Në Sallën e Qendres së Shën Palit, me 13 Korrik 2012, Revista “ Kuvendi” organizoi një mbrëmje festive me stafin dhe disa nga miqtë e saj që e kanë përkrahur. Darka dhe gjithë shpenzimet u sponsorizua nga Qendra e Shën Palit, e cila dhe ne raste të tjera ka ndihmuar.
Fjalën përshëndetëse të kësaj darke e mbajti botuesi i saj, Pjetër Jaku, i cili falnderoi pjesëmarrësit, duke theksuar mungesën për disa nga pjesëtarët e stafit që për shkak të largësisë ose ndonjë impenjimi tjetër e paten të pamundur. “ Në afro 24 mijë faqet e “ Kuvendit”, – theksoi z. Jaku,- kanë dhënë mendimet e tyre gjithë ata që kanë trokitur te “ Kuvendi”, jo vetëm nga diaspora e këtushme, por edhe nga atdheu, duke përfshirë gjitha trojet shqiptare. “ Kuvendi” ka qënë dhe është i hapur për këdo, që ka pasur për të thënë diçka, duke ruajtur lirinë e mendimit dhe të shprehjes brenda caqeve etike, pa cënuar dinjitetin dhe përsonalitetin e askujt. Aty kanë publikuar krijimtarinë e tyre gjithë krijuesit, sidomos ata që jetojnë e punojnë në emigrim, e veçanërisht këtu në Amerikë.” Më pas Don Fran Kola përshëndeti të pranishmit duke analizuar fjalën “ Kuvend” nga fjalori i gjuhës shqipe, përshtatur me kohën që jetojmë dhe të qëlluarit e kësaj fjale në të mirë të aktiviteteve tona larg atdheut. Ai falnderoi punën e kësaj reviste dhe përpjekjet për ta mbajtur në nivel, duke i përfshirë të gjithë për të gjetur veten, ku secili ta ketë mundësinë e shprehjes dhe të dhënjes së mendimit të tij në të mirë të shoqërisë. Kjo mbrëmje festive bëhët në koloritin festiv 100 vjetorit të Pavarësisë, ku frymën e këtij Jubilue po e lexojmë në çdo numër të kësaj reviste, që disa muaj më parë.
Editori i Revistës “ Kuvendi”, poeti Alfons Grishaj theksoi rëndësinë që ka “ Kuvendi” në jetën kulturore të emigrantëve, por edhe ndihmës që i duhet dhënë këtij botimi, i cili më vështirësi mbahet, duke dalë rregullisht dhe duke u pasuruar vazhdimisht me rubrika të reja.
Fejzulla Abdullai, Luigj Gjokaj, Ndua Gjekaj, Mark Prela Gjokaj, Kujtim Qafa, Nevrus Nazarko, Nikollë Vneshtaj dhe Mark Gjokaj përshëndeten takimin duke theksuar nevojën e pasqyrimit realisht të jetës së komunitetit, por edhe publikimit të paanshëm të problemeve tona, duke ruajtur sa të jetë e mundur përsonalitetin e secilit, ashtu siç ka vepruar deri tani.
Atasheu ushtarak në Ambasaden Shqiptare në Amerikë, z. Everest Haxhi, i cili mbrriti pak me vonesë, përshendeti të pranishmit duke theksuar rëndësinë institucionale të çdo veprimtarie. Revista “ Kuvendi”,- vijoi folësi është një shëmbull i mire, se si një përson me një staf professional dhe miqësh ta mbaj pa ndërpreë për 11 vjet një revistë si kjo, e cila ambasadës tonë i vjen rregullisht.
Artisti i fjalës, Ndue Gjekaj solli për të pranishmit një poezi të Artistit të Merituar Sali Mani, libri i të cilit do promovohej një ditë më pas, titulluar “ Mbrapa lashë kangët e mia” dhe botuar nga Shoqëria Botuese “ Kuvendi”.
P.J.
Foto nga aktiviteti:
”MIR SE TE GJETA KUVEND,RRNOSH E KJOSH SA TE JETE JETA.”
——————————————————————————–
Pata fatin qe te jam i pranishem ne kete darke,bashke me stafin dhe miqet e Kuvendit.
Kuvendi esht nje istitucion ne vetevete. Me kete raste famulltari i Kishes se Shen Palit Don Fran Kola e mori fjalen dhe citoj duhet te dish te kuvendosh,duhet te dish te rrish me kuvendaret,duhet te dish te qellosh ne kuvend qe sejcili nga ne.
Ne fakt sejcili nga ne ne jeten e pertitshme debatojm kuvendojme njeri me tjetrin per hallet e perditshme,dhe shpesh her s’ja qellojme.
Pra Kuvendi me stafin e saj keto 12 vite mbi jetes ne komunitetin ton ja ka ditur qe te ja qelloj me shkrimet e veta,serjoze,cilsore.
Kuvendi ashtu sic ka emrin ka dit dhe din ne keto 12 vite te kuvendoj per hallet e komunitetit,nuk esht censurues si disa medja te komunitetit le se censurojne mendimin e tjetrit,po fusin frymen e percarjes dhe ngatrresave me shkrimet dhe zhgarravinat e tyre qe dita ne dite jane duke dalur nga rruga e tyre qe medjat duhet te jen per paqe,sensebelizim te opinjonit,duhet te jane te pa anshme,dhe ta transpetojne lajmin me cilsi korrktesi qe opinjoni pastaj din qe ti vlersojne,Po me sjelljen e tyre jemi ngi me zhgarravinat qe na servirin her pas here.Kjo darke qe u shtrue nga famulltari i Kishes SHen Palit PER NDER TE kUVENDIT QE E PERKRYER.Kaluam shum bukur duke kuvenduar njeri me tjetrin si vllau me vllan e vet,dhe keshtu ka lezet.
Kuvendit i uroj jet te gjat ne misjonin e vet,dhe shprehi deshiren qe do ta ndihmoj dhe financiarishte qe Kuvendi te mos mungoj as nje numer tek lexuesi i shumt qe ka ne komunitetin e Miciganit,RRespekte Botuesit te saj Z,Pjeter Jaku per mikpritjen e mrekullushme qe na bete me kete raste.L,S,MI.