NJE ZGJIM I VONUAR?!

Dumbashistet si dumdullistet e bunkerit

“Nëse doni ta kuptoni demokracinë, harxhoni me pak kohë në bibliotekë me Platonin dhe më shumë kohë me njerëzit nëpër autobuzë.”

Simeon Strancki

Nga Pjeter Jaku, Detroit

Ndryshimet në Partinë Demokratike të Shqipërisë po ndodhin me një vrull të pandalshëm e përherë në rritje. Akumulimi i problemeve të brendëshme të tetë viteve në opozitë erdhën si me porosi, edhe pse shumë të vonuara. A i solli këto kryetari? Dikush do t’i sillte, pasi kupa ishte mbushur! Shkëndijat kishin ardhur nga Këshilli Kombëtar i kësaj Partie. Disa prej protagonistëve kryesor, tashmë kishin filluar të çonin krye, e këta sa vinin e shtoheshin. Duke filluar me konstatimet ekzakte tw Jozefina Topallit, Arben Imamit, me ish Presidentin Bujar Nishani, me Fatbardh Kadillin, Agron Shehun, Edit Harxhin, Ibsen Elezin etj. Në zgjedhjet për kryetar dhe në Kuvendin e verës 2021 u pa qartazi mania për të manipuluar e për të tejkaluar normat statutore të një partie me shumë influencë në jetën politike shqiptare. Kryetari , sipas te gjitha gjasave, ka një formim vehabist dhe një preardhje e biografi me lidhje komuniste, një kokosh që din të kakaris me gjuhë, jo me mendje! Një delirant që di të përjashtoje, jo të afrojë, që di të fshihet e të bëj jetën e strucit politik, kur kërkohen aksione konkrete, të politikanit të paaftë, që nuk kërkon përgjegjësi, por që don të bëhët milioner brenda natës, me firmën e dikujt tjetër, duke bashkëpunuar në kurriz të atyre që i kanë besuar. Kush e kontrolloi rizgjedhjen e kryetarit ( vet shkruj e vet vulos ), në verën e 2021-shit! Si u pranua ajo fitore me mbi 80 përqind? Që këtu, plus emrimet e kryetarëve të Degëve dhe Kryesisë, jashtë rregullave statutore, filloi rrokullisja e Partisë Demokratike të Shqipërisë. Ndodhi kjo, sepse të këqiat e drejtuesve të saj kishin arrit majën e se keqës, siç më shkruan një miku im, një e keqe frankenshtajne! Gara e së keqës tashmë kishte arritur majën, në të dy forcat politike kryesore, ku synimi kryesor i tyre doli sheshit. Të grabisnin ç’të mundin nga Shqipëria e varfër. Dy kryesuesit e dy partive kryesore  ishin  dhe janë deri tani, plotësimi përfect i njëri tjetrit, si gjysma e një të tëre.

Kryetari i opozitës “fitoi” pas humbjes, duke pas Hijen e Berishes në çdo qendër votimi! Pse nuk kërkon votëbesimin, prej ndryshimeve që janë prezente prej disa muajsh në këtë Parti? A nuk i sheh  dhe nuk i njeh përsonat që e ndjekin Berishen, thua nuk janë ata anëtarë të Partisë Demokratike!? Po ata që ishin në Selinë e PD-së, me 8 janar 2022, a ishin anëtarë të Partisë Demokratike? Ç’i solli ata në Seli? Kush dhe pse i thirri, kë njihnin ata dhe si hynë aty, kur Sekretari, vetëm pak ditë më parë deklaronte, se duhej thirrur me telefon selia para se t’i drejtoheshe deres, ndryshe dera nuk do hapej. Këta padisin njëri-tjetrin. Kaq mjeranw janë! A mendojnë demokratët e bunkerit, se janë ekspozuar lakuriq para shqiptarëve, ku të gjithë deputetët kanë lidhje me afera korruptive  qeveritare? Pse i kandidoi Basha  për deputet, përsona që nuk e kishin trazuar Ramen, veç ndonjë lojë karnavaleske të lexueshme?

Pse mbeten jashtë liste demokratë, që për tridhjetë vjet demaskuan e u përleshen në çdo demostratë, apo nuk ishin ta aftë ata? Shih rezymetë e disa prej tyre! Si do e mbajnë partinë bunkeristët, me këtë diskriminim që u bëhët çdo ditë, nga ata që ua njohin dhëmbë e dhëmballë!? Kush e beson kundërshtimin e tyre dhe “ luften” që po bëjnë në të mirë të shqiptarëve??!

Kush është kjo bërthamë që e mba peng Partinë Demokratike për të dalë nga kjo gjendje agonike, për faj të një humbësi të përhershëm?

Kryetarit i janë zbuluar rrënjët, i janë lexuar deshirat dhe mundësitë. Ai, përfundimisht, është shkarkuar me votë plebishitare nga antarësia. Prejardhja e tij, lidhjet korruptive  dhe paaftësia, e bëjnë të pamundur të rri me gjatë në karriken e drejtuesit të një force politike, që duhet të bëjë ndryshime të prekshme në jetën ekonomike të çdo familje shqiptare!

E, megjithatë, kryetari është i ri, ndaj i duhet kujtuar një thënie e Çurçillit: “ Politika është më e rrezikshme se lufta, sepse në luftë ju vriteni vetëm një herë.”

Nënkryetari, i po këti formimi shpirtëror, veç me dallimin se është i deklaruar prej vitesh në Vëllazërinë Myslimane. Berisha  e vuri minister, me gjithë ato komente negative, që bëheshin nw adrese të tij!

Sekretari, një mashtrues, paditws e vrases rrugaç, që nuk ka asgjë me demokratët.

Salianji, të cilin dega e Korçës e braktisi e para PD-në, një mi politik me sy poshtë fustaneve!

Bukuroshja sterile që i merrej fryma, frymon me hundë e me sy në politiken e palltove dhe të formave sportive, gjithnjë për vete! E dyshimtë në përmbajtje, e thyeshme në aksione!

Atëherë?!

E vetmja zgjidhje është në kutitë e votimit. Për vite të tëra në itali janë bërë zgjedhje parlamentare dy herë në vit. Në Kosovë u bënë tri herë zgjedhje parlamenater për një vit. E pse të mos bëhën në Partinë Demokratike? Eksperienca tregoi se zgjedhjet, biles dhe referendumet mund të bëhën për një kohë farë të shkurtër. Le të krijohen komisionet e të dy paleve, kandidatët që do vihen përballë, nga ku të dalë një opozitë e konsoliduar, për të ardhur sa më shpejt në pushtet, për të përmbushur premtimet dhe për të ndryshuar jetën politike dhe ekonomike të shqiptarëve, për të hartuar e zbatuar rregulla statutore e ligjore me detyrimin për t’u zbatuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *