
I ndodhem pranë familjes së mikut tonë Zef Lleshi në këto ditë tepër të dhimbshme.
Pierre-Pandeli Simsia dhe Familja
”VAJTIM”
———–
O i mjeri per ty o Zef Lleshi
Sot ne zi esht gjithe komuniteti
As ma kurr s’te shohim ne jet
Ku je nis ti me shkue
Kenke veshe e shterngue
Ku po shkon o burri malsise
Ta po pret fani i ngrat
Cue n’kame jane tan bajraket
Po te bajne gjamen si motit
Pse u largove nga jeta ne dit te sodit
Tan shoqnija te vajtojne me lot gjaku
Jan te lodhur perj meraku
Kan met arlle te gryka e vorrit
Gruaja femija s’te shohin ma te dera e oborrit
Zef cka i bani sot tan vllaznis
Su shkon ma te dera e shpis
Ti sot je ne boten tjeter
Ke me gjet burra t’vjeter
Shok miq e vllazni
Zef merri ne gryk nje nga nji
Ta po lyp shoqnija
Ne djaspor e gjithe njerzia
Nuk dojn ty te cojne te vorri
Zefi gjalle la nje amanet
Trupi im ne vendlinje me mu tret.
L,S,MI,10,23,2012.
Vo,shtoje Nuk dojn te cojne te vorri,
Dora zotit jten ta mori,pastaj vazhdon,
Murat Gecaj
I dashur z.Simsia!
Shprehi dhimbjen time per ndarjen pergjithnje nga jeta te kolegut e mikut tim te kahershem, Zef Lleshi.
Lutem, jepu ngushllimet e mia te sinqerta, familjes dhe te afermve te tij.
Me respekt: Murat Gecaj,
Tirane, 24 tetor 2012
Adashit tim, me rastin e vdekjes time!.
by Elinda Marku on Wednesday, October 24, 2012 at 10:07am ·
.
Or ti adashi im
qe tan 53 vjetet e mija
e tan 60 e kusur vjetet e tu’
nuk ta pashe asnjanen
prej fytyrave te pafytyra,
qe nuk ta niva asnjanin
prej zerave te cirrun.
Tash me fyejne fjalet e tua pise
teksa i shet gjoja per t’bukura
teksa i shkrun gjoja per t’urta.
…
Or ti adashi im
aq mezi paske pritur
te vij kjo dite e heshtjes time te madhe
kjo pamundesi imja e pafunde
per me t’thane:Mos!
Per me t’thane:
-Zhduku ne strukjen tande sukullore
mor sukull, edhe sot. …
Or ti adashim im
tash dy vjetet e fundit i vdekur isha e s’qave.
C’ke qe ua vjedh lotet syve te vertete,
fjalet miqve te sakte?
C’ke qe m’ua perdhos dhimbjen te dashurve
o adashi im i ngrate???
…
O adashi im,
si nuk ke t’nyt prej hipokrizise tande
prej fjalve qe shkruan
si nuk ke marre?!
Ti edhe vdekjen time te bukur kerkon ta perdoresh
per famen tende te shemtuar
O adashi im i shperfytyruar!
…
U ngopsh me vdekje te tjeresh
e vete mos vdeksh
pa mbetur vetem ti e lavdia jote.
Lavdine lidhe rreth qafes-kollare te modes
atdite kur te t’vij dita t’vish te me takosh.
…
Dhe,
kurdo qe te vish
do te te pres,
do te te pyes:
Ku ishe, kur ishim gjalle
o adashi im i perdale??!!
Gjeto Turmalaj Ngushllimet e mija te ciltra per familjen e Zef Lleshit e Zoti u dhashte forc me qendrua per njeriun e tyre te shtrejt, ngushllime edhe ju Pjeter si shok i tija,e njekohsishte shoku jone.
ngushellime ,familjareve,miqve shokeve kudo jane,u prefte ne paqe
Zoti ta ndjeje dhe t’i rrojne femijet.
Ngushellime familjes se tij … i paharruar per te afermit ,miqte e shoket
Ngushellimet ma te sinqerta familjes,kurse Zefi paste token e lete,kjo eshte nje humje per mbare dijasporen Shqiptare .R.I.P.
Ngushllimet e mia familjes,shpirti i tij u prehte ne paqe.
Ngushellime familjes se Zefit!! Zoti u dhashte force me perballu kete dhimbje te tmerrshme !!!
Ndjejme dhimbje te madhe per mikun tone te mire, Zefin e çilter e te qeshur gjithmone, kolegun e mrekullueshem ne aktivitete te perbashketa. Nje humbje e pazevendsueshme per familjen, nje humbje me peshe te madhe edhe per rrethin shoqeror, Paste drite ky burre qe ka dhane drite miresie kudo me shpirtin e tije te paster, me syte e qeshur e gojen e ambel.
Ngushllimet me te sinqerta familjes se Zefit,Zefi i ndjer pushoft ne paqe,
Ngushllime familjes dhe farefist të tij!
LAJM i pabesueshem dhe teper trondites ,…O ZOT ,NUK KAM SHPREHJE …..NGUSHLLIME ,ZEFI PUSHOFT NE PACE !
I perjetshem kujtimi i tij,ngushellimet me te sinqerta familjes,shpirti i tij pushofte ne paqen e Zotit,Amen!
Ngushellime familjes.
Ndiej dhimbje te thedhe per vdekjen e parakoheshme te Zef Lleshi , qe per aq sa e kam njohur gjate jetes ne emigrim ruaj kujtimet ma te mira per personin e tij , mes dhimbjes dhe kujtimit plot respekt per te ndierin ju shprehi ngushedhimet e mija te sinqerta Familjes se ngushte te afermeve ,miqeve dhe shokeve,shpirti i te ndierit Zef u prehte ne paqe !
Ngushëllime familjës dhe atyre që e njohin! Shpirti i tij pushoftë në paqe!
Ngushllime familjes e fare e fisit e kolegeve te Tij !
Zef, o miku yne i mire,
Ta besoj, e kam teper te veshtire.
Se i ke mbyllur ata sy plot sinqeritet,
Se e ka pushuar ajo zemer te cilen tash sa vjet,
e njoha per bardhesine, çiltersine,
po pse te njoha..? kjo ma shton merzine,
Po te mos kisha njohur Zefin e vertete,
Sot do ta kisha shume me te lehte..!
Prano o miku i mire ne te fundit tanden vjeshte,
Dhimbjen time te heshtur te thjeshte,
Ashtu siç patem shoqerine,
Prano perkuljen time me dhimbjen e thjeshtesine..!