A DO TE PERSERITEN EDNRRAT…

        …nje pale lidh per fyti per karrike, pala tjeter rinovim te Partise Demokratike…te gjithe do te hyping ne anijen e uraganit qe te shpetojne…

Zef Pergega

        Dhjetori nuk po mban shume ftohe. Dhjetorin e kane ngroh zemrat rinore studentore, qe me zanin e tyre grisen perden e qiellit te kuq, qe nuk binte. Grimcat u thermuara, qe u mblodhen bashke, per te  ua plasur syte atyre qe moren guximin te ua thyenin  karriket, per krye…por kishin qelluar mjeshtra, me ta kishin perzier te bijet…

         Me kujtohet njehere ne Tirane. Vellai im e kishte mik djalin e presidentit, qe nga diplomat e kishte denuar ne Spac, ku vellai ishte inxhinjerr ne ate zgafelle…me thoshte se kur grinden te burgosurit i vene ne nje front pune dhe aty mbysin njeri – tjetrin. Ishin bashke te tre ne nje kafe , ku erdhi njeri nga djemt e byrose poltike. Vellai i sulmoi rende  pleqte e byrose. Djali i presidentit mbante barkun me dore nga gazi i madh qe i shkaktonte cdo here rrefimi i vellait tim, nderkohe qe tjetri u nxi si nje gur minerali nga vagonat e burgut e tha: “…Pse kujtoni se prinderit tane nuk kane menduar per jeten tone?! Gaboheni, po rrine qete sa te kaloje kjo kohe se ne do te jemi perseri ne fuqi, ne more ne, te bijte!” Sheshi vlonte nga brohoritjet “Poshte komunizmi! “ Nuk i degjon?!- tha vellai. “Jane vete deshira dhe parulla. Le te shfryejne inatin se mbi koka do tu bie!” Vellai qe e kishte zakon gjithmone te rrefente me humor mori nje zemrate, por djali i presidentit ia beri me shenje te mos vazhdonte!

    Dhjetor ishte kur ne e pagezuam “Dita e demokracisë”.  Rane si fruta te kalbur byroistet, por mbiu fara e tyre pa e vaditur. Shkova njehere e trokita ne Bllok tek shtepia e Pilo Peristerit te beja nje shkrim per gazeten  “Koha jone”ne Tirane Trokita ne dere dhe ajo u hap trembur. Dy te rinje alamet divash me pane vrenger. U thashe se emri im eshte Zef Pergega dhe vija nga gazeta “Koha jone” dhe se ne malesoret nuk pyesim pse ka ardh miku. Ata heshten per nje moment. Doja te flisja se kater vjet Pilo vinte e na fliste ne shkollen e mesame “7 nendori” ne Tirane, per 8 nendorin. Ai e degjoi emerin tim se e ngrita zerin. “Thirreni brenda se eshte ai malesori i  “Kohes tone!’ Ishte zani i Pilos qe doli me nxitim nga dhoma dhe erdhi me nje gjysem te qeshur drejt meje. I thashe se jam nga gazeta “Koha jone” dhe desha te ju pyes per kohen tuaj a ka mbarue apo jo? Per te ju shmangur kesaj pytje u tha djemeve:”…hajt levizni se ka ardhur nje malesor dhe keto kane zakone mikpritje!” Na sollen kafe dhe nje limonite. Ka qene viti 1992. Ne bisede e siper e pyeta edhe per Enverin. Ai tha me dialektin e tij: “Enveri hardhi tek ne dhe nuk vame ne tek ai. Dhe shikoni se u be cfare u be me gabime e te mira, por nje prosori po ju jap. Ju qe do te vini ne pushtet apo gjate jetes, kjo tu behet mesim dhe Enverin mos e merrni sic e paraqisnin, por ashtu sic ishte!”

           Dhe ne barktharet u gezuam se thame perendia zbriti ne toke dhe ajo do ti rregulloje punet. U gezuam si jevgu me daulle qe perpara ka nje shishe me raki dhe nje cope djathe se… ne Veri, se jugoret duhet nje Zot me te gjithe yjet me i pa skutat e bijeve te byrose politike ne pushtet,

        Ne anet tona,. Sul Bushati u fshi nga komiteti i partise ne Shkoder dhe vendosëm  të birin kacurrel. E bëmë ministër të Jashtëm për disa vjet. Kujtuam se e nakatosem Xhelil Gjonin dhe të birin ia çuam ambasador. Apo nga urrejtja për Spiro Kolekën, votuam kryeministër nipin e tij. Apo bëmë deputet djalin e Babë Myslimit, atë të Mihallaq Ziçishtit, nipin e Lenka Çukos!? Ministër vajzën e Gegpriftit, ambasador dhandrin e …kushërinj e farefis të byrosë së krimit ulur në poste e kolltukë. Kështu dhe me nuset e dhëndurët e vrasësve te djeshëm. E ndërsa etërit ishin kokëtrashë e barbarë, bijtë e nipat janë kusarë e zuzarë. Ramë nga shiu në breshër…thote nje analist nga Kanadaja. Eshte tufa me e madhe e bagetive te botes qe s’ka ferme qe i mban, nepotizmit ne qeversjen e vendit nga majtistet qe flasin sikur kane ne xhep dacibaot e Maos

     Shkon nipi i Spiro Kol Lekes me origjine nga Mirdita ne Vatikan e nuk e thote nje fjale per Kosoven, shkon ky nip qe e ka origjinen aty ku i lypen votat bash tek varri Papa Klemendit shqiptar, ve lule dhe nuk ben kryq ky anti Krisht, ku ne cdo tribune politike apo media perendimore thote se jam katolik dhe sa kthehet ne Shqiperi vishet me qitjane dhe ia dergon Erdoganit si kartoline…

     Kartolina me e zeze e Shqiperise. Ishim shume me mire kur ishim keq e perdreq, thote nje fjale popullore Ne jemi mesuar me pritjen, heshtjen dhe duke vrare dijen dhe shpirtin e revoltes. Nje re shprese eshte ngritur. Le te presim cdo te thote dhjetori i dyte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *