REPUBLIKE E RE ose PARTI DEMOKRATIKE

Nga Rush DRAGU

Ata që nuk e kanë kuputuar se Lulzim Basha qysh në “Çader” ka krijuar partinë e tij të quajtur “Republika e Re” janë shurdh ose qorra,ata që e dinë dhe presin të “zhvasin” ndonjë post partiak ose shtetror nga “Republika e Re” e Lulzim Bashes janë servilet e radhes të pushtetit.
Në vetvete “Republika e Re” e Luzlim Bashes nuk është as më pak dhe as më shumë se një kopje e shemtuar që ka tentuar dhe vazhdon ti bëj “Rilindjes” së Edi Rames, që do të thotë se si Luli ashtu edhe Edi duan të paraqesin tek votuesit se nuk janë si paradhesit e Tyre që kanë krijuar dhe drejtuar partitë respektive. Edi Rama e provoj se është shumë veshtire të ndertosh diçka të re,qoftë edhe “Rilindjen” mbi asgjë e për interesa të tij dhe klanit të tij të ngushtë ndërsa Lulzim Basha akoma nuk e ka kuptuar dhe se ka provuar perfundimisht se fundos veten dhe militantet e tij që i shkojnë pas me një nisem që as nuk ka strategji as taktike për ta realizuar.
Më kot analistë dhe opinionistë në Shqiperi orvaten ta fshehin krijesen e brishtë por më shumë të shemtuar të “Republikes së Re” mbasi ajo është ashiqare qysh në hyrje të nderteses së partise në Tiranë dhe në të gjitha Deget e tjera,shrire tinzisht nepër Shqiperi,ndrrimi i Logos,Simbolit të Partise Demokratike,asaj logo me të cilen ka lindë dhe është rritur Partia Demokratike në vite fitoresh por edhe veshtërsishë e pse jo edhe humbjesh.
Ketu nuk është puna se Partia Demokratike do të ndahet,po ndahet por ajo ashiqare është e ndarë qysh nga “Çadra e Lulit” e cila në të gjithe keto vjet ka provuar dhe marrë mbi shpinë vetem humbje njëra pas tjetres.
Më thjeshtë “Republika e Lulit” është një parti e re e krijuar nga ai si kopje me Edi Ramen me “Rilindjen” por me një ndryshim të madh se Edi Rama me krijesen e Tij i ka marre dhe fituar të gjitha garat Luzim Bashes me “Republiken”.
“Foltorja” me vonese por e kuptuan se po u rrezikohet Partia “e vjeter” Demokratike,ajo që ka Logo,Flamur dhe Vulen origjinale të saj ,të lindura dhe konsoliduara në “beteja” elektorale,politike dhe ngjarje shume të rëndesishme të jetës shqiptare.Pra Partia Demokratike “de fako” kishte mbete e arshivuar vetem në raftet e pluhrosur të Gjykates së Tiranës dhe në memorien e atyre antarve që nuk ishin të implikuar as më Sigurimin e Shtetit as me Partinë e Punes as me faqet e zeza te tyre sepse Lulzim Basha e kishte krijuar partine e re por nuk kishte “bythe” si Edi Rama për ta thënë troç antarsise së partise se ne jemi tashmë “Republika e Re”
Ateherë në gjithë ketë gjullurdi të madhe mediatike,duket se i ka mbetë Gjykates së Tiranës te vlersoj se kush janë keto dy palë dhe cila është Partia Demokratike e vitit 1990 mbas të ciles shkojne elektorati i saj e jo mbas logove dhe flamujve derivate të dalun tash 30 vjet por të deshtuar sapo janë provuar në elektorat.
Po të duan të tregojnë se cila është sajese e re mjafton që një gjygjtarë nga më të rinjet të ulin në tavoline,dy logot,dy vulat,flamujt dhe të përcaktojnë se cila është Partia Demokratike dhe cila është Republika e Re që në keto momente fshihen mbas të pares se nuk kanë “bythe” ta thonë açik se ne jemi si motra e “Rilindjes” por me ju si eletorat..
E në rastë se Luli me të Tijet vazhdon të ecin në rrugen e “Konstatim humbjeve” të njëpas njeshme ai ka të drejten e zotit të çertafikoj “Republiken e Re” në gjykate qoftë duke mbajte edhe logon,flamurin që ai aktualisht ka se nuk e lidhe asgje nga ana dokumentare arshivore,historike me Partine Demokratike të krijuar me 1990. Kjo sajesë e Lulit nuk është as më pak as më shumë se disa partiçka të dala nga PD-ja dhe që prapë janë kthyer si djali plangprishes me kokën ulur aty ku kanë pase marre emrin dhe perfitimet që vijnë pas tij.
E sa për taktiken për të realizuar “Republiken e Re” me “Non Grata” të Sali Berishes është i vetmi mjet që mbeshteten fort për të realizuar qellimin dashakeq dhe për të lenë vëndin edhe shumë vite pa opozite meqellim që mos të kthehet në pushtet PD-ja.
Me Lulin që është djale i mirë, Edi Rama realizon thënjen e Tij tashmë të provuar katerciprisht se “ Une iku kurë të dua une e jo kurë të më thoni ju”

marre nga albdreams.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *