Për Prekë Gjok Kalaj (Dedushaj)

 Për Prekë Gjok Kalaj (Dedushaj)

(1949 -2011)

 

Postmortum

 

U mbush një vit qe nga data 27  Maj 2011, kur u nda nga jeta në moshen 62 vjeçare, mësuesi i dashur, njeriu i urtë e i mirë, Prek Kalaj. Ai u shua në një Spital te Shetit e Mighiganit nga një infrakt i rëndë.

Preka u lind në Kamicë te Bajzes Kastratit me datën 13-9-1949. Kje i biri i Gjokë Koles Kalaj nga fisi i Dedush Marashajve te njohur ne treven e Malsisë me banimi ne Vukpalaj Bajzë, por një pjesë largua per ne Kamicë, ku kane edhe sot kullen e vete. Për nga nana i biri i Prenë Mirash Luces te Kolajve në Pjetroshan të Bajzes.

Preka, fillimisht u shkollua ne vendlindje e tij Kamicë, dhe me pas vijoj mesimet ne shkollë të mesme, Gjimnazi i Koplikut, shkollë të cilin e kreu me vlerësime te larta, ku doli me një bagazhe shumë të pelqyeshem për të ndjek mesimet ne Pedagogjike, te cilen e perfundoje me sukses, disa vite me vone mbaron edhe Universitetin e Tiranes.

Ai punoj vite me rradhë mësues me përkushtim në edukimine fëmijve në shkolla të ndryshme të Malsisë së Madhe, si ne Rapshë te Hotit, në Bogë, në Gjimnaze të Koplikut mësues historie. Ai ka qënë me detyrë deri edhe Drejtor Shkolle, ku korri frutet e punes dhe dashurinë te pashlyeshme të nxansave që e donin dhe i donte aq shumë, me respektin e prindërve tyre me një sjellje mjaft te admirueshme.

Preka, që ne nisjen e  karrjeres si mesues, kishte perkrah bashkëshorten e tij te dashur, mesuese Lezen, e detyren e kryen ma se miri. Ketu do te perifrazoja dy vargje te I.Kadares per mesuesit… “Te urtë gjer ne dhimbje/ Te thjeshtë deri ne madhshti/. Preka e Lezja, te dy bashkë te pandarë dhane mesime gjithkun u deshti fati e qe i caktuan per te punua, por aty ku ata jetuan, paten gjithnje pranë vehtes, dy femijet e tyre,si dy engjuj te dashur, që i rriten e edukuan mbulua me perkujdesje e dashuri.

Koha e solli që duke pa te Preka urtesin e tij, butsinë e fjales, aftesinë drejtuese me efekt dhe mature, u zgjedh Kryetar i Keshillit Bashkuem me qender ne Koplik ne ate zonë shumë te madhe nga Kamica e deri ne Bogë, ajo hapsinë  ishte mjaft e populluar. Atë detyrë si drejtues i keshillit, te cilen e kreu me shume devotshmeri, ku fitoj edhe nje njohje te gjithanshme e respekt te gjanë nga ata njerez që i perfaqesonte, duke mbajtë mbi shpatulla barren e rend s’bashku me popullin edhe fukarallekun e atyre viteve te diktatures te dhimbshme e mjaft e eger. Po ashtu, edhe ne vitet e demokracisë, Preka u zgjodh dy legjistatura Kryetar i keshillit bashkiak per Bashkinë e Koplikut, si gjithnjë ne sherbim te njrezve e kryesisht atyre me halle shumë.

Preka kje i dashur, dhe mbetet e pashlyem dhimbja qe la mbrapa, eshte humbje e madhe per familjaret, per vllaun e motrat, per bashkëshorten tij fisnike Lezen, dhe femijet e tij Gentiani e Mirela, per mbarë fisin e Dedushajve.

Vdekja e parakoheshme e Prekes kje humbje e rëndë edhe per koleget qe e deshen e respektuan, ashtu siç e meritoi, por ai la gjurme ne metodat krijuese në mesusi, e per me shume si edukator, si njeri shembullor, si prind i dashur, dhe si qytetar i denjë i Koplikut, ku ishte banor vite e vite me rradhë.

Pikrisht per respektin e dashurinë që e rrethuan ne sjelljen e punen e tij, e bën Preken te paharruar ne kujtesen e njrezve te cilet i deshti dhe e deshten aq shume. I bën familjaret e tij te jenë me te fortë, dhe ata dy femijë te mrekullushem që e paten prind, bashkeshorten, miqë e kumbar, i ban krenar te gjithë, madje gjithë malsorve që e njohen, qe punuan pranë tij, që edhe mesuan prej tij. Kujtimi i Prekes dot mbesi nder breza te gjithe atyre nxanseve qe u dha udhen e dijes me detyren e bukur te mesuesisë.

Ne këtë hidhrim te vdekjes kaq te randë, si per familjaret, besoj se edhe për shoqerinë eshte mjaft me vend te perseritet ajo thenie e urtesisë popullore…

… “Lum ai qe nuk vdes diten e vdekjes.”..

Natyrisht që Preke Gjoka Kalaj eshte i ketillë sepse, kje harmonia e nje karakterit të principial me vullnet dhe zemer të butë. E keshtu vdekja e parakoheshme e rrembeu ne mënyrë ma tinzare e shpirti i Prekes muar udhen pakthyeshme në paqe me Hyjin.

Ne mergimin e permallshem larg perej Shqypnie ne Amerike, Preka dha frymen e fundit ku mbylli sytë përgjithmonë me dy pika loti ne nje nga spitalet e Michiganit, shtete ne te cilin ju ba edhe nje ceremoni mortore, sikurse thuhet homazhit, “Hatri” ku komuniteti i shumtë shqiptar ne Detroit, duke kalua te gjithe me rradhe pranë arkivolit ne nderimin e fundit me mjaft dhimbje e veneracion.Tu e percjellë per ne Atdhe si një malsor i shkolluar e sojnik por, edhe i papërkulur, njeri i vyrtyteve te larta. Michigani dhe Neë Yorku per Preken kjen vendet ku edhe punoj e jetoj prej gadi 10 vjet si emigrant.

Ne Atdhe arkivoli me trupin e tija u prit nga nje mori popullit me mjaft respekt, duke ju ba nje ceremoni vdekje me shume nderime, ku pati nje pjesmarrje te gjanë prej treves së Malsisë Madhe, duke leshua lotet si shi mbi trupin e bekuem te Prekes, por edhe me pikllim u varros me percjell edhe me lule kunora prej miqeve,mesuesise e te ish nxnsave tij te shumtë, shoqnisë, kumarisë e vllaznisë, duke i dhanë lamtumiren per ne banesen e fundit me ate gjamen e britmen epike edhe nga brimtare e vajtore te Malsisë së Madhe, sikurse eshte traditë e kahmotshme.

Preka yne që gjithmonë kje i qetë e buzagaz, tani trupi i tij kolos pushon për amshim në paq ne vendlinje, aty ku edhe dheu i peshon me lehtë.

Eh, mbi vorrin e tij mbulue me kunora e lule, ku ne ç’do pranverë do te bahen bashkë me fijet e barit, që do lindin mbi trupin e tij, ushqyer nga dheu i varrezave të Kamices së Kastratit .Ne mes atij gjelbrimi edhe ngjyra dhe ferferitjen e zogjve të malit që ulen çdo mbasdite per te fjet ne ato selvia e pisha,ku kanga e mengjezit e bilbilave te fushes do te jetë simfonia e vëndlindjes së Prekes ne  Bajzë te Kastratit, ku do fryje edhe era e Liqenit, ai fllad i te cilit mesuesi kje rritë dhe qe e pati pranë qe ne femininë e tij.

Ditët shkojnë e Preka s’eshte me ne mes nesh, po fle ne dheun e bekuar te Kastratit legjendar ,që  hapi vend per ne gjumin e jetsisë së pamatun, qe do mbetet ne kujtim i perjetshem, bashkua me ate amanetin e paramenduem që trupi te prehesh per amshim ne token nanë.

Vdekja juaj na provoi edhe njeherë se jeta duhet jetuar me pervujtesi. Do t’ju kemi ne kujtime gjithmonë, por do t’ju sjellim ndermend, sidomos sa herë qe do të kujtohemi…se jeta dhe vdekja janë aq pranë, sa askush nuk mund ta imagjinoje, ashtu sikurse nuk e pritet as ju i dashur Preka ynë…

Lamtumire!…

 

 

PUSHOJ ZEMRA E MERGIMTARIT

 

-Elegji-

 

Nje re e zezë mbi Malsi t’ Madhe

si stuhi e ka leshua gjamen.

Britma i hapi dyert e zisë…

ne shpi te Dedushajve ne Kamicë.

Per Prek Kalajn, i Bajzes Kastratit,

qe i pushoj zemra prej Infraktit.

Eh, ne nje spital te Michiganit,

Permes pikllimit lotve e mallit,

U shua jeta e mergimtarit.

Ditë e merkur 27 Maj

mbylli syte drita pa’u zbardhe.

O Prek Kalaj n’ moshë te burrnisë,

Po thote vdekja çou me u nisë :

Me u largua prej Amerikes,

per ne vendlinje ne troje t’ Malsisë

buzë Liqenit Shkodres,perball Krajes…

Te a’i fis i njohur i Vukpalajve Bajzes.

Nga Detroiti po i shkon vorrit.

Prej funeralit e ne dere te avionit.

Atje ku punove o Prek me përkushtim,

mbi 30 vjete mesues ne arsim.

Gjithenjë buza gaz e fjalen ar,

më i dashtuni nder arsimtar.

Shembull i korrekteses e’i mendimit,

Njeri i punes e i perkushtimit.

Parimi i jetes tande kje gjithnji…

ndershmeri dhe shpirtegjansi,

Kje Drejtor shkolle mjaft atdhetar,

Malsia te pati dhe Kryekeshilltar.

Nder biseda te lira Preka ne Michigan,

Po thuajase si amanet e pate lane…;

“Nese e sjelle fati me vdek ne mergim

Dua te prehem i qete

Atje ne vendin tim.!”

Atje ku jane viset e mija.

Atje ku me percjelle me lote miqesia,

Atje ku Nushi im vella e hap zinë,

Atje ku me pret Gentiani im bir,

Atje ku i kam shokë e dashamir,

Atje nje gjysë shekulli jete kam ba,

Atje mblidhen motrat mem kja,

Atje per mua hapet gjama e pikllimi,

Atje bashkeshorte Lezja leshon…

lotë pervlimi…”

Ne ate Kamicë ne një bregore…

Babë e Nanë i kam nder ato vorre,

atje shtatin dua me e mbshtet,

te ajo toke e bekuem t’ pushoj per jetë.

Oh, Prek kur të kaloj avioni per ne Shqypni,

mbi vargmale te Krajes i takon me mbrri,

Malsia, ne Kamice ka me u mbledhëe,

me dhimbje lotë ty te pret e percjellë.

Per me t’kja me shpirte Malsia mbarë…

me vajtore e me brimtarë,

Eh, ata kanë ç’ka me te thanë

Gjurmë miresije  kudo ke lanë.

Kët vajtim per ty o Prek e kam shkrua

i tronditur ne shpirt e tuj lotua.

Oh, kanceri trupin mua ma lodhi

E s’po mund te vij sot te arkivoli.

Ne atë funeralin tand, te marrë pjesë,

“Ne u takofshim ne ate tjetren jetë.”

E koha me ardhe atje s’ka me kene larg!!

Shkruar nga Gjeto TURMALAJ

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *