Paradë Ndërkombëtare e Emigrantëve

Një “urragan” kuq e zi, “vërshen” përmes New Yorkut, me rastin e 100 vejtorit të Pavarësisë së Shqipërisë

BEQIR SINA, New York City

Qindra të rinjë e të reja shqiptarë në Paradën Ndërkombëtare të Emigrantëve veshin me ngjyrat kuq e zi një prej shesheve më të njohuara të New Yorkut, rrugën me emrin simbol “Amerika”

 

1

NEW YORK CITY : Parada e Fondacionit Ndërkombëtar për Emigrantët , është një rastë i mirëpritur nga të gjitha komunitetet në New York, për emigrantët nga anë e mbanë botës, që ashtu si kombet që e themeluan Amerikën, të shfrytëzojnë këtë rastë që të mblidhen edhe ata së bashku, për të festuar dhe për të treguar rrënjët dhe vlerat e tyre kombëtare.

Kjo paradë mbahet në New York, për më shumë se 35 vjet, e organizuar nga Fondacioni Ndërkombëtar për Emigrantët. Parada është ngjarja më e madhe multikultuore e emigrantëve në Shtetet e Bashkuara. Mbasi ky është një festim i veçantë, që i jep mundësi komuniteteve të ndryshme, për të shfaqur edhe ata kontributin e tyre në shoqërinë Amerikane, kulturën dhe artin e tyre prej nga kan ardhur, në një pjesëmarrëje multikulturore dhe mjaft të larmishme.

Sipas traditës, parada u zhvillua në qendër të qytetit të New Yorkut, më 23 qershor, 2012 në mesin Rrugëve 44 dhe 59. Grupet e ndryshme nga disa vende të botës, me simbolet e tyre kombëtare marrshuan për më shumë se tre orë në rrugën me emrin Amerika në New York.

Kësaj parade si është bërë traditë vitet e fundit i janë bashkëngjitë edhe shqiptaro amerikanët. Qindra shqiptarë të rinjë e të reja, të veshur me fanelat e kuqe dhe me kudo me falumurin kuq e zi, vërshuan të shtunën si një “urragan” përmes New Yorkut, duke kënduar e vallëzuar shqip me një entuziasëm madhështor dhe të paparë për të treguar krenarinë e tyre kombëtare.

Duhet cekur se mbasi ne shqiptarët nuk kemi një paradë tonën në Amerikë, jemi duke iu bashkëngjitur komuniteteve të tjera dhe vëndeve të tjera të botës. Në defilimin e shqiptarëve kësaj radhe binte në sy se u mblodhën shumë studentë shqiptarë, te rinj e te reja, intelektualë dhe emigrantë të vjetër dhe të rinjë, të ardhur edhe nga qytete të tjera, për rreth New Jorkut. Ata erdhën për t’iu bashkuar organizatës Rrënjët Shqiptare, e cila ishte organizatori kryesorë për komunitetin shqiptarë i kësaj parade.
Pjesmarrja e shqiptarëve në Paradën Ndërkombëtare të Emigrantëve u hap me këndimin e hymneve kombëtare të SHBA, kënduar nga Valentina Ajdari dhe ai i Shqipërisë kënduar nga Frederik Ndoci. Fjalimet e rastit për të përshëndetur pjesëmarrist i mbajtën Marko Kepi dhe Ervin Toro. Organizata rinore Rrënjët Shqiptare, me këtë rast ndau disa pllakata me çertifikata mirënjohje për veprimtarë të dalluar të çështjes kombëtare.

Ndërkohë që përshëndetën paradën të ftuarit e nderit : Zoti Tahir Muhedini Presidenti i Nderit i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, që përfaqëson komunitetin Çamë, ish kongresmeni republikanë i New Yorkut, me origjinë shqiptare Jospeh J. DioGuardi Presidenti i Lidhjes Qytetare Shqiptaro Amerikane, Mark Gjonaj, kandidatë për Asamblenë Shtetërore të Qarkut 80-të, New York, Ken Biberaj kandidat për Këshillin Bashkiak të qytetit New York, Distrikti 6-të, kryetari i partisë Lëvizja e Legalitetit, z Hakik Mena, dhe Prof. dr. Shinasi Rama.

Organizata rinore Rrënjët Shqiptare në Paradën Ndërkombëtare të Emigrantëve veshi me ngjyrat kuq e zi një prej shesheve më të njohuara të New Yorkut, rrugën me emrin simbol “Amerika”

Protagonistët e paradës së Fondacionit Ndërkombëtar për Emigrantët për komunitetin shqiptarë, ishte Marko Kepi, presidenti i oragnizatës Rrënjët Shqiptare, nën kryetari i saj Dorian Nasto , Ervin Toro arkatari, të cilët bashkë me të rinj e të reja shqiptaro-amerikanë, anëtarë të organizatës Rrënjët Shqiptare, bënë të mundur bashkimin e qindra e shqiptarëve në qendër të New York-ut.

Simbolet kombëtare shqiptare ngjyrat kuq e zi mbizotëruan gjithcka në evenimentin që iu kushtua 100 Vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe pjesës së “cunguar” të trungut të saj Çamërisë. Disa këngëtarë dhe artistë të njohur shqiptarë në Amerikë, ndezën atmosferën në qendër të Manhattan-it, si Frederik Ndoci, Valentina Ajdari, Drita Dovanzo, Toni Dovolani, Lirie Dedvukaj, Valentina Spaho, Luan Behxheti, DJ Fati ,dhe Lola Luma e cila zbuloi para shqiptarëve një flamurë të madh kuq e zi.

Meqenëse prania e emigrantëve shqiptarë është më e madhe në New York, folësit e ndryshëm shfrytëzuan rastin në këtë paradë që ata thanë se ia kushtuan 100 Vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, për të bërë thirrje për bashkimin kombëtar. Kreu i çamëve Muhedini ” në përkujtim të 27 qershorit, ditës kur gjenocidi grek u krye ndaj popullsisë së pambrojtur dhe të pafajshme çame, 68 vite më parë, tha se ” Sot në mes të Amerikës do të nisim përkujtimin e Genocidit Çamë i cili do të vijojë në Shqipëri gjatë kësaj jave me një serë aktivitetesh kulturore dhe politike nga data 21 deri me 27 qershor 2012, me marshimin tradicional në Qafë Botë.”

Pjesa kulmore e Paradës u shënua me parakalimin e qindra shqiptaro-amerikanëve në rrugën e famëshme me emrin “Amerika” një nga rrugët simbol që tregon kontributin e emigrantëve dhe njëkohësisht është nga më të vizituarit prej turistëve të huaj në New York. Në fund të rinjët e të rejat shqiptare u mblodhën në një klub duke festuar nën atmosferën festive të këngës dhe valles shqiptare, ku ish kongresmeni republikanë i New Yorkut, me origjinë shqiptare Jospeh J. DioGuardi Presidenti i Lidhjes Qytetare Shqiptaro Amerikane, mbajti një fjalim entuziast.

Fotot nga aktiviteti, realizuar nga beqri Sina:

 

One thought on “Paradë Ndërkombëtare e Emigrantëve

  1. KESHTU NE TE GJITH DJASPOREN DUHET FESTUE DHE 100 VJETORI I PAVARSIS,PA DALLIM FEJE E KRAHINE,SE FEJA E SHQIPTARIT ESHTE SHQIPERIA,O SOT O KURR DUHET QE TE JEMI TE BASHKUAR QE TI JAPIM ARMIQVE TAN NJE MESAZHE NE KETE 100 VJETOR QE SHQIPTARET JANE TE BASHKUAR,DHE KESHTU NE PRETENDOJME QE TE BASHKOJM DHE TROJET SHQIP FOLSE, NEN NJE HARTE E NEN NJE FLAMUR.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *