Nje darke me te qeshura…

Obama dhe Romney u bashkuan: ” në një darkë me të qeshura – batuta dhe “ngacimime” me humor, dy ditë pas debatit të “super-të nxehtë”
 BEQIR SINA, New York
 U mabjtë në hotel Waldorf Astoria në Nju Jork. darkë vjetore, Alfred. E. Smith Memorial Foundation, një Darkë kjo që ka të bëjë me rritjen e fondeve për punën bamirësë, siodmos për t’u ardhur në ndihmë fëmijëve jetim, dhe organizohet nën kujdesin e vazhdueshem të Kishës katolike amerikane, Kryedioqezës së Nju Jorkut,
Barack Obama,  Mitt Romney

Presidenti Barack Obama, nga e majta dhe kandidati Republican presidential ish Guvernatori i Massachusetts Mitt Romney, djathtas, duke qeshur me Cardinalin Timothy Dolan gjatë darkës se organizuar nga Archdiocesa në New York në darkën vjetore të 67 të Alfred. E. Smith Memorial Foundation Dinner, të mbajtur në 18 Tetor, në Waldorf Astoria Hotel në New York

NEW YORK CITY – Presidenti Barack Obama dhe sifandati i tij, – republikani Mitt Romney u “bashkuan” me të qeshura të mëdha në darkën Alfred. E. Smith Memorial Foundation, në hotel Waldorf Astoria në Nju Jork. Në një darkë vjetore, e cila mbahet për 67 vjet me rradhë, dhe ka nisur prej Luftës së Dytë Botërore.
Darka vjetore ka të bëjë me rritjen e fondeve për punën bamirësë siodmos për t’u ardhur në ndihmë fëmijëve jetim, dhe organizohet nën kujdesin e vazhdueshem të Kishës katolike amerikane.

 

“Unë kisha marrë tha me të qeshur Presidenti Obama një energji shumë më tepër në debatin tonë të dytë. Ndjeva vërtetë veten më mirë, dhe më të çlodhur pasi kish “bërë një sy gjumë” të bukur, më të gjatë dhe më tëmirë se ai që kam pasur në debatin e parë.” – tha Obama, me të qeshur duke vënë në dukje performancën e tij të dobët në debatin e parë televiziv kombëtar kundër Romney.

 

“Presidenti Obama ka ardhur në këtë banket në Hotel Waldorf, si të gjithë ne – me kravatë të bardhë dhe veshur mirë, ju duhet të pyesni veten se çfarë ai është duke menduar …për këtë?: ‘Pra, ai ka pak kohë, dhe aq shumë për të rishpërndarë…..atë çfarë mendon ai’.” – tha edhe Romney, duke “qeshur’ duke shtuar se në ankesat për konservatorët Obama dëshiron për të rishpërndarë opinionet e tij për pasurin time.

“Në më pak se tre javë, votuesit në shtetet si Ohio, Virginia dhe Florida do të vendosën në këto zgjedhje tepër të rëndësishme, të cilat ngrejn pyetjen:.? Çfarë ne po bëjmë këtu” – Obama, ka bërë një fushatë të kushtueshme, një fushatë me shpenzimet të çmuara dhe solide, në një shtet Demokratik si Nju Jorku.

“Më parë sot unë shkova pazar në disa dyqane në Midtown. Unë e kuptoj se edhe guvernatorin Romney shkoi për pazar në disa dyqane po në Midtown.” – tha Obama, duke folur për pasurinë e madhe të pasanikut Romney.

“Presidenti Obama dhe unë jemi shumë me fat secili të kemi një person i cili është gjithmonë në “krahun” tonë. Dikë që ne mund të na duket i ” ligët” dhe dikush që është në “krahun” tonë me një prani inkurajuese pa të cilin ne nuk do të jemi në gjendje të shkojmë një ditë tjetër përpra. Unë në “krah” kam gruan time të bukur, Ann, dhe a(Obama)i ka Bill Clintonin “. – tha Mitt Romney, në “ngacmimin” e tij, duke thumbosur me të qeshur Obamën, për rolin kryesor që i ka dhënë ai gjatë kësaj fushate ish presidentit Bill Clinton.

Pra, Presidenti Barack Obama dhe rivali i tij Mitt Romney u bashkuan, përsëri ” në një darkë me të qeshura – batuta dhe “ngacimime” me humor dy ditë pas debatit “super të nxehtë” Presidenti amerikan Barak Obama dhe sfiduesi i tij republikan Mitt Romney u takuan përsëri në një mjedis shumë më miqësor mbrëmë në Nju Jork, një mjedis super të pasurish – Çka ndoshta nuk i shkon përshtat dhe fushatës së Obamës i cili e ka kritikuar rivalin e tij për pasuri të mëdha dhe shpenzime tepër të kushtueshme
Të dy kandidatët presidenicial Oabma dhe Romney ishin të ftuar në darkën vjetore me të qeshura të mëdha në darkën Alfred. E. Smith Memorial Foundation, në hotel Waldorf Astoria në Nju Jork të organizuar nga Kryedioqeza Katolike në hotelin luksoz të Waldorf-Astorias, ecila mbledh njerëzit më të pasur në Shtetet e Bashkuara.
Kardinali Timothy Dolan, kreu i Kryedioqezës së Nju Jorkut, ka deklaruar se ai ka marrë e-maile të panumërta ku i është bërë thirrje të anulonte ftesën për presidentin Obama për shkak të, qendrimeve të tij me obortin – dështimin e grave, martesat e të njëjtit gjini – seks, dhe të ligjit të ri për kujdesin shëndetësor që u kërkon kompanive të siguracionit të mbulojnë koston e kontraceptivëve. Në një kohë që Kisha Katolike në SHBA, është kundër këtyre qëndrimeve të Obamës dhe bashkohet me konservatorët – Republikanët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *