Miq dhe vellezer te dashur, bashkevuajtes e mi
Merreni vesh tani dhe kuptojeni se perse u be greva e urise ne Tirane, dhe pse i dolen krah disa spiune te ketij rangu Ja dhe lajmi me findit nga Tirana, emtuar nga zedhensja e Partise Socialiste TemA nje fare Mero Baze
Ish- i përndjekuri Shpëtim Karamuça, pjesë e Sekretariatit të AK
…
“Aleanca KuqeZi e ndërmerr këtë hap me z.Karamuça, i cili do të jetë në kryesinë e kuqezinjve për dy arsye të një rëndësie të veçantë: së pari, Aleanca KuqeZi do të krijojë një departament ekskluziv në strukturën e saj për çështjen dhe problematikën e ish- të përndjekurve dhe burgosurve politikë me qëllim dhënien e zgjidhjes përfundimtare të dëmshpërblimit të kësaj shtrese të vuajtur të shoqërisë sonë ashtu sikundër kryetari i AK, Kreshnik Spahiu ka prezantuar dhe formën në të cilën do të kryhet kompensimi ish të përndjekurve politikë të sistemit diktatorial, por pa diskutim dhe të sistemit pseudo-demokrat të shtetasit Sali Berisha”,” tha Kaca.
“Së dyti, bashkimi i z.Karamuça me kuqezinjtë tregon qartë se AK është duke krijuar një koalicion të gjerë në radhët e saj. “Koalicioni i shqiptarëve kundër tradhtarëve” është në rrugën e mbarë të formimit të tij në çdo cep të Shqipërisë me çdo shqiptar që beson se Shqipëria bëhet, por jo me këtë klasë politike të degjeneruar”, vijoi Kaca.
“Aleanca KuqeZi i bën thirrje të gjithë ish të burgosurve, minatorëve, fermerëve, mësuesve dhe çdo shqiptari të indinjuar të bëhet pjesë e koalicionit të shqiptarëve për largimin e shtetasit Sali Berisha nga pushteti i grabitur me vota të vjedhura, të bashkohen me kuqezinjtë si e vetmja mundësi për të bërë Shqipërinë,” thuhet në deklaratën e AK.