Për 38 sekonda, Usain Bolt mblodhi 3 medalje ari në Pekin, ndërkohë që Londër ai e nisi rrugëtimin për t’u shëndërruar në një legjendë rekordin olimpik në 100 metra.
Gazetat angleze ia kanë dedikuar xhamajkanit faqet e para duke e cilësuar atë edhe si “Biri i Erës”. “Bolt i lë shumë prapa rivalët”, është titulli i “Independent”. “Mrekullia Bolt!”, titullon shkrimin e saj “Daily Mirror”, gazetë kjo e cila nënvizon garën që Bolt do të zhvillojë të martën në baterinë 200 m.
“I pakapshëm” e titullon shkrimin e saj gazeta tjetër angleze “Daily Mail”, e cila ka publikuar dhe foton e finishit të garës ku duket qartësisht distanca mes Boltit dhe sprintierave të tjerë.
Po kjo gazetë ka nxjerrë dhe disa foto të atletit xhamajkan duke festuar pas garës me tre bukuroshe në orën tre të natës. L’Equipe: “Më i madhi mes atletëve”, është titulli kryesor i presigjiozes franceze, e cila shkruan se me këtë medalje xhamajkani po futet akoma më thellë në legjendën e atletikës botërore.
“Predha Bolt” është faqja e parë e italianes sportive “Corriere dello Sport”, e cila në shkrimin e saj thekson se biri i erës, tregoi edhe në londër se është i pakapshëm.
Gazeta italiane kujton se xhamajkani me këtë të fituar në dy Olimpiada ka barazuar legjendën amerikane Carl Leëis. Titulli i gjermanes Bild është “Gjigandi i arit”, gazetë kjo që e ka cilësuar si të çmendur garën e xhamajkanit.
Usain Bolt, njeriu më i shpejtë në botë, vrapoi si raketë duke përshkruar 100 m në 9.63 sekonda.
Top Channel