Shfaqet filimi dokumentarë “Besa – Premtimi”..

San Francisko – California: 29 – 30 korrik, shfaqet filimi dokumentarë “Besa – Premtimi,” me drejtor Rachel Goslins
BEQIR SINA, New York
Pas këtij akti të papërsëritshëm të Mbretit Zogu i Parë, Ahmet Zogut, epërsinë e tyre të dashur, dhe në përputhje me kodin e tyre shumë të zhvilluar të nderit, popullsia shqiptare pavarësisht besimit të saj fetar, katolik, ortodoks , musliman apo bektashlli e mori vetë përgjegjësinë për strehimin e hebrenjve e saj
ShBA, shfaqet në Kongres filmi dokumentar  BESA
San Francisko – California : Një sfidë e rëndësishme e Shekullit të 21-të, të filmave dokumentarë, është lidhur me historinë e largët të Holokaustit, që sot, është duke u bërë përkatëse për audiencat anembanë botës, sidomos, tek të rinjtë, thuhet në njoftimin e oraganizatorit të Festivalit Ndërkombëtarë të Filmit në San Francisko. 
“Dhe, më shpesh sesa kjo, lexojmë në njoftim se ky film dokumentarë ku në fokusin e saj janë shqiptarët, është bërë mjaft interesantë gjegjësisht për bijtë dhe nipërit e të mbijetuarve, hebre, prej shpëtimtarëve dhe të autorëve të këtyre dokumentave që na japin lidhjen e domosdoshme midis kaluarës dhe deri tek e tashmja.”

Në rivizimin e saj me ngjarje të thella në kuptim e plotë tek filmi dokumentar “Besa – Premtimi,” me drejtor Rachel Goslins, përshkruhen përpjekjet e jashtëzakonshme të një burri shqiptarë, i cili për të përmbushur zotimin e babait të tij, ka bërë sakrificën e jashtëzakonëshme për t’u shpëtuar jetën e një çiftit hebre, për të i mbajtur fshehur gjatë luftës, megjithë riskun e madh që kishte një akt i tillë në atë kohë. Muzika e filmit në mënyrë të përsosur dhe me profesionalizëm është realizuar me një rezultat të mirë nga ana e kompozitorit amerikan Philip Glass. Njëherit filimi dokumentarë “Besa – Premtimi,” me drejtor Rachel Goslins njëkohësisht nderon përpjekjet e të gjithë popullsisë shqiptare dhe më gjërë, si si veproi ajo për të mbrojtur hebrenjtë e saj nga nazistët gjatë Luftës Dytë Botërore, kur ata e kërkuan ndihmën e tyre.

“Besa: Premtimi” bën premierën e saj të jetë pjesë e filmagrofisë botërore në Festivalin e Filmit në San Francisko, festival i cili është një ndër festivalet më të mëdha dhe më prestigjoze në botë, në një bashkëpunim prezantimi me prodhime të kinemasë nga më të njohurat dhe më të sukseshme të kinematografisë botërore. Filimi “Besa – Premtimi,” me drejtor Rachel Goslins përfaqëson një nga virtytet më të çmuara të shqiptarëve, mjaft e njohur edhe sipas kodit moral të Kanunit të Lekë Dugagjinit

Kohët e fundit, Shqipëria është refuzuar shpesh për të hyrë në Europë, thuhet në njoftim, por vendi meriton më të mirën për atë çfarë ka bërë Shqipëria.
 Para se trupat e Musolinit pushtuan dhe çuan atë në mërgim, Mbreti Zog i Parë, sipas dokumentave që ka siguruar dhe shifen qartë në filmin dokumentarë “Besa – Premtimi,” me drejtor Rachel Goslins vertetojnë se Mbreti i Shqiptarëve Zogu i Parë, dha nënshtetësinë shqiptare për çdo Jewish që jetonte në Shqipëri, për t’u larguar nëse dëshironte në Amerikë, Australi, Kanada, Argjentinë e gjetkë nëpër botë.
Pas këtij akti të papërsëritshëm të Mbretit Zogu i Parë, Ahmet Zogut, epërsinë e tyre të dashur, dhe në përputhje me kodin e tyre shumë të zhvilluar të nderit, popullsia shqiptare pavarësisht besimit të saj fetar, katolik, ortodoks , musliman apo bektashlli, thuhet se e mori vetë përgjegjësinë për strehimin e hebrenjve e saj. Rreth 70 për qind e shqiptarëve që shpëtuan hebrenjtë ishin të besimit musliman, të tjerët ishin Katolik, Ortodoks dhe Bektashllinj – thuhet nga të dhënat që kan dalë më vonë mbasi Shqipëria rrëzoi sundimin e dikatorit Hoxha.
Dhe, “Besa” – fjala për kushtin e patjetërsueshme shqiptarë – ka për qëllim të tregojë me këtë rastë një qortim të urtësisë konvencionale, se shqiptarët dhe hebrejtë janë bërë miq natyrorë dhe të përjetshm, pas atikj atki që bënë ata mbas LDB. Duhet pranuar, Shqipëria është një vend i vogël – tani reth 3 milion banorë(at’here rreth 1 milion) që strehoi rreth 2000 hebrenj dhe që të gjithë u shpëtuan. As edhe një hebre nuk vdiq ose u dorzua tek nazistët, kur çdo njeri prej tyre u morë në mbrojtje nga Besa, që i dhanë shqiptarët, të cilët edhe mund t’a paguanin shtrejtë në atë kohë, por çdo jetë dhe çdo akt që e bënë vetëm me ndërgjegje morale.
Këto fakte janë sjell për herë të parë nga një fotograf i njohur hebre Norman Gershman, i cili është tani një amerikan i palodhshëm i cili nisi një dekadë më parë, një fushatë për të gjetur, fotografi dhe dokumenta origjinale, deri me hebrenjë që kishin mbetur gjallë në Shqipëri, pas komunizmit . Duhet pranuar se fotografi amerikano – hebraik, ishte i pari që lartësoj shqiptarët që ndihmuan hebrenjtë.
Filmi Besa vazhdon të jetë një projekt i filluar vite më parë nga fotografi amerikan Norman H. Gershman, me titull God’s House (Shtëpia e Zotit). Filmi bazohet në të dhëna gojore, dokumenta e intervista me personazhë realë, shqiptarë a familje të cilët kishin shpëtuar hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ai fillon me rrëfimin e Rexhep Hoxhës, lindur në Tiranë në vitin 1950. I ati, para se të vdiste i la atij amanet tre libra në gjuhën hebraike. Ato ishin të një familjeje hebreje që gjatë luftës ishte strehuar në shtëpinë e familjes Hoxha. Me ndihmën Gershmanit, Rexhepi zbulon historinë e panjohur të aktit të jashtëzakonshëm të të atit të tij; Besën e ndërthur me trimëri e sakrificë.
Filmi pastaj zgjerohet për të hyrë në thellësi të botës shpirtërore të protagonistëve dhe për t’i shpjeguar publikut të huaj se çfarë është Besa dhe përse shqiptarët mendojnë se ajo është pjesë e veçantë e kulturës së tyre. Edhe regjisori kryesor i filmit e pranon, se Besa është diçka e veçantë.
Pas luftës, në Shqipëri vendoset diktatura komuniste e vendi izolohet nën kontrollin e një regjimi të hekurt, e sunduar nga diktatori Enver Hoxha. Shumë të pakta janë letrat që dy familjet arrijnë të shkëmbejnë. Rifati di vetëm që ata janë vendosur në Izrael e që janë mirë: asnjë lloj lajmi tjetër e shumë pak të vërteta për të mos rënë pre e e çensurës partiake. Vitet kalojnë, e tashmë Rifati është i moshuar e i munduar nga jeta, por nuk harron fjalën e dhënë mikut të tij Nissim. Tashmë i takon të birit Rexhep ta mbajë premtimin. Besa trashëgohet nga babai tek i biri si detyrim e si nder. Për shumë vite, Rifati e ka mbajtur brenda vetes këtë sekret pa folur një fjalë me të birin që sot e sheh veten ambasador të vullnetit të të atit, plotësisht i sigurtë në mbajtjen e fjalës së dhënë nga i biri.
 Vitet kalojnë. Rexhepi martohet e jeta i dhuron një djalë, Ermalin. Në Shqipëri bie regjimi komunist dhe vendoset demokracia edhe pse akoma e brishtë. Kufijtë hapen dhe realiteti shqiptar ndryshon vazhdimisht. Gjatë kësaj kohe Rexhepi nis përpjekjet e para në kërkim të Aron Aladiem-it përmes internet-it por i drejtohet edhe një shoqate që ruan dokumentime për familjet hebraike në Shqipëri.
Për shumë vite kërkimet e tij nuk japin rezultat, por fati deshi që para një dekade të mbërrinte në Tiranë fotografi i njohur amerikan Norman H. Gershman me origjinë hebraike, i cili ishte vënë në kërkim të informacioneve për familjet që kanë strehuar hebrenjtë në rrezik. E drejtojnë menjëherë në shtëpinë e Rexhepit ku njihet me ngjarjen e veçantë dhe prek me duart e tij librat fetarë ruajtur me aq kujdes nga familja Hoxha. Normani premton t’ i ndihmojë në gjetjen e Aronit. Pak ditë më pas, Rexhepi thërret të birin, Ermalin, që studion për arkitekturë në Itali e i kërkon ta shoqërojë në udhëtimin drejt Izraelit për t’i dorëzuar Shkrimet e Shenjta Aron Aladiem-it.
 Aventura e tyre e pabesueshme përmblidhet në dokumentarin “God’s House BESA – Shtëpia është e Zotit dhe e mikut ”, xhiruar në Bullgari, Shqipëri, Izrael dhe SHBA me dëshmi e filmime të fakteve kaq të veçanta historike. Për të ditur nëse tre Librat e Shenjtë i janë dorëzuar pronarit të ligjshëm nuk na ngelet veç të presim me padurim shfaqjen e dokumentarit.
 Në listën e “shteteve të drejta ndër kombet” bën pjesë dhe Shqipëria, falë njerëzve dhe enteve që gjatë Luftës së Dytë Botërore, që kanë marrë e shpëtuar nga gjenocidi qindra hebrenj, shpeshherë duke vënë në rrezik dhe jetën e tyre. Shumë dokumenta të fshehura gjatë regjimit komunist që janë nxjerrë në dritë pas rënies së tij, dëshmojnë këtë akt të humanizmit shqiptar që mbështetet tek Besa, një kod moral i fjalës së dhënë dhe respektit ndaj vlerave të mikpritjes e mbrojtjes së njerëzve të pafajshëm e të kërcënuar. Jane këto arsyet përse dymijë hebrenj që shkuan në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore për t’u strehuar prej rrezikut nazist, asnjeri prej tyre nuk u vra ose u dorzua.
 Filmi dokumentar “Besa: Premtimi” me drejtor Rachel Goslins përshkruan përpjekjet e jashtëzakonshme të shqiptarëve, të cilët kan bërë sakrificën e jashtëzakonëshme për t’u shpëtuar jetën çdo Jewish-i , për të i mbajtur fshehur gjatë luftës, megjithë riskun e madh që kishte një akt i tillë në atë kohë. Filmi dokumentar “Besa: Premtimi” do të shfaqet në ekranet e festivalit ndërkombëtarë JCC në San Francisko – Californi, në datën 29 dhe 30 korrik-
http://showtime.al/wp-content/uploads/2012/07/Besa_Goslins_Gershman.jpg
pamje nga xhirimi ne Tirnae i filmit Besa
filmi Besa
1

2
3

Sejdi Hysenaj dhe ciceronja e ekspozitës e cila tregon se Mbreti Zog,
i cili mbretëroi në Shqipëri nga viti 1928 deri më vitin 1939, shpëtoi
familjen Weizmann dhe 200 familje të tjera hebrenje, gjatë vitit 1938,
kur ndiqeshin nga gjermanët duke i pasiur me pashaporten e Mbreterisë Shqiptare
4
5
6
7
6

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *