Thomas Daigle së bashku me gruan e tij, Sandra, në prill shkoi të pagoi në bankë rreth 62.000 qindarka -penny’s që peshonin 800 paunde në dy kuti për të kryer pagesën përfundimtare në shtëpin e blerë në Milford blerë në vitin 1977.
Milford – Massachusetts – Me çdo qindarkë(penny) të ruajtur dhe të mbledhura për disa vite, një burrë rreth të 70-tat nga qyteti Milford – në Masachussettes, kishte arritur një shumë të mirë “parash” për të bërë të paktë një pagesë të marrë ” peng – mortgage” për blerjen e shtëpisë.
Qytetari amerikan që mund të hyjë në librin e “çudirave” Guinness, i quajtur Thomas Daigle, ka dorëzuar këtë prill një palë të “arkave të kursimit” në Bankën e Kursimevev Federale – në Milford “Federal Savings and Loan Association”, mbasi, ai thotë se ka edhe pak kursime të tjera.
Kjo shumë qindarkash që përmbante vlerën e 62,000 qindarkave – penny’s – dhe peshonte 800 pound , të cilën ai e kishte të mbledhura për 35 vitet e fundit, ishte më së mjaftueshme për të paguar “pengun – mortgagen” e fundit e blerjes së shtëpisë me bankë, si i thonë këtu në Shtetet e Bashkuara.
Në vitin 1977, ai dhe gruaja e tij Sandra u martuan dhe mbas dasme hynë në shtëpinë e tyre aktuale në qytetin Milford – Massachusetts . Pasi ai kishte blerë shtëpin me një “peng” të marrë në Bankën e Kursimevev Federale – në Milford “Federal Savings and Loan Association”, të cilën sipas nënshkrimit e pagoi për 35 vjetë sipas kamatës së përcaktuar .
Daigle kështu sipas shtypit lokal bëri një kursim të paparë ndonjëherë për të bërë pagesën përfundimtare të shtëpisë në qindarka – penny’s. Ai tha se vetëm e kishte bërë pagesën e tij të fundit “pengun – mortgagen” me çdo qindarkë(penny) të ruajtur dhe të mbledhura për 35 vite, që të bënte diçka “të paharrueshëme“ dhe të veçantë sipas tij ./Beqir Sina/
Sina/