RAPSODËT KANË MBETUR LARG NË KOHË SI KRESHNIKËT
NDUE DEDAJ Është kënaqësi të takohesh me rapsodin e njohur pukjan Fran Pali, rreth të 80-ave, që ende del në skenë dhe këndon si të moçmit e anëve të tij me zë të dlirë ograjash e ujëvarash. Puka është një areal tipik rapsodësh, që nga i mirënjohuri Prendush Gega e deri te Tom Nikolla.






