SHBA: Akisident- trafiku, i merr jetën një shoferi shqiptarë 42 vjeç
Video: http://www.kwtx.com/home/headlines/One-Driver-Dead-Another-in-Hospital-After-Crash-174707151.html
Sterling Heights – Michigan: (18 tetor 2012) : Departamenti i Sigurisë Publike një ditë më pasë se ndodhi aksidenti, dje ditën enjte, ka identifikuar shoferin e kamionit, i cili vdiq në një aksident kur kamioni i ngarkesave të rënda mori zjarrë natën natën vonë në autostradën Interstate 35, në veri të qytetit Waco Teksas. Fakeqësisht ai është një emigrantë shqiptarë Prek Gjokaj, 42 vjeç, banorë i qytetit Sterling Heights në Michigan
Aksidenti – sipas policisë :
Sipas KWTX TV-10 aksidenti ka ndodhur rreth orës 22:30( sipas kohës lokale) të mërkurën e datës 17 tetor, kur një automjet – tjetër përpara i drejtuar nga Martin Oscar Edgar, 48 vjeç, nga El Paso – Teksas ka tentuar për të ngadalësuar shpejtësinë, për shkak të një korsie të mbyllur në atë zonë të autostradës, e cila ishte gjatë ndërtimit, kur automjeti që drejtonte Gjokaj, sipas autoriteteve thuhet se nuk ishte në gjendje për të ndaluar para se të manovronte – ai u përplas fatkeqësisht nga manovrimi në vendin ku janë dy sarboratorët e karburantit, të cilat mbanin rreth 800 litra karburant duke shpërthyer menjëherë në flakë.
Automjeti përpara u shty disa metra nga goditja – ndërkohë që kamioni që i vinte nga pas shpërtheu në flakë dhe Gjokaj ishte bllokuar brenda, kabinës së shoferit, thanë autoritetet, duke shtuar se edhe një punëtor ndërtimi i paidentifikuar pësoi djegie në duart e tij, kur ai u përpoq pa sukses për të nxjerr nga kabina shoferin e kamionit të ngarkesave të rënda.
Sipas autoriteteve Gjokaj u shpall i vdekur në vendngjarje., ndërkohë që shoferi i auto-mjetit tjetër Martin Oscar Edgar, u dërgua menjëherë në spitalin më të afërt në Hillcrest Baptist Medical Center me plagë por jo-të rrezikshme për jetën, thanë autoritetet.
Departamentit të Transportit – Teksas :
Një prej kamionëve mbante pjesë motorash prej alumini, të cilat janë të djegura me intensitet e flakëve dhe një pjesë e sipërfaqes së autostradës ishte dëmtuar në një thellësi prej 1-1/2 inç, tha zëdhënsi i Departamentit të Transportit – Teksas, Robert Ken.
Autoritetet thanë se dëmi mund të marrë disa ditë për të riparuar, por të enjten vonë ata arritën të dy hapin korsit të cilat shkojn drejt veriut të autostradës për të rihapur kalimin normal.
Autoritetet thanë gjithashtu se janë duke hetuar shkaqet e aksidentit të rëndë, ku për pasojë një njeri mbeti i vdekur. Dhe fakeqësisht ai është një emigrantë shqiptarë, nga Hoti Malësia e Madhe, i quajtur Prek Nosh Gjokaj, 42 vjeç, banorë i qytetit Sterling Heights në Michigan.
Beqir Sina
Fatkeqesi e tmerrshme per Prek Gjokajn dhe familjen e tij une e kam njohur te ndjerin nga nje shoku im gjithashtu nga shkodra dhe punoj po te njejten pune. Me behet qefi qe perfundimisht mbas 3 ditesh te kujtohet kjo tragjedi e rende nga nji gazet shqipetare, me vjen shume per kte vdekje te tmerrshme! Ishalla zoti i madh ua pakeson dhimjen gjithe familjareve tij .
Fatkeqesi e tmerrshme per Prek Gjokajn dhe familjen e tij une e kam njohur te ndjerin nga nje shoku im gjithashtu nga shkodra dhe punoj po te njejten pune. Me behet qefi qe perfundimisht mbas 3 ditesh te kujtohet kjo tragjedi e rende nga nji gazet shqipetare, me vjen shume keq per kte vdekje te tmerrshme! Ishalla zoti i madh ua pakeson dhimjen gjithe familjareve tij .