A ka dhe a kanë ngelur më sekrete në Shqipëri?
Beqir Sina, New York
Çfarë fshihet prapa sulmeve për nxjerrjen e dokumenteve sekrete në Shqipëri? A po cenohet imazhi dhe siguria kombëtare?
BENSONHURST – BROOKLYN NY Në Shqipëri, kur sheh e dëgjon debate të tilla, si ai i deputetit socialist Erjon Braçe me sekretet ushtarake, apo të Fatos Klosit, ishshefi i Shërbimit Informativ Kombëtar, me dëshmitë e tij, – gjatë kohës kur ishte në krye të këtij shërbimi informativ, Mero Bazes, i cili gjatë kohë pretendon të jetë një ” Wikileaks” ose nji farë Julian Assanges, i shqiptarëve, mbasi ai vetë thotë se është i pari që i ka zbuluar dokumentet sekrete të shtetit shqiptar, thua se në Shqipëri, nuk ka më sekrete…!?
Gjeni edhe një vend të vetëm të botës, përveç Shqipërisë, që të debatohet kaq shumë me dokumentet sekrete të ushtrisë si po ndodh në Shqipëri! Gjeni një shef të Shërbimit Informativ Kombëtar, në botë ose SHBA, të ketë dalë kaq shumë në televizion duke komentuar informacione sekrete, sa ka bërë që kur është larguar nga kjo detyrë kryespiuni i Shqipërisë, Fatos Klosi. Aq shumë ka dalë Klosi në televizion – duke “deponuar” dhe u bërë konspirativ, sa që po t’i mbledhësh së bashku në SHBA, drejtorët e CIA- s, dhe Shërbimit Informativ Kombëtar, që kur janë krijuar këto shërbime, nuk e arrijnë kurrë ish-shefin e Shërbimit Informativ Kombëtar të Shqipërisë, Klosi.
Gazetari Mero Baze, jo vetëm që “zbulon” dokumente ushtarake, por si pretendon ai edhe nga ato të policisë sekrete, drejtësisë dhe prokurorisë, i ka kaluar nëpër duar. Dhe nga një ishinformator në kohën e monizmit, të paktën ashtu si e kanë akuzuar atë në Shqipëri, që dërgonte informacione në Sigurimin e Shtetit, tani ai ose ka njerëzit e tij brenda zyrave të shtetit, ose shkon e i merr vetë se e di ku janë “sëndukët” e sekreteve të Shtetit Shqiptar.
Akuzat e Partisë Socialiste, ku deputeti Erjon Braçe vazhdon me dokumentet sekrete shtetërore ushtarake, kundrejt Ministrisë së Mbrojtjes dhe kreut të saj, Arben Imamit, kanë dalë tashmë nga salla e Kuvendit, dhe kanë marr dhenë, e janë bërë si ato “muhabetet e kafeneve” në kafenetë e Tiranës. Saqë tani këta pasardhësit e Enverit, bijtë e Bllokut, po zbatojnë jo veprat, e tij, dhe as fjalët e tij, sepse këto kanë qenë sekrete edhe të kohës Enverit. I vetmi ndryshim është që në kohën e Enverit, jo vetëm dokumentet ushtarake, Sigurimi Shtetëror, ishin të sigurisë së lartë, por edhe ushqimet me triska, apo të burgosurit politik, të internuarit,varfëria e tejskajshme, nuk mund të ziheshin në gojë dhe në media mbasi ato ishin sekrete të larta shtetërore. Dhe për çdo përmendje të tyre, qoftë edhe me “zë të ulët”, merrje 10 vjet burg
për agjitacion e propagandë.
për agjitacion e propagandë.
Ndërsa sot, i biri Xhelil Gjonit, deputeti socialist, ka shkuar edhe më larg teksa po kërkon të nxjerr “sheshit’ n.q.s., ka, edhe sekrete të tilla se: “A mund të thuhet se trupat tona në NATO janë nën komandën e të huajve? A ka pasur korrespondencë Kryeministri me NATO-n për blerjen e këtyre pajisjeve në teatrin luftarak në Irak dhe Afganistan. Dhe çfarë keni bërë me to? – thotë Ilir Gjoni, duke shtuar se e vërteta fshihet pas mureve të ministrisë së Mbrojtjes.
Por, një pyetje bren ndoshta çdo shqiptarët, “A ka dhe a kanë ngelur më sekrete në Shqipëri?”, – pasi sekretet e shtetit shqiptar, tashmë janë bërë nga të sipërcituarit lajme dite, me të cilat hapet e mbyllet çdo informacion ditor në Shqipëri, në “Top Channel”, “Vizion Plus”, “Tema”, “Shqip”, “Shekulli” dhe të tjera. Megjithëse, Shqipëria, ka një legjislacion, i cili e përcakton sekretin shtetrore- ligjin për dokumentin shtetëror, por pyetja është pse nuk veprohet sipas ligjeve. (Për Informacionin e Klasifikuar “Sekret Shtetëror”, në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë ka vendosur: Neni 1 kuptimi dhe rëndësia e sekretit: Ky ligj përcakton rregullat për klasifikimin, përdorimin, ruajtjen dhe deklasifikimin e informacionit për sigurinë kombëtare, i cili, me këtë ligj, do të konsiderohetsekret shtetëror. Shteti është zotëruesi i vetëm i sekreteve shtetërore, duke e rregulluar këtë të drejtë me të drejtën e publikut për t’u njohur me veprimtarinë e tij).
Kur dihet se si për shembull që në Shtetet e Bashkuara, për bërjen publike të informacionit konfidencial dhe sekret dënohesh me ligj. Në asnjë mënyrë, në media nuk mundet të përmenden dokumentet për zbulimin e sekreteve politike ose sekreteve shtetërore ushtarake, pasi këtu ligji parashikon dënimin me heqje lirie për një periudhë nga 7 deri në 10 vjet.
Si shembull, po marr një debat në Kongres kur Sekretari i Mbrojtjes, Leon Paneta, dhe Kryetari i Këshillit të Përgjithshëm, Johnson Dempsey, në një rast identik, me këto të deputetëve socialistë në Shqipëri, si Erjon Braçes dhe Ilir Gjonit, me Parlamenitn Shqiptarë, i u kërkua në Kongres (ose si e quajmë ne në Shqipëri, Kuvendit), nga opozita Republikanët, që ata të dëshmonin para Komisionit të Shërbimeve të Armatosura të Kongresit, në një seancë të mbyllur për zbulimin e paautorizuar të informacionit të klasifikuar.
Sekretari i Mbrojtjes dhe Kryetari Dempsey thanë se besojnë se shumica dërrmuese e miliona e anëtarëve të personelit të mbrojtjes me hapësirat e sigurisë nuk do të nxjerrin dhe lejojnë rrjedhjen e materiale të klasifikuara dhe sekrete ushtarake. Megjithatë, ata thanë se besojnë se ne duhet të bëjmë më shumë për të mbrojtur informatat e ndjeshme. Departamenti i Mbrojtjes në SHBA thanë se ata ka marrë një qasje gjithë përfshirëse për të adresuar çështjen e rrjedhjeve të dokumenteve të sigurisë kombëtare.
Personelit në të gjitha komponentët janë vazhdimisht duke punuar për të mbrojtur informacionin e klasifikuar dhe për të identifikuar ata që nuk përmbushin obligimet e tyre për të mbrojtur informatat mbrojtjes kombëtare. Reformat e fundit në Departamentin e Mbrojtjes dhe të Sigurisë Kombëtare në SHBA përfshijnë:
– Përmirësimi i trajnimit në trajtimin dhe mbrojtjen e informacionit të klasifikuar
– Nxjerrja e udhëzimit të ri për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar
– Përmirësimi i sigurisë në rrjetet kompjuterike të klasifikuara
– Zbatimi i urdhrit ekzekutiv të Presidentit Obama për krijimin një kërcënim të Brendshëm Task-Force
– Obligojnë përdorimin e një sistemi të raportit mbi incidentet gjerë në këto dy departamentet për të gjetur se nga kanë dalë informacione shpjeguese të paautorizuar
– Nxjerrja e udhëzimit të ri për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar
– Përmirësimi i sigurisë në rrjetet kompjuterike të klasifikuara
– Zbatimi i urdhrit ekzekutiv të Presidentit Obama për krijimin një kërcënim të Brendshëm Task-Force
– Obligojnë përdorimin e një sistemi të raportit mbi incidentet gjerë në këto dy departamentet për të gjetur se nga kanë dalë informacione shpjeguese të paautorizuar
Përveç kësaj, Sekretari i Mbrojtjes, Leon Paneta ka marrë përsipër për të drejtuar departamentin e tij – në mënyrë që ai të krijojë një sistem të ri “lart-poshtë”, që do të quhet sistemi i raportimit për monitorimin në nivel kombëtar shpjeguese. Nënsekretari i Mbrojtjes për Zbulimin do të sigurojë që komponenti i duhur i departamentit ka qenë i ngarkuar me hetimin e rrjedhjeve dhe inicion procesin për referime të përshtatshme në Departamentin e Drejtësisë. Sekretari Paneta përsëriti gjithashtu udhëzime të lëshuara nga ish-Sekretari Gates që Ndihmëssekretari për Çështjet Publike është “autoriteti i vetëm lirimin për të gjitha informatat DoD për media në Uashington”.
Së fundi, sekretari Panetta drejtoi Nënsekretarin e Mbrojtjes për Zbulimin, në konsultim me Ndihmës – sekretarin e Mbrojtjes për Çështje Legjislative për të siguruar njoftimin e shpejtë dhe të plotë të këtyre çështjeve në Kongres, kur kërkohet. Zbulimi i paautorizuar i informacionit të klasifikuar rrezikon sigurinë kombëtare dhe është një shkelje e departamentit rregullimi, politikat dhe, në disa raste, një vepër penale që duhet të ndiqen penalisht. Veprimet e ridrejtuara nga Sekretari Paneta, sot, përveç shumë hapa të ndërmarra nga personeli i departamentit në muajt e fundit, kanë për qëllim të sigurojnë që departamenti mbështet kërkesën e rëndësishme për të ruajtur sekretet e sigurisë kombëtare të Amerikës.
Në mbyllje në këtë opinion timin, dua të shtoj se edhe platforma e internetit “WikiLeaks” është kthyer tashmë në një mit, nga qeveria amerikane, e cila e ka shpallur themeluesin e saj Julian Assange armik shteti. Ndërkohë që po personat e sipërcituar, Edi Rama, Erjon Veliaj, Erjon Braçe, Ilir Gjoni dhe disa media, Julian Assange, ose “WikiLeaks-in” e kanë përdorur në emrin e tij, për të sulmuar qeverinë dhe Kryeministrin Berisha, si një personazh ekzotik në “world wide web”.
Këta sipër të cituar janë ithtarët e tij në Tiranë, për këta politikanë dhe gazetarë majtistë ai është një hero,ndërkohë që për qeverinë e SHBA-së, është një kërcënim serioz për sigurinë kombëtare: Julian Assange, themeluesi i platformës së zbulimit të sekreteve “WikiLeaks”. Australiani që u bë “si kryespiuni” i botës, në vitin 2006 nga që merrej me programim dhe pirateri në rrjetin e internetit, ithtari i Ramës, Veliajt, Braçes, Gjonit, Bazes, Kokëdhimës, – “Top Channel”, “Vizion Plus”, gazeta “Tema”, “Shqip”, “Shekulli” e të tjera, Julian Assange , ose “WikiLeaksin” tashmë kërkohet të dalë në gjyq dhe është shpallur “Armik i SHBA”.