Përgënjështron lajmin se Hillary Clinton”u sulmua nga bletët” në Malawi

SHBA : Përgënjështron lajmin se Hillary Clinton”u sulmua nga bletët” në Malawi
 Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Victoria Nuland shtoi se “Ka pasur disa bletë, por nuk ka ka pasur aspak sulm, ndaj delegacionit tonë dhe jo aspak panik”, tha Nuland., Sekretaria e Shtettit Clinton ka kaluar nëpër pistën e aeroportit fare normale”
Lilongwe – Malawi : Disa axhenci lajmesh nga kontinenti Afrikan, duke shfrytëzuar Internetin dhe Blogosferat kanë qenë dje më “gumëzhimëshmet” me lajmin se Sekretarja e Shtetit Hillari Klinton, gjatë turneut së saj në Afrikë – Malawi, kur zbriti në aeroportin ndërkombëtar në Lilongwe : “u sulmua nga bletët duke u mbuluar nga rojet e saj dhe u futë në njërën prej makinave të autokolonës”.
Sipas njoftimeve të mësipërme, Clinton dhe stafi i saj u ndoqën “këmba për këmbës” në pistën e aeroportit ndërkombëtar Lilongwe nga një mizëri e agresive “bletëve afrikane”.
Mëtej u spekulua se gjoja “Sulmi i bletëve nuk ishte i lehtë, çka sipas tyre shkatoi panik nëpër aeroport. Njerëzit që nxorrën lajmin në Internetin dhe Blogosferat Afrikan thanë se ata kanë pamjet ku duken ” njerëzit e Clintonit që mund të shihen duke ikur për të mbuluar dhe mbrojtur Sekretaren e Shtetit, e cila sipas tyre, hipi shpejt në avionin e saj për të shmangur ndonjë “stings” – “pickim”, ndonjë “incident”
Kështu gjoja i tha një dëshmitar gazetës lokale Times Nyasa, në një lajm që e transmetoi dhe axhensia shtetrore e lajmeve Malawian agency, dhe u bë lajm dite dje në shtypin amerikan dhe botërorë.
Në shikim të parë, kjo duket si një histori të madhe, vizuale, mbasi shumë Agjencitë e lajmeve dhe bloge nga e gjithë bota duke përfshirë BuzzFeed, Daily Mail dhe të tjerët në SHBA, duke cituar Times Nyasa dhe deshmitarë anonim “okularë” duket si e vërtet. Por, sipas Departamentit të Shtetit, dje në një konferencë shtypi për këtë qëllim u tha se:” Ka vetëm një problem: Historia nuk është e vërtetë! nuk ka pasur incident”.
Për këtë qëllim zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Victoria Nuland i tha dje televizionit ABC News me email se Sekretarja e Shtetit – zonja Clinton nuk është ndjekur në Malavi nga bletët Afrikane dhe ka dhënë detajet të saj që në fakt nuk ishin të vërteta dhe në kundërshti me ato çfarë kanë shkruar në Internetin dhe Blogosferat Afrikan dhe disa agjensi lajmesh dhe gazeta që i kan marrë si të vërteta.
Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Victoria Nuland shtoi se “Ka pasur disa bletë, por nuk ka ka pasur aspak sulm, ndaj delegacionit tonë dhe jo aspak panik “, tha Nuland duke vijuar se Sekretaria e Shtettit Clinton ka kaluar nëpër pistën e aeroportit fare normale”.
Shtypi amerikan që udhëtonë me sekretaren e Shtetit raportoi se “një tufë e vogël me miza bletësh ka kaluar afër autokolonës së delegacionit Amerikan gjatë kohës kur ata po futeshin në pistën në aeroport, dhe se ky ishte një sulm i “papërfillëshëm” që zgjat disa sekonda më së shumti, tha sot shtypi amerikan, duke hedhur poshtë lajmin e disa mediave si të “egzagjeruar” dhe të pavërtet.
“Unë kam qenë atje tha gazetari Ayelet Waldman, që shoqëronte zonjën Hillari Klinton, dhe mund të vertetojë se nuk u ndoqëm nga Malavi nga bletët” – “Ne pamë një tufë bletësh nga dritaret dhe kaq ishte fundi i historisë së këtij lajmi”. Ndoshta titulli globalë i këtij lajmi duhet të kishte qenë “Hillary Clinton sheh Bugs – Mizat në Afrikë“./BEQIR SINA/

2
3
4

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *