Mbresa dhe kujtime të paharruara nga promovimi i librit tim me poezi «Botën ta prek», në Miçigan. Nëntor 2021!
Sa herë jam në fluturim, kam ndjesinë e nje çlirimi të brendshëm, kënaqësinë, etjen për të njohur vende të reja, për të takuar njerëz të dashur, dëshirën për t’u shkëputur pak nga realiteti jo fort i këndshëm e për t’u përqëndruar gjatë fluturimit tek vetja, t’i flas vetes e të gjej brenda meje atë frymëzim…