NE SHEROHEMI, VEÇ NESE DALLOHEMI NGA UNIFORMITETI
“Sanabibur, si medo separerum a coe tu.” Seneka
ANTOLOGJIA POETIKE ME KRIJIMTARI TE PUBLIKUAR PAS 1990-tes
PJETER JAKU
Në një rast të mëparshëm kam shkruar për një mikun tim: “ Poeti që nuk i bën fjalët libra.” E pathëna , ose nënkuptimi i këti titulli, kam dashtë të jetë, që poezinë e shkruan ndjenja, ma shumë se asnjë cilësi tjetër. Poezia e mendjes mund të shkëlqej në formë, por mungesa e poezisë së shprehur, e vuan harresën e menjëhershme. Një poezi pa nerv dhe pa ndjenjë, s’ka si të jetë, s’ka si të fiksohet në memorien e asnjë lexuesi. Të bësh sot një Antologji është shumë e vështirë. Fakti që ka aq shumë poet, nuk ka asgjë të keqe, por fakti që nuk ka një orientim që i drejton krijuesit e talentuar, ta dinë cakun e mbrritjes, është alarmuese, kur nuk u mungojnë prirjet. Publikohen shumë poezi, dhjetra e qindra libra, po kaq dritare të hapura në internet, ose në mijëra profile të mediave online, të shprehin gjithëçfarë ndjejnë, formë e paformë, pa mjete sitilistikore, që nuk të emocionojnë, as nxisin interes për t’i lexuar. Vjershërimi është i vjetër sa bota, sa gjallesat që shkruajnë duke kënduar, siç fjala bie zogjët! Kush di t’i lexoj ata, ka kënaqësinë e të diturit të gjendjes së tyre! Edhe pse s’ma do mendja se dihet ekzaktë lindja e poezisë së parë në botë, siç shkruhet, koha e fillimit 2300 vjet para Lindjes së Krishtit , në MESAPOTAMI, me Himnet për Perendeshen INANNA, nga ENHEDUANNA. Bota këtë e zbuloi tepër vonë, me 1927! Homeri, Davidi, Solomoni, Hesiodi, Safoja e Virgjili do te vinin 15 shekuj me vonë. Ndersa poezia shqipe që shkruhet të jetë fillu nga Lekë Matrenga e Pjetër Budi. I dyti, shkroi rreth tremijë vargje në gegnisht. Vepra e tij “Doktrina e krishterë” e bën Pjetër Budin poetin e parë të poezisë shqipe.
KRIJIMI I PSEUDOMITEVE
Krijimin e miteve e bëri arti ideologjik, filli i kuq deri në sëmundje shpirtërore, të një klase krijuesish të hipnotizuar, nga “drita ideore”, që përjetimet individuale të ktheheshin në vargje e në këngë të drejtuara politikisht. Autorë të zellshëm vrapuan t’i bien në sy Partisë me krijimtari monotone, që u futen në të gjitha qelizat e shoqërisë shqiptare, duke filluar nga fëmijët. Në të gjitha tekstet, pjesë të krijimtarisë mediokre, zinin vendin kryesor, veç për t’u lën mundësi mësuesve ta komentonin politikisht çdo varg, që komisionet e teksteve përzgjidhnin. Edhe pse nën kontroll të rreptë ideologjik, pati krijues, që e shmangen me cilësi darën e regjimit. Mitet filluan të çimentohen në majat letrare dhe të mos leviznin, edhe pse krijimtaria e tyre, në shumë raste, fiksonte te brezat e rinj, jo më shumë se tre katër emra! A duhte t’i lëm përjetësisht këta emra në piedestalin falls të letërsisë shqipe? Në tekstet dhe programet e shkollave të sotme, a nuk mund të futen, dalëngadalë krijues të rinj të talentuar, e të mos rrimë njëqind vjet me Migjenin e Lasgushin! Poezia shqipe e pas 90-tes ka krijues të shumtë, që padyshim mund të përfaqsojnë denjësisht krijimtarinë moderne, që mund të publikohet në majat letrare! Poezia është arti i ndjenjave dhe, si e tillë, është vuajtja më e madhe, në të dy kahjet ( pozitiv dhe negativ ) e përshkruar me fjalë. Eshtë balancimi i ndjenjes me gjuhen , ose thënë më mirë flametri i poezisë, fryma e saj, pa të cilën nuk mund të përshkruhet asnjë energji që buron nga fryma njerëzore. Skolarizmi dhe tekniciteti nuk janë poezi, sido që forma të jetë në formë. Metafora jasht logjikes nuk ka asnje funksion poetik. Të shkruash pa lidhje , për të qënë i figurshëm, nuk ngjallë emocion. Racionaliteti dhe perdorimi logjik i figures, e bëjnë poezinë shumë më të ndjeshme, se perdorimi pavend i çdo mjeti artistik, në artin më të lartë të fjalës! Poezia shqipe nuk duhet te rri më pronë e 4-5 emrave, kur në sfondin poetik shqiptar ka një larmi krijimtarie, që pa më të voglin dyshim, përfaqësohet denjësisht edhe në nivele botërore. Gjatë hartimit të kësaj antologjie kam takuar poet, ndonjer-in-en, edhe pa asnjë libër, por me poezi dinjitoze, që askush s’u kujtua për ta, askujt si ra në sy. Mungesa e orientimeve drejt talenteve, në këtë fushë të krijimtarisë, është kritika, e cila mungon tërësisht. Krijues të tillë i mbulon heshtja ( edhe kur ndërrojnë jetë mediat nuk i përmendin)! Pse? Sepse nuk janë në vëmëndjen e studiuesve të kësaj gjinie të artit, një nga më të ndjeshmet. Rasti konkret është ai i Vasil Vasilit, për të cilin prisja që media të thonte dy fjalë. Poezia, proza dhe mendimi estetik i Vasil Vasilit është elitare. Ky është vetëm një rast. Ka raste plot që kalojnë në harrim! Sensoret poetik duhet t’i komandoj ndjenja, para fjalës, që një poezi të të ngjallë emocionin që pritet. Gjatë përgaditjes së kësaj antologjie, nuk kam pas parasysh aspak përsonin, poetin, por krijimtarinë, ndaj edhe për asnjërin nuk kam vënë shenime biografike, as rënditje librash të shtypura, ku në shumë raste, vetvetiu më ka ardh thirrja: “ Kini mëshirë për drurët!” Janë botuar aq shumë antologji, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Diasporë, në këto tridhjet vitet e fundit, antologji ku i kerkohen 5-25 poezi autorëve, thjesht për t’i shitur e, jo aspak si nivel letrar, dhe janë pikërisht këta që bëjnë zhurmën më të madhe. Nje fuqi boshe nuk bën më shumë zhurmë, se krijuesit e patalentuar! Në mospërfshirjen e biografive letrare të kësaj antologjie, duke e menduar si të panevojshme, pasi mua nuk më intereson të di se kur e ku ka lindur Homeri, mua më intereson Iliada! Sot, mundësitë për të gjetur biografinë e secilit janë të shumëta, mjafton të këkrkosh në motorin e google! Në këtë antologji, ka raste deviacioni në rënditje brenda të njëjtës shkronjë të radhitjes sipas alfabetit, sipas meje e pranueshme por, kjo të përfshiret në të, nuk do të thotë se janë veç këta. Krijuesit shqiptarë janë aq të shumët, sa më është dashur të seleksionoj edhe shumë të tjerë, që mund të bëjnë një tjetër antologji cilësore. Në përzgjedhje kam pasë parasysh përfshirjen e krijuesve, jo nisur nga mosha, pasi mund të kenë jetuar në periudhen e realizmit, por që nuk janë vlerësuar aq sa meritonin, ka më së shumëti autor që janë lindur e formuar pas 90-tës, po për fat të keq realizmin e kanë gjetur në tëkstet e leximit dhe historisë, duke e tërhequr pas vetes e me vete realizmin e uzinave e fabrikave kovaçhane të mesjetës, të jetës së varfër të koperativistëve që shkruanin poezi për lopët laramane dhe mjelëset e dalluara.
KRITERET E REALIZIMIT TE KESAJ ANTOLOGJIE
Që të realizosh një punë, duhet t’i vendosesh ca piketa, që quhen projekt. Në rastin tone, të realizosh një antologji, duhet ta njohesh krijimtarinë poetike dhe ta kesh ndjekur atë me vite. Fillimisht Shtëpia Botuese “ Kuvendi” realizoi një antologji me poezi të gjimnazistëve të Lezhës dhe Laçit, që u prit mirë. Pas kësaj, Revista “ Kuvendi” në Detroit, u bë një dritare e veçantë për poezinë. Aktivitetet e kesaj reviste u bënë të njohura, duke marrë përmasa kombëtare. Në Ditët e Letërsisë Shqipe ne Amerikë, si i vetmi aktivitete me këto përmasa, që filloi në tetor të vitit 2001 dhe vazhdon ende sot. Institucionet shqiptare dhe ato të Kosoves, pra dy qeveri shqiptare, në asnjë rast nuk e ndihmuan aktivitetin, edhe pse e njihnin, kur krijuesit më të mirë shqiptar mirrnin pjesë për vite radhazi, kur shtetet respektive merrnin pjesë nëpërmjet ambasadave të tyre. Poezia dhe prezantimi në çdo numër i krijuesve të rinj dhe ata të brezit të mesëm ishte e pranishme në çdo botim. Kjo antologji u nis në tetor të vitit 2021, pikërisht në Ditët e Letërsisë të atij viti, në 150 vjetorin e lindjes se Fishtes. Njoftimi për antologjine e poezisë së pas 90-tës u publikua ne facebook, me datën 21 nentor 2021. U krijua një komision për antologjinë, por në fund, “tërheqja” e komisionit për arsye të mosimpenjimit në kohë, me mbeti mua ta realizohej nga fillimi deri në fund. Si kriter bazë u zgjodh cilësia e poezisë, e cila do të përzgjidhej me një kufizim në numër, jo më shumë se tri poezi për autorë, natyrisht autorët që kualikoheshin pas lexmit të kujdesshëm të krijimtarisë së tyre, nga viti 1991 e këtej do të ishin pjesë e këti botimi. Zor të ketë autor me më shumë se tri poezi antologjike! Në krejt përzgjedhjen time kam bërë një përjashtim, për të vetmen poete qe e kam lexu krejt, ndaj e kam leju veten t’i publikoj 9 vargje ma tepër. Ndoshta nuk do ma merrni për gabim “gabimin” tim!
Ne disa prej krijuesve të pranishëm në këtë antologji, kam hasur krijimtari që ma kanë veshtirësu shumë përzgjedhjen, ndaj mendoj e thëm se, secili poet, po poet ama, asht një antologji më vete! Për përgaditjen e kësaj antologjie janë shfletu më shumë se 100 libra poetik dhe po kaq, ndoshta faqe në internet! Asnjë nga poetët përfaqësues të kësaj antologjie nuk është përzgjedhur, pa i kaluar në sitë, të paktën 50 poezi! Nuk mund të bësh antologji exkatedra, pa e njohur mirë dhe për një periudhë të gjatë, poezinë e vendit tënd, të gjuhës tënde. Poezinë nuk e shkruan qeveria e asnjë vendi, atë e shkruajn poetët, të cilët i kanë aftësitë ta drejtojnë talentin e tyre, aty ku ndjejnë më shumë, e jo t’u shërbejnë politikave qeveritare të asnjë vendi. Po kështu antologjitë, nuk ka pse t’i botojnë me nxitje qeveritare, nëpërmjet disa institucioneve të krijuara nga qeveria për librin! Të futesh librin në kthetrat qeveritare, do të thotë të humbesh lirinë krijuese! Por, të mos ndihmosh projekte letrare të mirëfillta, do të thotë që qeveria të “vjedh” talentin e fjalës, duke përdorë buxhetin, në favorin e saj! Këto lloj antologjishë dihet se çfarë mund të jenë dhe se si mund të përzgjidhen. Ndërtimi i antologjive, nuk mund të bëhët , duke pyetur autorët, kur ata e kanë nxjerr në publik krijimtarinë e tyre, pa përkufizimin e mos komentimit të saj dhe mospërdorimit, në të mirë të kultures, përkufizim , të cilin nuk mund ta bëj asnjë autor! Armik i librit nuk mund të jetë komentimi dhe studimi letrar i pjesëve të përzgjedhura. Armik i librit s’është, siç thuhet rëndomë, uji , zjarri dhe autori, por cilësia krijuese. Të publikosh murana fjalësh , të rreshtuara vertikalisht në vargje, nuk do thotë se je poet. Jo të gjithë shkruesit e sotëm dhe të asnjë kohë mbeten në kujtesën e lexuesve, shumica e tyre nuk lexohen kurrë. Në disa raste, gjatë kësaj përzgjedhje, më është dashur të largohëm nga leximi që në poezinë e parë! Në asnjë rast nuk mund t’i shpëtohet subjektivitetit dhe bindem se ka edhe shume më shumë poet për antologjitë, që mund të botohen në vitet që vijnë.
NGA SE VUAN SOT POEZIA SHQIPE?
Uniformitetti dhe kopjimi i njëri tjetrit. Kjo nga autorë jo serioz, ose hiqautor! Proliksiteti, prozaizmi, përshkrimet e thata, deklaratizmi, marrja e funksioneve edukative e këshillimet banale, përdorimi i figuracionet për figurë, shterzimet për t’u duk, mungesa e shijes dhe njohjes, vargje pa mbresa, pa frymëzim, shkruar për t’u shkruar, nervi, skolarizmi, ndikimet, etj… sekush e di se për poezinë nuk ka shkollë, siç ka për gazetarinë, për pianon e muzikën, për llojet e sporteve. Poezia kërkon prirjet, të cilat vetëm të nxisin, pastaj kulturimi i përhershëm është e vetmja shkollë poetike. Të dish sa më shumë, të përcjellësh më ndjenja fenomenet që hasen gjithëkund e çdo ditë. Të dish t’i shprehesh ato, edhe pa i thënë hapur! Por, në fund të fundit, kur nuk di të shkruash, mëso të lexosh!
Duhet të vdesësh që dikujt t’i bjerë ndërmend për ty! Biles dhe ashtu, shumë autorë mbulohen përkohësisht me harresë, siç bie fjala Vasil Vasili etj…