BEQIR SINA, New York
Më shumë se katër mijë shqiptarë të Amerikës, nën organizmin e Qendrës Nënë Tereza pranë Kishës Shqiptare Zojës së Shkodrës, pasurojnë edhe më shumë jetën argëtuese, kluturore, artistike dhe sportive
Westchester – NY: Jetën në komunitet e pasuronë edhe më shumë me aktivitete fetare, kombëtare, argëtuese, kluturore, artistike dhe sportive gjatë gjithë vitit Kisha Katolike shqipëtare Zoja e Shkdorës në New York. Kjo kishë për çdo vit në këtë kohë, duke i mbetur besnik traditës, së kësaj dekade mban piknikun e madh Shqiptar “Dita e Trashëgimisë”, një festë argëtuese e cila është e sponsorizuar nga Westchester County Parks dhe Qendra Nënë Tereza pranë Kishës Shqiptare Zojës së Shkodrës
Festimi i kësaj dite me një piknik të madh dhe gjithëpërfshirës- shfaqë argëtim të shumëllojshëm nga mijëra shqiptarë të Amerikës, të cilët kaloin një ditë të hareshme dhe të gëzueshme me shoqërinë e këngëtarëve, dhe valltarëve, të komunitetit së bashku me aktivitetet e tyre sportive. Një vend të veçantë nikoqiri i këtij aktiviteti, si çdo vjet i kushton dhe ekspozimit të arteve tradicionale dhe artikujve me suvenireve me motive kombëtare shqiptare, prodhime të zejtarisë të cilat vihen në dispozicion për blerje. Në kët aktivitet kaq masivë nuk mungojnë dhe ushqimet të shijshme shqiptare dhe pije tradicionale si rakia e vera jonë.
Dita Shqiptare e Trashëgimisë , për të 8-ën herë është zhvilluar të shtunën, më 23 qershor 2012, nga ora 9 e paraditës deri në orën 7 pasdite. Kjo ngjarje është ndjekur prej katër mijë shqiptarëve( sipas autoriteteve zyrtare të parkut) nga New York dhe zona e Tri-Shtetit në parkuan e njohur në Kensico Dam Plaza ne Valhalla, të Westchester County në Nju Jork, bëri së bashku shqiptarët të të gjitha moshave me familjet e tyre dhe miqtë që e ndoqën këtë festë argëtimi, e cila është më e madhe në komunitet.
Grupi përgatitor, i udhëhequr nga z. Fran Çotaj, thanë burime nga pikniku u gjet në park për të përgatitur terenet e futbollit dhe voleibollit, si dhe për t’u kujdesur për vendosjen e ambulanteve, të cilët tregtonin pije dhe artikuj të ndryshëm kryesisht nga ato me motive kombëtare, të ftuar enkas për këtë ditë.
Në këtë ngjarje të komunitetit kanë marrë pjesë edhe personalitete të rëndësishme të qeverisjes lokale të cilët kan ardhur për t’u bashkuar me shqiptarët në hapjen zyrtare të piknikut.Shqipëtar Dita e Trashëgimisë. Ata festuan për orë të tëra së bashku me figura të njohura të komunitetit Meshtarët e Kishës Katolike “Zoja e Shkodrës”, të përndershmit Dom Pjetër Popaj dhe Dom Viktor Dedaj, Deputy County Executive Mr. Kevin J. Plunkett, Westchester County Parks Commissioner Kathy O’Connor, kandidati për Asamblenë e New Yorkut, z. Mark Gjonaj.
