Dy vitet e shkolles shqipe ne New York

BEQIR SINA, New York
“Shkolla Shqip” në Bronx – New York, e vizitojë të shtunën kryetari Bashkisë Kamëz, duke i dhuruar dhjetra abetare. Shkolla Shqip në New York do të binjakëzohet së shpejti me shkollën “100 Vjetori i Pavarësisë” në Kamëz

BRONX NEW YORK : “Shkolla Shqipe” në Bronx – Nju Jork, e cila është hapur vitin e kaluar në një lagje të dominuar nga emigrantët shqiptarë, sidomos, ata të ardhur me mbipopullimin, që ka ndodhur këto dy dekadat e fundit, është një iniciativë private e disa biznesmenve dhe veprimtarve të dalluar të komunitetit shqiptar. Dhe, të asaj ndihmës dhe kontributiti që po japin aktivistët dhe mësimdhënësit shqiptarë, për mësonjtoren, prindërit dhe fëmijët e tyre, ku po zhvillohet për dy vjet me rradhë mësimi në gjuhën amë! gjuhën e ëmbël dhe të bukur shqip, edhe për fëmijët e emigrantëve shqiptarë, këtu në New York.

Edhe këtë vit shkollor – “Shkolla Shqipe” në Bronx – Nju Jork, e cila është shkolla më e madhe shqip në SHBA, me disa klasa, ashtu siç kishin paralajmëruar udhëheqësit e përkushtuar të kësaj shkolle, kur përfunduan vitin e parë, së bashku me prindërit e nxënësve të klasave në gjuhën shqipe, filluan dy javë më parë, vitin e ri shkollor me mësim në gjuhën shqipe për nxënsit shqiptarë në Bronx – New York.

Nxënësit rinisën vitin e ri shkollor, këtë vit tha drejtori i kësaj shkolle Mustaf Qosja me mësim në gjuhën shqipe në Bronx – New York, me një gëzim dhe dashuri të madhe ngaqë tani ata po mësojnë të këndojnë, flasin dhe lexojnë shqip, megjithse shumica e tyre janë të lindur këtu në Amerikë. “Ne tha drejtori i shkollës vazhdimin e procesit mësimor për nxënësit e kësaj shkolle, pavarësisht vështirësive që na janë shfaqur vitin e kaluar, e kemi filluar me bindje, përkushtim dhe sipas programit shkollor – për të arritur sukses”

Gjergj Dedvukaj, një nga inisiatorët kryesorë për hapjen e kësaj shkolle, shpreht se duhet të faleminderojmë edhe prindërit e këtyre nxënësve, që janë të vendosur që mësimin ta vazhdojnë për fëmijët e tyre, krahas mësimit në shkollat amerikane edhe në gjuhën shqipe, duke na sjell çdo të shtunë fëmijët e tyre në këtë shkollë. Ai faleminderojë gjithashtu edhe Konsullin e Përgjithshëm i Shqipërisë në New York, diplomatin Dritan Mishto, i cili së bashku me Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në New York, kanë dhënë një ndihmesë të madhe për mbarëvajtjen e Shkollës Shqipe në Nju Jork.

Meqenëse fëmijët e emigrantëve shqiptarë të Bronxit – New York, tashmë për të dytin vit me radhë do të kenë se ku të mësojnë gjuhën amtare, me çeljen e kësaj shkolle në gjuhën shqipe, e cila mban emrin “Shkolla Shqipe” në Bronx – Nju Jork, kjo thanë prindërit e këtyre fëmijëve është konsideruar një ngjarje e rëndësishme për të gjithë emigrantët shqiptarë të kësaj zone të Bronxit – New York.

“Shkolla Shqipe” në Bronx – Nju Jork, për të dytin vit me radhë, u vizitua ditën e shtunë në një orë mësimi shqip, nga nji delegacion i kryesuar nga zoti Xhelal Mziu Kryetari i Bashkisë së Kamzës, nën/kryetari Vendim Demaj, z. Qemal Çejku Drejtori i zyrës arsimore Kamëz, z. Sokol Ndreu sekretar i Këshillit të Bashkisë, dhe Tomor Kotarja Drejtor i Ujësjellësit.

Nxënësit dhe mësuesit, drejtori i shkollës dhe disa anëtarët e bordit të “Shkolla Shqipe” nga Nju Jorku, e pritën në një takimin që zhvilluan në klasat e shkollës së Mesme”The Piagentini & Jones” Intermediate Schooll, Bonx – New York, aty ku po mbahet këtë vit mësimi shqip një herë në javë, mysafirët nga Bashkia e Kamzës

Duke e shfrytëzuar këtë vizitë zoti Mustaf Qosja drejtori i “Shkolla Shqipe” nga Nju Jorku, dhe Kryetari i Bashkisë Kamëz zoti Xhelal Mziu, ranë dakord që në të ardhmen të shtohen kontaktet dhe lidhjet mes tyre, të dy shkollave; asaj “100 Vjetori i Pavarësisë” në Kamëz dhe “Shkollës Shqipe” nga Nju Jorku. Të dy delegacionet nga ana e tyre duke vlerësuar si të shkëlqyera lidhjet e vendosura nëpërmjet këtyre takimeve, u pajtuan të rrisnin më tej bashkëpunimin, dhe që këto dy shkolla të binjakëzohen duke i lidhur më shumë nxënësit nga New Yorku – me moshatërët e tyre nga Kamaza”.

Po ashtu Kryetari i Bashkisë Kamëz zoti Xhelal Mziu, ftoi me këtë rast dhe drejtuesit kësaj shkolle të vizitojnë Kamzën dhe shkollat e saj, dhe i dhuroi në mënyrë simbolike, çdo nxënësi nga një Abetare dhe fletore pune për klasat e para të mësimit të gjuhës shqipe, që mbahet në “Shkollën Shqipe” në Bronx – Nju Jork, Në ndërkohë që ai shtoi më tej se shërbimi ndaj emigracionit mbetet edhe një detyrim madhor i qeverisë dhe shtetit shqiptar, personalisht e Kryeministrit Berisha.

“Këto 150 Abetare të unisuara së bashku me fletoret e punës janë dhurata më e bukur e qverisë shqiptare, për fëmijët shqiptarë në New York, me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, tha Kryetari i Bashkisë Kamëz zoti Xhelal Mziu, duke shtuar se kjo ndihmë duke iu bashkëngjitë edhe asaj të qeverisë dhe institucioneve të Kosovës, natyrishtë që do të vijë duke u shtuar për të plotësuar në të ardhmen të gjitha nevojat e këtyre shkollave shqipe në Amerikë”

Më tej kryebashkiaku i Kamzës, zoti Mziu, vlerësojë si shumë të rëndësishme vizitën dhe takimet me mësuesit e palodhur, stafin e shkollës, dhe nxënësit e saj të mrekullueshem për programet dhe strategjin arsimore të menduar mirë nga mësimdhënësit, dhe drejtuesit e kësaj shkolle – bordin e shkollës.

Të cilët, në fund nga ana e tyre mbasi faleminderuan delegacionin nga Kamza dhe Konsullin e Përgjithëshëm të Shqipërisë në New York, z Dritan Mishto, për kujdesin që ka treguar për këto vizita, thanë se ata lakmojnë dhe mbështesin cilësinë në mësim dhe sidomos në edukim shqip të nxënësve të tyre në këtë shkollë dhe po punojnë që të shtojnë bashkëpunimin e mirë edhe me shkollat e tjera këtu por edhe në Shqipëri, Kosovë e viset shqiptare”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *