“Vizita” incognito e KM Rama ditet e fundit ne Michigan shpalosi dy tre fakte te cilat opinionit shqiptar i jane fshehur prej propogandes qe del nga makina gjigande dhe e mirepaguar per te lustrosur imazhin e rrenuar te kryeministrit:
Fakti 1: Kryeministri ka frike nga populli i vet. Nuk ka aspak logjike qe nje kryeminister i cili viziton per here te pare shtetin e Michiganit, t’i shmanget nje diaspore qe sipas statistikave arrin numrat e 120,000 shqiptareve ketu ne Michigan. Perkundrazi, ky do te ishte rasti me i mire per te treguar se diaspora, e cila eshte me teper se nje mikrokozme e kombit shqiptar, mbeshtet KM ne punen dhe projektet e tij ne te dy anet e kufirit. Ngjashmeri per kete vizite mund te gjesh me friken e Ghadafit, i cili kur vinte ne SHBA, ngrinte cadrat e tij ne rrethinat e New York-ut per t’ju fshehur diaspores se tij dhe per te krijuar imazhet delirante te cilat jane tipar i lidereve autokrate. Eshte e vertete qe komuniteti ne Michigan eshte shume divers, me bindje qe kaplojne te gjithe spektrat e politikave ne te gjitha trevat shqiptare, me te djathte te thekur , por po aq edhe te majte te betuar. Por eshte po kaq e vertete se ky komunitet ka ditur te nderoje te zgjedhurit legjitime ashtu si i ka hije shqiptarit e kodit te beses. Ne shtepine tone do te bejme te gjitha nderet edhe pse kur te largohesh, je persei kundershtari yne. Fiasko-vizita ne Michigan, shton bindjen se ai nuk e konsideron veten legjitim e te pranuar gjeresisht, dhe nuk e egzagjeroj po te them se makthi i maskarades patronazhisto-elektorale e 25 Prillit vazhdon ta ndjeke kudo, edhe 7 mije kilometra larg vendit te krimit.
Fakti 2: Rama ka shteruar nga idete dhe projektet me te cilat u mburr aq shume ne opozite, e per te cilat ka nevoje sot me shume se kurre Shqiperia, Kosova e te gjithe trevat shqiptare. Perkundrazi nuk shpjegohet fakti, qe i strukur ne makinen e policise se shtetit qe e shoqeronte, ai takohet me perfaqesuesit e nje organizate jo fitimprurese ketu ne Michigan e me pas me dekanin e nje universiteti publik, kur ky universitet ka 10 te tille e forca vendimmarrese e tyre eshte pothuaj 0. Fakti tjeter qe kjo u trumbetua nga ERTV si binjakezim me Univeritetin Bujqesor te Tiranes, i jep jete idese se “akademia e cobaneve” paska qene nisme e tij dhe jo marrezi e nje ministreshe qe fshatin dhe bujqesine e njeh nga mbledhja ne mjediset e fish city’t te Gjergj Luces. Pervoja e vizitave te ngjashme te thote se nje KM mund dhe duhej te takohej me figura politike te rangut te guvernatorit apo senatoreve etj. Mungesa e ketyre takimeve mbeshtet argumentat me siper per shterim idesh, paqartesi dhe mungese koherence qe vijne si pasoje e humbjes se busulles ne kerkim te titujve qesharake qe pasuan ne NY .
Fakti 3: Nje miku im me pat thene qe ne 2013’n disa jave pasi erdhi ne pushtet, Rama i egzaltuar nga fitorja elektorale, tha se tani ai kishte pune vetem me historine. Se cfare historie ka pasur ne mendje, po shpaloset dita dites, megalomania per t’u hequr si “lider global” lexohet qartazi ne fjalen e tij ne OJQ’ne e Hillary Clinton me rastin e dhenies se certifikates me titullin ironik per te: “Vital Global Voice” (Zeri vital global). Pra dhe vizita ne Michigan ka qene ne kete funksion, i pari kryeminister shqiptar qe viziton nje komunitet 120 mije shqiptaresh, i pari KM qe i jepet nje titull global, por ne te vertete do te mbetet si i pari KM qe erdhi naten e iku naten, i pa perfaqesuar, i trembur, dhe nen elozhet e adjutanteve eunuke te cilet sa me shume ta mbajne te shkeputur nga masa aq me shume besojne se do e mbajne kufomen e tij ne pushtet.
Ne vend te mbylljes:
Mandati i trete i tij ka nisur ashtu si u “fitua”, nga patronazhistet, per oligarket, ne funksion te mega-Serbise ballkanike, fasade qeverisjeje me ministreshat e pakualifiikuara por, te vlefshme per statistika gjinore, dhe me nje Shqiperi qe po braktiset cdo dite e me shume me aksiomen e tij se eshte “me mire caush ne Bigell se polic ne Korce”. Rruge te mbare KM, pasi urime te tjera nuk kane vlere nga nje emigrant i perfaqesuar nga vizita jote ne Zef’s Coney Island. Ne fund te fundit ky mund edhe te kete qene qellimi real i vizites tende: Sa me te paedukuar e me te paorganizuar si diaspore, e si popull ne pergjithesi, aq me lehte fabula jote e liderit te madh global. Personifikimi i diaspores me Coney Island-et e famshme dhe barazvleresimi i kapaciteteve te medha qe kjo perfaqeson me larjen e pjatave si koncept. E nuk ke faj, ti je “cun tirone” Mr. lider global, po nje dite te siguroj se kafen me ne do e pish aty ku dikur ka qene “Caribou Coffee”