Vdekje tragjike, një vajzë 5 vjeçare shqiptare u mbytë në pishinë

E ëma: “Dea u rrit e mu ba shoqe…”

 

Westchester County – New York: Një vajzë shqiptare vetëm pesë vjeçare këtë të djelë(9 korrik) humbi jetën tragjikisht, pasi u mbyt në ujin e një pishine private në oborrin e një shtepie.

Sipas shtypit lokal ngjarja ka ndodhur në lokalitetin Westchester County – New York dhe i ka marrë jetën një Barbie – e quajtur Adea Morina, e bija e Sarandës dhe Bujar Morinës një emigrantë nga Peja, i cili ka shtatë vjetë që ka emigruar në SHBA.

Sipas shtypit lokal dhe policisë thuhet se :”E vogla u mbyt të premten ndërsa u deklarua e vdekur me 9 korrik të djelën, pasi u dërgua në qendrën spitalore Westchester Medical Center. Adea ose si thirrej shkurtimisht Dea, ndodhej atë ditë në një festë fëmijësh duke festuar një ditëlindje në oborrin e shtëpisë, kur ndodhi aksidenti tragjik.

Sipas shtypit lokal thuhet se 5-vjeçarja, e cila mbasi u nxorr nga thellësia e ujit të pishinës, nga një i afërmi i saj – u ringjall pasi u ndie rrahja e pulësit të saj. Ajo u gjetë në këtë gjendje në një pishin në oborrin e shtëpisë Yorktown, të premten, por vdiq dy ditë më vonë, thanë anëtarë të familjes së saj të hënën në një deklaratë.

Sipas tyre Adea Morina ishte në një festë ditëlindjeje të një fëmije së bashku me nëntë fëmijët e tjerë,si dhe nënën e saj – në një shtëpi në lokalitetin Clover Ridge Estates në lagjen Rustic Ridge Court, kur atë pasdite, ajo i humbi “shikimit” të fëmijëve, dhe pa u vënë re, ra në pishinë të premten, tha policia.

Vajza është nxjerrë nga uji dhe i ishte dhënë një ndihmë e shpejtë para se të dërgohej në qendrën spitalore Westchester Medical Center në Valhalla, ku dhe vdiq dielën, thanë zyrtarët e policisë.

Policia, tha se hetimi është në vazhdim, por ata mendojnë se nuk duket që ka shenja të ndonjë “loje me fëmijë që rezultoi me rrëzimin e saj në ujin e pishinës”, megjithse, Zyra e Mjeksore e Ekzaminimeve të Qarkut Westchester, ende nuk e ka përcaktuar një shkak zyrtar të vdekjes.

Një nga nëpunësitë i policisë, i cili ka filluar kryerjen e hetimeve me polumbarët e ekipit CPR, kur ai mbërriti në shtëpin ku ndodhi ngjarja tragjike, tha zyrtarëtarisht se 5 vjeçarja e rifitoi rrahjen e pulsit e saj dhe zemra e kësaj Barbie ri-filloi rrahjet, çka ngjalli shpresa se po merrte jetë por fakeqësisht të djelën vonë u deklarua e vdekur.

Funerali i të ndjerës u mbajtë në “Rugiero & Sons” të martën më 10 korrik, prej orës 3 pas dite deri në orën 9 të mbrëmjes në Yonkers Avenue.Varrimi i këtij engjelli që ka tronditur komunitetin u zhvillua me 11 korrik 2012 në varrezat publike në ” Kensico Cemetery ” Valhalla – New York, dje në mes drek, në prani të qindra njerëzve.
Në fjalën e lamtumirës nëna e Deas, këtij engjulli thotë se :”Të nderuar miq, dashamirë dhe familjarë sot kur qiellit po i shtohet një yll, me lot në sy e dhembje në zemër po i themi lamtumirën e fundit Deas. Ju kisha, lut të më kuptoni nëse lotët na “tradhtojn” sepse qenka shumë e vështirë me u përmbajtë, kur ndahesh nga fëmiu, të ndahesh nga pjesa e jetës.”

Për ty Dea, tha nëna e saj Saranda e cila ka lindur edhe vetë në Amerikë, është shumë e vështirë të flitet sikur ti ishe sepse çdo herë do të jesh me ne, do të jesh engjulli e shpirtit të nënës tëndë. Edhe pse shumë e vogël me moshë, sapo ke mbushur 5 pranvera, Dea ishte plot jetë, energji dhe hare, thotë nëna e saj – duke shtuar se edhe prania e saj e ndriqonte dhomën, buzëqeshja, zëri i ëmbël dhe perqafimet e saj – “ta hjeknin lodhjen e mërzinë….thjesht ajo na i jepte kuptim jetes”.

Nëna e të ndjerës solli copëza kujtimesh nga jeta e saj “Si sot më kujtohet dita, thotë Saranda, kur Dea lindi, ishte aq engjullore, aq e butë dhe e ëmbël sa ne na bënte të fluturojmë. Vitet kalonin e Dea

u rrit si një fëmij shumë e shëndosh, e mbarë dhe intelegjente. Me aq emocion ajo i priste festat dhe ditëlindjet e saj, momente këto që nuk do ti harrojm kurrë.”

E ëma: Dea u rrit e mu ba shoqe, ajo ma kuptonte edhe shiqimin…

Dea, u rrit shpejt, tani sapo mbaroi vitin e parë parashkollor… e donte librin dhe po mësonte shumë gjëra të reja. Por, një gjë që Dea nuk arriti ta mësonte ishte rëndësia e frikës. Si edhe çdo fëmijë i moshës së saj ajo nuk di se çfarë është frika, prandaj edhe atë ditë të Premte, ajo nuk ju frigua ujit. Apo, ne nuk e dijmë “nëse ajo me të vërtet nuk ju frigua ujit, apo ai bazen i mbushur me ujë në sytë e saj – u shëndrrua në një kopsht me lule, ku ajo do të gjente lumturinë e përhershme; ai bazen asaj ju shëndërrua në parajsë dhe ajo pa asnjë hezitim e pa pikën e frigës u nis drejt parajsës, sepse vetëm aty e kan vendin engjujt.

E përlotur dhe me zemër të thyer e ëma e saj “thërret” nga thellësia e shpirtit saj :”Dea, shpirt do të më mungosh mua dhe babit tënd më së shumti motrës tënde Emmes që aq shumë e deshte. Do t’ju mungosh gjyshit, gjyshes e hallave në Kosovë, të cilët nuk arritën të njohin por do të jetojn me kujtimin që e kan nga fotot e bisedat telefonike. Do ti mungosh gjyshit e gjyshes në New York, dajës Bekim e tezeve të vogla e të tjerëve që patën rastin ta shijojn ëmbëlsinë tënde engjullore. Pushofsh në qetësi e dashura Dea dhe çdo herë do të jetojmë me kujtimin për ty. Të dojme shumë!”.
Veprimtari i komunitetit Harry Bajraktari falemnderon thellësisht nga zemra në emër të famijes Morina, të gjithë bashkëatdhetarët që morën pjesë në përcjelljen për në jetën e amnueshme të vajzës së tyre 5 vjeçare Adea Morina

Në një mesazh elektronik veprimtari e shquar i komunitetit zoti Harry Bajraktari, pasi falemnderon të afërmit, e tij, shokët, miqt dhe dashamirët që morën pjesë në këtë vdekje tragjike, theksonë :” Me trishtim të thellë ne kemi mësuar këto ditë për vdekjen e tragjike, të engjullit tonë Adea Morina, e bukur si kukull . Ajo ishte vetëm 5 vjeçe dhe ishte; “një gonxhe e një lule që sapo kishte çelur”. Ai thotë se ajo ishte vajza e kushëririt tim, e bija e Sarandës dhe Bujar Morina dhe mbesa e xhaxhait tim Lula dhe gruas së tij Nusha Bajraktari “. Bjaraktari, falemnderojë edhe Haxhi Elez Osmanin për lutjen fetare dhe kryerjen e zakoneve sipas ritit fetar.

Ndërkohë, familja thotë se e ka hapur të pamen më 15 korrik në lokalin e njohur “Eastwood Manor” në Bronx – New York. /Beqir SINA/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *