Ne foto: Nga e majta ne te djathte: Ruzhdi Gjokaj, Anton Gjuravçaj, Don Fran Kolaj dhe Lulash Palushaj
Pas librit poetik “ Baladë vertikale” dhe librin tjetër poezi-prozë “ Memento”, përkthyer dhe botuar në gjuhen malazeze, autori , përndryshe mjek nga profesioni, por i pasionuar pas letërsisë, vjen me romanin “ Vdekja e valëve”, i cili sot me 24 Qershor 2012, u promovua në një nga mjediset e Qendres së Shën Palit në Michigan.
Promovimin e këtij libri e kishte thirrur Shoqata Atdhetaro –Patriotike “ Malësia e Madhe” dhe e drejtoi nënkryetari i kësaj shoqate, krijuesi Ruzhdi Gjokaj.
Autori i ardhur nga Podgorica, ku punonte dhe studionte masterin në mjeksi, foli per inspirimin që kishte pasur në krijimin e kësaj vepre, duke theksuar se, edhe pse ka një temë historike, ai nuk është histori, por një trill artistik që fantazia e ka mbështetur në ndonje të dhënë konkrete. Pra, romani nuk duhet të marrë si truall artistik vetëm Malësinë, por çdo pjesë të Shqipërisë etnike.
Diskutanti kryesor për ketë vepër letrare të gjinisë më të vështirë, Lulash Palushaj solli disa raste konkrete nga subjekti i kësaj vepre që lidheshin, ose mendoheshin si të njohurit e secilit nga të pranishmit.
Don Fran Kolaj theksoi ne fjalën e tij, se arti duhet t’i paraprijë historisë. Ka qënë Rilindja Kombëtare që solli Pavarësinë. Kanë qënë veprat letrare dhe arti në përgjithësi që i ka paraprirë çdo periudhe historike. Me këtë vepër, autori tregon se nuk ka mbetur peng i historisë për të cilën është folur e shkruar, për të cilën mund të flitet e shkruhet, por ka sjell një vizion të ri.
Historiani Mark Gjokaj u ndalua në nevojën që libra të tillë të diskutohen, duke u futur deri në detaje të punës krijuese. Kjo është më e mira e mundshme për të mësuar diçka nga njëri – tjetri, krijuesit. Po kështu, – theksoi Marku ne po flasim për letërsi dhe, si lexues duhet të dimë më shumë rreth mënyrës së punës së autorit. Kjo është interesante të dimë, bashkëjetesen e letërsisë me historinë.
Më pas poetja Elinda Marku, theksoi rëndësinë e gjuhës së një vepre, sidomos një romani. Simboli artistik i përdorur që në kapitullin e parë, të cilin pata rastin ta lexoj gjatë këtij takimi, më bën të besoj se e gjithë vepra është për t’u lexuar. Jemi shumë që dimë të shkruajm, por fare pak që dimë të bejmë letërsi,- përfundoi Elinda.
Zef Pergega u ndalua te autorët malësorë dhe konkretish te shkrimtari Fran Camaj, që shpesh herë e viziton diasporen, merr temat prej saj dhe i kthen në vepra. Në vazhdim theksoi faktin se letërsia nuk behët vetëm në Tiranë e përrreth Tiranës dhe, as që duhet paragjykuar gjeografikisht.
Luigj Gjokaj theksoi krenarinë që ndjen për autorin dhe vepren e tij, pasi ai ishte lindur në Podgoricë, mbaruar shkollën e mesme në Shkup, diplomuar në Prishtinë e rikthyer në Podgoricë, e që asnjehërë nuk e kishte harruar vendlindjen e tij, Trieshin prej ku edhe merr subjektin per ta kthyer në art.
Për të pranishmit, të afërmit e autorit kishin organizuar një koktei.
Pjeter Jaku
Pershendes Autorin e ketij romani,dhe pjesmarresit ne kete pronovim,Deshira ime ishte qe te merrja pjes po per arsye punet s’mujta qe te jam i pranishem,shpresojme qe te takohena sa ma pare ne pronovime te tjere librash dhe rromanesh nga te gjithe krijuesit dhe autoret e komuniteti qe jan te shumte ne gjirin ton.
Po te mos e tepronte ne fjalen e tij tejet te gjate, ku nuk harroji te flas edhe per librin e tij, Lulash Palushi, takimi per prezantimin e ketij libri ishte nje takim mjaft i kandshem. Ndersa romani “Vdekja e valeve” asht romani me i arrire bashkekohore. Duke pase parasysh se te shkruemit libra asht ba mode qe e ndjekin jo vetem mediokrit, por edhe injorantet , gati gati te ze frika te mesosh lajmin e daljes se ndonje libri te ri, dhe kjo dyndje botimesh pa shkruar asgja letrare, madje as historike…. ne vend qe ta shtoj etjen e lexuesit shqip ne usa, vecanerisht ne michigan, te largon prej librit …. skajshmerisht. Si rrjedhoje behet edhe me e tmerrshme , hipokrizia e atyre qe ne mos shkruajne letersi, te pakten e njohin sado pak letersine, teksa per nje arsye, njerezore ne fakt, detyrohen t’u bajne komplimente, e lozhe pa fund librave te cileve nuk u gelltiten as 20 faqe.
… Ky liber dallon jo vetem per stilin e vecante , per gjuhen e pasur me mjete artistike, per stisjen dhe gjetje unike…por sidomos dallon per vet psikologjine e historise. Te bie ne sy, te bie ne mendje ne fakt, se kemi te bejme me nje autor qe jo vetem asht i talentuar, por eshte edhe i kulturuar edhe ma pertej asaj qe quhet njohje e letersise. Gjate ketij romani hasim metafora te poezise, dhe mistiken e psikologjise. Autori , me nje kujdes te jashtezakonshem ka binjakezuar dy realitete. Realitetin historik dhe realitetin letrar. Historia perseritet jo ne njerez por toke. Si rrjedhoje, gjeografikisht, romanin mund ta vendose lexuesi ku te doje, nese nuk do ta dinim vendlindjen gjeografike te autorit. Ky roman mund te ishte shkruar ne shqiperi, mund te ishte shkruar ne mal te zi, mund te ishte shkruar kudo ne ballkan… pse jo edhe diku ne europe. Nje roman nuk e kufizon gjuha as dialekti me te cilin asht shkruar. Dhe e universalizon arti letrar, talenti, ne te njejten kohe, ky universalizem nuk e cenon aspak vecantesine e romanit, perkundrazi. Vazhdoj te perseris binden time, se ky asht romani i pare qe vjen nga malesia , i cili sjell mirefilli nje letersi te mirefillte. Secilit prej lexuesve , autori i ben vend per tu bere e per tu ndjere pjese e kesaj jete te shkruar pa u jetuar, ose te jetuar e te zbritur ne fjale te gjetura me kujdes e qe na rrine si lekura, si kemishat qe i vetzgjodhem.. Eshte nje roman qe e meriton vemendjen dhe kohen per ta lexuar, pse jo edhe per ta perkthyer.
…Pseudoautoreve, nuk u mbetet vetem te krenohen me kete liber e me kete autor, por sidomos u duhet te mesojne ne mos te shkruajne sa per ti ba vetes qejfin,e sa per te harxhaur boje e leter, te mesojne e te binden se arti i te shkruemit nuk ndiqet per mode, nuk behet meqe dikush e paska bere para tyre, as nuk mesohet si zanati i bojaxhiut. Te shkruemit asht njani prej arteve dhe i talentin me te cilin duhet te jesh lindur… e me pas ta kesh ushqyer per gjate gjithe jetes…. deri tek dita kur ulesh te shkruash.
elinda marku