Me datën 29 Qershor 2012, Ditën e Shën Pjetrit dhe Shën Palit, emrin e të cilit mban kjo Kishë, Arqipeshkvi i Detroitit Allen H. Vigneron, siç ishte njoftuar më pare, mori pjesë dhe celebroi meshën e shejtë. Mirësia e Tij, bashkë me ekipin që e shoqëronte u prit nga Famullitari i kësaj Qendre, Dom Fran Kolaj dhe disa meshtarë të tjerë shqiptarë që kishin ardhur për këtë festë, si: Dom Ernest Troshani në moshën mbi 80 vjeçare, që kishte mbijetuar nga burgjet e komunizmit shqiptar, Dom Lush Gjergji, Dom Ndue Gjergji, Dom Frederik Kalaj dhe Dom Damjan Gjolaj.
Me një përshëndetje dhe historik të shkurtër të Kishës së Shën Palit, Dom Fran Kola hapi ceremoninë festive të kësaj mbrëmje, duke falnderuar veçanërisht Arqipeshkvin për nderin që i bënte kësaj qendre me pjesëmarrjen e tij, si dhe gjithë ata shqiptarë fisnik e fetarë që kanë ndihmuar në ndërtimin dhe mbajtjen e kësaj Kishe. Feja, theksoi Don Frani është rregullatori kryesor i jetës së secilit prej nesh. Falë Zotit, shqiptarët janë besimtarë të mrekullueshëm, ndaj edhe kanë meriten e parë të përqafimit të Krishtërtimit, kur atë e solli Shën Palin në trojet shqiptare. Një falnderim të posaçëm në fjalën e tij pati edhe për Dom Anton Kçiren, i cili ka kontributin e tij në ndërtimin dhe funksionimin fetar e atdhetar të kësaj Qendre shqiptare në diasporë.
Me ndihmen e priftërinjëve pjesëmarrës, Arqipeshkvi Allen celebroi meshën, duke pasë një falnderim të veçantë për shqiptarët dhe vuajtjet e tyre, njekohshëm duke qënë besimtarë të mirë, theksoi Ai,- mund të bësh vepra të mira.
Pas meshës Arqipeshkvi bëri disa fotografi me besimtarët.
Atmosfera festive do të vazhdojë edhe gjatë pesë ditëve të ardhshme të festivalit, i cili tashmë është bërë traditë e bukur e kësaj Qendre.
Pak histori:
Kisha Katolike e Shen Palit ne Warren, ne 12 Mile, ndermjet Dequinder dhe Rayn u inagurua me 28 Qershor te vitit 1981. Komuniteti malesoreve, deri ne ate kohe shkonin ne Kishen e Zojes pajtore, por me shtimin e shqiptareve u pa e nevojshme edhe zgjerimi, ose ndertimi i nje kishe te re.
Ish Kisha e Shen Palit ne Warren
Ne inaugurimin e saj moren pjese afro 6000 vete ne tri ditet qe vazhdoi festa. Kryetari i pare i keshillit te kesaj Kishe ka qene Kolë Gojçaj. Grupi muzikor ” Shqiponja” i drejtuar nga Gjon Lulgjuraj i argetoi te pranishmit. Vlen per te permendur meshtarin e ri, Dom Prenk Camaj, i cili sherbeu, jo vetem si fetar, por edhe si atdhetar, ku mbas nje viti u terhoq nga meshtaria pasi, sipas tij feja dhe politika nuk jane ne pajtim me njena tjetren. Shkodrani Albert Dega sherbeu qe ne fillim me detyren e sekretarit portokollar te kesaj Kishe.
Vendimi per shitjen e kesaj Kishe dhe ndertimin e Kishes se re ne Rochester Hills u muar me 19 Janar te vitit 1999 dhe inaugurimi u be me 02 Shtator te vitit 2002. Siperfaqja e saj eshte nje hapsire prej 48 mije sqaure feet. Ajo eshte e ndare ne Sallen e Meshes qe merr ( ne stola) afro 1500 besimtare dhe, ne raste te veçanta ne koridore dhe ambiente te jera te degjueshme ma shume se 2 mije veta. Ka nje guzhine dhe nje resorant prej 40 vendesh si dhe sallen per sherbime dasmash e mbremjesh argetuese prej 700 vendesh te ndare ne dy pjese: Salla Gjegj Kastrioti dhe At’ Gjergj Fishta. Ka 6 klasa per mesimin e katekizmit te cilat sherbejne edhe per mesimin e gjuhes shqipe, 3 zyra dhe nje biblioteke. Ne mjediset e
jashtma ka nje parking prej 600 makinash. Per ndertimin e Kishes se re ka pase nje keshill ndertimor, ku kryetar ka qene Vesel Nicaj, i cili dha kontributin e tij prej 31 mije dollaresh. Antaret e ketij keshili ishin: Prenk Gjokaj, Gjon Gojçaj, Tony Junçaj, Fran Ivezaj, Gjok Dedvukaj, Dom Anton Kçira dhe Ndua Ivezaj. Amerikani Carl Becker dha per ndetimin e kesaj Kishe 35 mije dollare.
Fotot: Studio Boin: