Ferdinand Laholli, Antologjia poetike 1991-2023

FERDINAND  LAHOLLI

 

FAJI I TE ARRESTUARIT

Kur e arrestuan, ai ishte në fshatin e vet,
Në shtëpinë e vet,
Në dhomen e vet, në krevatin e vet,
Ku puthej me të bukuren e tij,
Që e donte aq shumë!

Arrestonjësi u kthye serish
në fshatin e të arrestuarit,
Në shtëpinë e të arrestuarit,
Në dhomën e të arrestuarit,
Në krevatin e të arrestuarit,
Ku filloi të zhvishej,
Që lakuriq t’ia thonte
të vërtetën bukuroshes,
Se burrin do t’ia lironte në mëngjes!

 

TE KJO DHOME


Te kjo dhomë barake 3 x 2.5 metër
Ka 30 vjet që jetoj unë me nënën.

Kur nëna nxiton ta fikë driten sapo errët,
Përlotet që bëhët varr i të pathënave të mia.

Kur unë guxoj ta mbaj ndezur driten deri vonë,
Përlotëm që bëhëm vrasës i gjumit të nënës.

Në këtë dhomë barake, shpikje e këtij shekulli
Jeta merr kuptim denimi…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *