KKSHA i kërkon parlamentit të Shqipërisë të ratifikojë ndryshimet kushtetuese mbi imunitetin
Shqipëria po përgattitet të festoi 100 vjetorin e saj, dhe kjo( statusi i kandidatit të BE-së) është një mundësi unike, për Shqipërinë për të festuar një histori të gjatë dhe një të ardhme premtuese si një anëtar i familjes evropiane të kombeve.
WASHINGTON D.C: Mbas anëtarit të kongresit amerikan, Eliot Engel, Demokrat nga New Yorku, Distrikti -17- të, një anëtar i lartë i Komitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësueve në Kongresin Amerikanë, dhe kryetar i Grupit të Çështjeve Shqiptare, i cili javën e kaluar në një intervistë të dhënë për gazetën “Bota Sot” në SHBA, me gazetarin tonë atje Beqir Sina, se Shqipërisë i takon vendi në Bashkimin Europian, e për këtë duhen bërë reformat, mes tyre dhe heqja e imunitetit, ka reaguar me një dekleratë për shtypë , thotë korespondeti ynë në SHBA, edhe lobi shqiptarë në Uashington Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan (KKSHA)
Mbi zhvillimet aktuale në Shqipëri, Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan (KKSHA) me bazë në Uashington lëshoi një dekleratë publike sot pasdite në lidhje me mos votimin e Parlamentit shqiptarë më 6 gusht në një seancë të veçantë, për votimin e ndryshimeve kushtetuese për heqjen e imunitetit të depuetetëve dhe zyrtarëve të lartë.
Lobi shqiptarë në Uashington Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan (KKSHA) në dekleratë bën thirrje Kuvendit të Shqipërisë për të ratifikuar amendamentin kushtetues mbi imunitetin për ligjvënësit, gjykatësve dhe drejtuesve të institucioneve kushtetuese, thuhet në dekleratë.
Sipas saj në tetor, për këtë shkak Komisioni i Bashkimit Evropian (BE) duhet të japë mendimin e tij për kërkesën e anëtarësimit të paraqitur nga Shqipëria në vitin 2009. Në atë të ashtuquajturën Raporti i Progresit 2010 ku janë të rekomanduara të “12 pikat” që Shqipëria duhet të miratojë për të fituar statusin e kandidatit. Rekomandimet, thuhet në dekleratën e Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan (KKSHA) mbulojnë parimet themelore demokratike, siç janë: reforma zgjedhore, strategjinë anti-korrupsion dhe planit të veprimit, reformën gjyqësore, të drejtat pronësore dhe dialogut konstruktiv politik midis të gjitha partive politike.
Më tej deklerata e Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan (KKSHA) nënvizonë se :” Shqipëria ka bërë progres të jashtëzakonshëm në dhjetë vitet e fundit dhe është bërë një anëtare e institucionet euro-atlantike të shumta, duke përfshirë NATO-n. Prandaj qeveria, parlamenti dhe opozita duhet të punojnë së bashku për të miratuar dhe zbatuar rekomandimet e BE-së.”
Në fund të kësaj deklerate e cila mban edhe firmën e zotit Avni Mustafaj Drejtorit Ekzekutivë të Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan (KKSHA), citohet se Shqipëria po përgattitet të festoi 100 vjetorin e saj, dhe kjo( statusi i kandidatit të BE-së) është një mundësi unike, për Shqipërinë për të festuar një histori të gjatë dhe një të ardhme premtuese si një anëtar i familjes evropiane të kombeve., përfundon deklerata e Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan (KKSHA), thotë korespondenti ynë në SHBA, Beqir Sina