TE FTUAR NE KUVEND!

 

Në rubriken e njohur “ I FTUAR NE KUVEND!” Revista “KUVENDI” pati të ftuar, drejtues të Shoqatës “Mirdita” në Detroit, me disa pyetje, në lidhje me aktivitetin dyvjeçar të kësaj Shoqate. Në vazhdim të kësaj rubrike, do të kemi edhe vëmendjen në aktivitetin e disa shoqatave të tjera të komunitetit, si dhe të mediave e rolit të tyre. Kësaj here ftuam:
Albert Arapin, kryetar
Fran Vokrrin, nënkryetar
Gjeuland Markun, sekretar
Dod Qafen, arkëtar
Paulin Markun, anëtar i këshillit

Po publikojmë dy bisedat të cilët u treguan të gatshëm për t’u përgjigjur, ndërsa Kryetari shkruante se ndodhej jashtë Amerikes, në një aktivitet të “ shoqates”. Sekretari nuk përgjigjet, sepse kishte dhënë dorëheqjen, arkëtari nuk dha ndonjë përgjigje.

Pjetër Jaku, botues i Kuvendit
02 mars 2024

Fran Vokrri,
Nënkryetar i Shoqates “ Mirdita”

Z. Pjetër, në përgjigje të inisiatives tuaj, për të realizu një intervistë me drejtuesit e Shoqatës “ Mirdita”, me qëllim përmirësimin e punës së saj, do përpiqem të jap të vërtetën e funksionimit, nga zgjedhjet e fundit deri tani, periudhë për të cilen jeni i intersuar. Ti, si mirditor dhe nismëtar i themlimit të kësaj Shoqate në Amerikë ( e para e tillë ) me 10 Nëntor 2013, kam konstatuar në mënyrë të vazhdueshme, interesimin tënd për ecurinë e saj, nëpërmjet sugjerimeve dhe ndihmës konkrete në shumë raste. Ndaj, unë mendoj, se kjo inisiativë do të kontriboj pozitivisht.
Faleminderit!

1. Si mendoni se ka funksionu Shoqata “ MIRDITA” në periudhen Maj 2022 – Mars 2024, periudhe 22 mujore.
– Jo normale dhe pa efektivitet!
2. A është zbatur Statuti i kësaj Shoqate, në këtë periudhë?
– Jo!
3. A ka defekte Statuti dhe a njihet nga anëtarët?
– Ka nevoj të përmirësohet. Se sa e njohin anëtarët, të gjithë e kanë pasë mundësinë ta kenë!
4. Në një nga pikat e statutit kerkohet: “Arkëtari nuk ka të drejtë të bëj asnjë pagesë, ose të tërheq nga llogaria bankare e Shoqatës asnjë peni pa autorizimin e kryesise, ( drejtuesve të saj ). Çdo mangësi në këtë drejtim konsiderohet shkelje e ligjit të Shoqatës.”
– A ka ndodhur që është shkelur kjo nyje e statutit?
– Ka ndodhur! Konkretisht kur të analizohet veprimtaria e arkës!
5. Në statut thuhet: “Informacioni është detyrë e sekretarit, i cili duhet ta nis në posten e secilit anëtar një herë në tre muaj.”
– Jo! Informimi nuk është realizu!
6. Si është funksionimi i të zgjedhurve, sidomos kryetarit me kryesinë dhe këshillin?
– Jo normal!
7. Sa projekte për aktivitete të Shoqatës janë diskutuar dhe miratuar në Këshill?
– Diskutu janë, miratuar dhe zbatuar asnjë!
8. Nëse Shoqata nuk ka funksionuar si duhet, kur mendoni të bëni zgjedhjet e reja, pasi në maj të këti viti mbaron mandati i kësaj kryesie.
– Eshtë kërkuar për zgjedhje të parakohëshme, por nuk është konkluduar.
9. Nga dhjetori deri tani, bëhën tri takime dhe, asnjëri prej tyre nuk pasqyrohet në të vetmen dritare mediatike, facebook-un e shoqatës, si dhe në këtë dritare nuk është parë asnjëherë veprimtaria e anëtarëve të kësaj shoqate?
– Shoqatës nuk i ka shërby facebook-u dhe nuk është marrë në analizë asnjëherë!


Bisedoi: Pjeter Jaku
29 shkurt 2024

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *