Ditet e Letërsisë Shqipe në Michigan 2012
(Aktiviteti i këtij viti bëhët në frymën e 100 vjetori të Pavarësisë, duke u dhënë përparësi krijimeve dhe vlerësimeve të kësaj tematike)
Ditët e Letërsisë Shqipe të këtij viti do të jenë me 27 dhe 28 Tetor 2012 ditën e shtunë dhe të dielë.
Ditën e shtunë do të jetë pritja dhe takimi i krijuesve
Per pritjen, sisteminin në hotel dhe kohen deri në përcjellje pas aktivitetit përfundimtar, ngarkohen miqtë e Revistes “Kuvendi” Petrit Dodaj dhe Mondi Rakaj
Për darkën e së shtunës, gjetjen e restorantit, sigurimin e pjesëmarrësve dhe diskutimet letrare, ngarkohen anëtarët e Këshillit Botues, Kujtim Qafa dhe Nexhip Ejupi
T’i kushtohet ne këtë mbrëmje një orë letrare poetit Ali Podrimja: “ Pse shkove pa ardhur Ali?”
Për aktivitetin e së dielës:
Kafja e mëngjesit, shetitja krijuese në Metro Park, ( poezi dhe biseda për letërsinë ) ngarkohen anëtarët e Këshillit Botues Paulin Palushi dhe Luigj Gjokaj
Për drekën e së dielës të interesuar do jenë poeti Mensur Spahiu dhe miku i Revistes “Kuvendi” Gjeto Ivezaj
Për mbrëmjen e së dielës ( mbrëmja kryesore e këtij aktiviteti) të ngarkuar organizativ do të jenë:
Poeti Gjovalin Lumaj, gazetari dhe krijuesi Nevrus Nazarko
Moderator të mbrëmjes letrare: Flora Grishaj & Ndue Gjekaj
Për recitimet dhe muziken: Fran Gjoka, Arben Dervishi dhe Ndue Gjekaj
Juria e këtij viti do të përbëhet nga:
Mëhill Velaj, Kryetar
Pierre – Pandeli Simsia, anëtar
Raimonda Moisiu, anëtar
Dr.Yllka Filipi, anëtar
Ruzhdi Gjokaj, anëtar
Krijimet që do vlerësohen janë botimet e 12 muajve në Revisten “ Kuvendi” si dhe krijime që sillen enkas për konkursin. Nuk pranohen krijime të publikuara para tetorit 2011.
Këshilli Botues i Revistes “ Kuvendi”
31 Koorrik 2012
Disa nga fotot e vitit 2011:
Moderatoret, Rafaela Prifti & Nevrus Nazarko
Folesi i mbremjes, poeti Alfons Grishaj, editor i Revistes” Kuvendi”
Juria e aktivitetit
Do t’u kerkoja organizatorve qe te kishte sa me pak peshendetje e hyrje-dalje te kota e sa me shume poezi e muzike. Le te ishte vertet nje nate letrare, vetem e krijuesve pa menduar per numer pjesemarrsish, pasi artistet nuk jane kurre shume. Gjithesesi eshte nje aktivitet i rralle qe i kushtohet letersise, qe duhet perkrahur, kryesisht nga krijuesit, si festa e vetme e tyre e pervitshme.
Urime!
D