Mirësia dhe e vërteta do ta mund përherë të keqen!

Refleksion

 

Nga Pjeter Jaku
Çdo ditë gabojmë e korigjohemi, ose vet, ose nga të tjerët. Të mos gabosh, do të thotë të mos bësh asgjë. A duhet të gabojmë? Gjithëkush i përgjigjet prerë: Jo! Atëherë pse ndodh ky fenomen?! Sepse veprojmë, bëjme diçka, përpiqemi për të mbrrit dikun, në të mirë të idealit tonë. Gjithëkush ia ka vënë vetes një cak, për të cilin vazhdimisht lufton. Jeta është aq e shkurtër sa askujt nuk i tepron koha, por nëse shkruan ndjen, dhe nëse ndjen do të shprehesh. Asgjë e gabuar deri këtu. Mvaret se si tjetri të kupton, se si tjetri të përgjigjet, se si tjetri vepron në dëm të dikujt për interesa meskine. Gjithësecili, në mënyrën e tij e ka një masë për të ruajtur drjtepeshimin në shoqëri, por mvaret si e përdorë atë. Sekush don të dallojë nga të tjerët, veçanërisht për mirë. Muratori për t’i vënë rreshtat drejt horizontalisht, vendos spangon, ndërsa vertikalisht plumçen, ndërsa ne asnjëherë si bëjmë mirë këto veprime, para se të veprojmë. A gaboj Simon Qafa në një status në facebook-un e tij?! Ai vetë do ta kuptoi një ditë. A gaboi Elinda Marku që replikoi një shkrim publik, brenda gjithë normave etike gazetarske? Më shumë se ajo askush nuk do ta kuptojë.
Disa herë kemi gabuar e gabojmë të gjithë, krahas punëve të mira që bëjmë, por secili jeton brenda gabimit të tij, gjithëmonë me mendimin për ta ndrequr. A kemi nevojë ta shumëzojmë gabimin me të tjerë? Asesi jo! Nuk kemi pse e transmetojmë rezonancen e hedhjes se gurit në uje, tek vëllau as motra, tek shoku, as bashkëshortja, aq më keq tek fisi. Jemi në një moshë ku secili e ka forcen ta mbaj gabimin e tij, ta korigjojë e të bëj punë të mira, qoftë edhe për veten , sepse një individ i përmirësuar, është i barabartë me një shoqëri të emancipuar, që vazhdimisht korigjohet. Nëse mendojmë veç pak, askush s’ka nevojë të kalojë në ekstremizma e fyerje, për të ulur dikë e ngritur një tjetër. Secili ka një birografi e vjen prej një fisi, historikisht e gjeografikisht të njohur, të cilit duhet t’i dalë për zot kur i cënohet integriteti, kur i merret nëpërkëmbë morali, por askush s’ka të drejtë të hy në privatësinë e tjetrit, t’i vërë në diskutim veprimet individuale , pa e parë veten mirë. Askush nuk ka të drejtë të përjashtoi vëllaun e tij, mikun e tij, shokun e tij nga asnjëlloj grupimi vullnetar për ordinaritete të paskrupullta. Nëse i bëjmë këto, jemi duke vepruar si komunist të flakët, edhe pse unë ose ti, ai ose ajo hiqet natë e ditë si antikominist.
Lartësia e zërit nuk të bën patriot, as komunist, as antikomunist. Fyerjet dhe sharjet e përsonit, nuk të ngrenë as nuk të ulin më shumë se ç’je në të vërtetë. Nuk dua të bëj analistin për veprimet e askujt por, para se të shprehësh për dikë, duhet të shohësh rreth e rrotull vetes, se mos padashje vetëvritesh, se mos pa menduar ato epitete dhe fyrje të shkojnë ty, aq sa “kundërshtarit” tënd. Se si e ku kercen tjetri, ti s’mund ta dish, nëse nuk merresh me thashetheme, pa e menduar se gjuha, qoftë e artikuluar në tinguj, qoftë e shkruar, mund të të mbys përkohësisht, por argumentat dhe e vërteta do të të shpëtojnë. Të deklarosh të paverteta të pambeshtetura është më shumë se një gjendje nervoze. Nuk ka fis në Shqipëri që mos ta ketë pësuar mbi kurriz një lloj përsekutimi. Pioner të Enverit janë quajtur të gjitha ata që kanë vënë , të detyruar shallin e kuq dhe kanë bërë betimin , para se të fillonin mësimin, por vargje për Enverin mund të mos kenë shkruar. Askush s’ka se si të deklaroj patriotizëm më shumë se tjetri, sepse në asnjë komb nuk ka vetëm një patriot, pasi të gjithë në mënyrën e tyre, edhe në mos janë, duan të jenë patriot e përpiqen mesa munden të ndihmojnë atdheun e tyre, vendin e tyre. Patriotizmi nuk ka masë. Nëse dikush e mat vetëm me sa komunista ka vrarë, nuk ka bërë asgjë, veç vetëvrasjes. Komunizmi është ideologji e nuk vritet me një as dy, as me mijëra vetë. Ai vritet vetëm me një rend politik e shoqëror më te mirë. E këtë e tregoi historia, ajo e vrau komunizmin si një rend të dështuar, që mundi të jetoi veç në kokën e Marksit. Para se dikush të hy në privatësinë e tjetrit e t’i shoh fëlliqësitë e moralin , vetëm si e si për ta mundur, duhet të shohë shtrojet e këpucëve të tij, se mos gabimisht duke ecur ka marrë ndonjë pisllëk me vete. Para se të shoh moralin e tjetrit, le të shoh e të analizoi moralin e tij. Vetëm kështu shoqëria, komuniteti dhe, para së gjithash individi do të bëhët një vlerë që reflekton mirësi.
Në asnjë bashkësi shoqërore, që flet një gjuhë e ka të njëjtat tradita, nuk mund të ecet përpara me prapaskena e djallëzi, me fyrje e shpifje të çfarëdolloj niveli. Aq më keq duke menduar, propozuar e këshilluar veprime që prishin individin e familjen, që sjellin dhimbje, qoftë edhe të një përsoni të vetëm. Gjithësecili mund ta ketë rastin të hakmerret e t’i hedh benzinë zjarrit, por para se të veproi le të këshillohet me veten, ta shty qoftë edhe disa minuta veprimin, se kurrë nuk do të gaboi.
Detroit,15 Shtator 2015

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *