Londër, Kryeministri Berisha takon ekipin olimpik shqiptarKryeministri Sali Berisha dhe bashkëshortja e tij zonja Liri Berisha në takim me ekipin olimpik të Shqipërisë pjesmarrës në Lojart Olimpike Verore Londra – 2012Londër, 27 korrik 2012, (Bota Sot) Kryeministri Sali Berisha i cili ndodhet në Londër në kuadër të nisjes së Lojërave Olimpike Londër 2012, pati një takim me ekipin olimpik shqiptar, stafin e trajnerëve dhe atë organizativ që e shoqëron, në një pritje të organizuar në ambasadën e Shqipërisë në Londër, nga ambasadori i saj Mal Berisha.
Siç informon ambasada e Shqipërisë në Londër, Kryeministri Berisha u uroi sportistëve suksese në garimin e tyre, duke shprehur njëherësh besimin se në këtë garë, ata do të arrijnë të zënë vendet që meritojnë.
“Suksesi i juaj i parë është që jeni këtu si përfaqësues të kombit shqiptar. Ndaj jam i bindur se në këtë garë, më e bukura që organizon njerëzimi, ju do të nderoni veten dhe kombin tuaj”, u shpreh Berisha.
Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga uroi gjithashtu sportistët olimpike për suksese në këto Lojëra. Të gjithë, tha Presidentja Jahjaga, kemi sot, ndjenjën e sportit dhe shpirtin e sportistit, duke theksuar se edhe prezenca në Londër ishte një përkrahje e fuqishme për ekipin tonë.
Kreu i delegacionit shqiptar në Lojërat Olimpike Viron Bezhani, në emër të të gjithë ekipit, tha se ëndrra e sportistëve është ngritja lart e flamurit shqiptar dhe se ata do përpiqen shumë ta arrijnë.
Në mbrëmje, Kryeministri Berisha dhe bashkëshortja, zonja Liri Berisha do të marrin pjesë në pritjen që Mbretëresha e Mbretërisë së Bashkuar Elizabeth II do të japë në Buckingham Palace, për nder të liderëve botërore, që do të ndjekin ceremoninë zyrtare të hapjes së Lojërave Olimpike Londër 2012.
Përpara pritjes, Kryeministri Berisha do të ketë në Buckingham Palace, një takim të veçantë me Kryeministrin britanik David Cameron.