Për të i bërë një pasqyrim më të plotë të këtij aktiiviteti zoti Mark Shkreli drejtori i Qendrës Nënë Tereza pranë Kishës Katolike Shqiptare Zojës së Shkodrës, në New York, i tha gazetës tonë se:
“Famullitari i Famullisë “Zoja e Shkodrës”, i përndershmi Dom Pjetër Popaj, i përshëndeti pjesëmarrësit, që, duke theksuar nevojen që gjithmonë të qëndrojmë të bashkuar, myslimanë e të krishterë, sepse jemi vëllezër të një gjaku dhe besojmë në një Zot të vetëm. Ky aktivitet tha Popaj është si një promovim i shqiptarëve të Amerikës, për të shpalosur vlerat e traditës për shqiptarët që kanë lindur në Shetet e Bashkuara, si dhe për publikun e gjërë amerikan dhe njëkohësisht për t’u argëtuar dhe për të u njohur me veshjet etnike shqiptare”
Deputy County Executive Mr. Kevin J. Plunkett, i shoqëruar nga Westchester County Parks Commissioner Kathy O’Connor, duke bërë një përshëndetje të shkurtër, ia dorëzoi Dom Pjetrit shpalljen nga Westchester County Executivë Rob Astorino “Proclamation of June 23, 2012, as Day of Albanian Heritage in Westchester County”.
Të pranishmit mes një entuziasmi të papërshkruar i përshëndeti edhe kandidati për asamblenë e shtetit New York, z. Mark Gjonaj, shqiptari i Amerikës që është kandidati zyrtar për Asamblenë e New Yorkut.
Ndërkohë, tha zoti Shkreli ; “Komisioni përgatitor kishte paraparë edhe gara në voleiboll, por përgjigja qe e varfër, u paraqiten vetëm tri skuadra: Kelmendi, M. Gjonaj dhe Rozafati. Megjithatë, organizuesit, Fran Shala dhe Fran Pllumaj, nuk u dëshpruan por vazhduan me ndeshjet, duke nxjerrë fitues skuandrën “Rozafati”, thotë ai.
Sipas tij : Turneu i futbollit kishte tërhequr 14 skuadra: Bashkimi, Besa, Dukagjini Stamford, Fc 135, Fc Bajza, Fc Rinia, Fc Skenderbeu, Fc Vetima, Kelmendi, Kosova, Kraja, Malesia, Pentari dhe Stamford.
Ai tha se ndeshjet filluan në ora 11, në dy fushat provizore dhe vazhduan deri në ora 6 të mbrëmjes, kur përfundoi ndeshja finale mes skuadrave Besa dhe Stamford, për të nxhjerrë kampionin e turneut. Me rezultatin 4-2, fitues i Kupës doli ekipi Besa kurse ekipi Stamford u pajtua me vendin e dytë. Grupit që u kujdes për organizimin dhe mirëvajtjen e këtij turneu të përbërë nga koordinuesi Sokol Smajlaj dhe anëtarët: Gjon Gojcaj, Palok Rudaj, Fran Çotaj dhe Gjokë Shkreli, si dhe të gjitha skuadrave dhe lojtarëve,
Tingujt e muzikës të grupit “Kastrioti”, nën drejtimin e këngëtarëve Gëzim Nika dhe Artur Matija dhe fituesja e çmimit “Solisti më i mirë” në Festivalin Shqiptar XXI në New York, këngëtarja Luljeta Pëllumbi, ushtuan nën bedemat e digës gjigante dhe u përhapen poshtë parkut të madh Kensico Dam Plaza. Pak më pas, këngëtarëve ju bashkuan dhe valltaret e valltarët e grupit “Rozafati” të Qendrës “Nëna Tereze” me koreografen Angjelina Nika dhe drejtoreshën Gina Çotaj. Muzikës dhe vallëzimit nuk munden t’i rezistonin as qindra pjesëmarrës të festimit, duke përfshirë edhe pjestarë të etnive të ndryshme që kishin mësy parkun për të shijuar traditën tonë të lashtë.
Qendra “Nëna Tereze” dhe meshtarët e Kishës Katolike “Zoja e Shkodrës”, të përndershmit Dom Pjetër Popaj dhe Dom Viktor Dedaj, u janë mirënjohës, duke shpresua se edhe në të ardhmen do të vazhdojnë të japin kontributin e vet në të mirën e komunitetit shqipatr të New Yorkut me rrethe.
Fotot kortezi nga Mark Shkreli: