I FTUAR NE KUVEND!

 

Paulin Marku,
Anëtar i këshillit drejtues të Shoqates “Mirdita”, nw Detroit

1. Si mendoni se ka funksionu Shoqata “ MIRDITA” në periudhen Maj 2022 – Mars 2024, periudhe 22 mujore.
– Shoqata Mirdita ne periudhen maj 22 mars 24 ka funksionuar ne menyren me te keqe te mundshme dhe, shkak per kete asht kryetari i saj.
2. A është zbatur Statuti i kësaj Shoqate, në këtë periudhë?
– Statuti i shoqates, qe here permendet i vjetri e here i riu, nuk ka gjet zbatim ne asnj moment…mjafton te degjosh kryetarin, kur thote; vendimet i marr une ( a thu se shoqata asht prone e tij) dhe, jo e komunitetit te mirditoreve, te cilet per kete aresye mendoj se nuk afrohen!
3. A ka defekte Statuti dhe a njihet nga anëtarët?
– Statuti per mua ka defekte serioze. Per shembull: kryetari nuk duhet te kete nr e bankes, parate nga banka duhet te levizin vetem pas vendimit te keshillit dhe te behen nga financieri, i cili autorizohet nga kryetari pas vendimit te keshillit.Deri me sot nuk asht marre asnje vendim ne keshill dhe parate e bankes jane levizur vetem nga kryetari, ne drejtimin qe vetem nje zot e di( ka paguar dhe familjare te tij) pa asnje vendim keshilli.
– Në një nga pikat e statutit kerkohet: “Arkëtari nuk ka të drejtë të bëj asnjë pagesë, ose të tërheq nga llogaria bankare e Shoqatës asnjë peni pa autorizimin e kryesise, ( drejtuesve të saj ). Çdo mangësi në këtë drejtim konsiderohet shkelje e ligjit të Shoqatës.”
4. A ka ndodhur që është shkelur kjo nyje e statutit?
– Ky statut asht shkelur hapur. Shkaku jane metodat komuniste te drejtimit te shoqates, te cilat kryetari i pranon me koshience!
– 6. Në statut thuhet: “Informacioni është detyrë e sekretarit, i cili duhet ta nis në posten e secilit anëtar një herë në tre muaj.”
– Nuk ka ndodhur!
7. A është zbatur kjo pikë e statutit?
– Jo!
– 8. Si është funksionimi i të zgjedhurve, sidomos kryetarit me kryesinë dhe këshillin?
– Marredheniet e kryetarit me keshillin jane si mos ma zi. Sekretari, qe ne gusht te vitit 2023 asht doreheq ne menyre te parevokueshme dhe, nuk merret asnje mase per te zgjedh te riun, pasi kryetari e dinte se nuk kishte vota dhe, vazhdon e ben mbledhje pa dokumentuar asnje takim, ( ose mund te kete shkruar, sipas deshires, ne shtepi). Ne takimin e dt 18 dhjetor 2023, ku ishim 4 persona, kryetari na tha; shoqata ka ra dhe faji asht i imi! Vendosem te shkojm ne zgjedhje te parakohshme, te cilat une i kisha kerkuar, ne momentin kur dha doreheqjen sekretari. Per vendimin e dt 18 dhjetor, qe ne takimin qe do benim me 7 janar 2024, te caktonim nje grup pune, per organizimin e zgjedhjeve. Per kete kam fakte, ku jane prauar nga kryetari. Por, ne takimin e 7 janarit, kryetari na pret ne bese! Parashtron plan tjeter dhe sjell persona qe nuk jane zgjedhur ne kryesi, as keshill. Per te trguar force. E turpshme! Ne nje nga takimet e para te keshillit, asht kerkuar ndryshimi i emrit te shoqates nga kryetari dhe e humbi 6 me 1. U kerkua nga Zef Pergega, t’i japim “Nderi iSshoqates” Abat Doçit, etj dhe kryetari nuk pranoi, duke thene: kemi figura te tjera si Bardhok Biba ( nje figure e sistemit komunist)! Here tjeter nuk asht marre asnje vendim ne keshill per aktivitete. Nje aktivitet qe e organizoi, pa vendim, i cili ka sjelle gjithe debatet, ishte vendosja per drejtimin e aktivitetit te nje jomirditori dhe, dhenia nga kryetari, i fb te shoqates, nje jomirditori . Mirdita ka dhene drejtues me permasa kombtare, e jo me drejtu nje darke. Fatkeqesi!
8. Sa projekte për aktivitete të Shoqatës janë diskutuar dhe miratuar në Këshill?
– Jane diskutuar disa ( veç mendime te kryetarit ) dhe asnjehere nuk jane miratuar.
– 10. Nëse Shoqata nuk ka funksionuar si duhet, kur mendoni të bëni zgjedhjet e reja, pasi në maj të këti viti mbaron mandati i kësaj kryesie.
– Zgjidhja e vetme dhe e vonuar jane zgjedhjet….urgjentisht! Qe nga gushti i vitit te kaluar, nuk asht dokumentuar asnje takim, pasi sekretari asht i dorehequr.
– 11. Nga dhjetori deri tani, bëhën tri takime dhe, asnjëri prej tyre nuk pasqyrohet në të vetmen dritare mediatike, facebook-un e shoqatës, si dhe në këtë dritare nuk është parë asnjëherë veprimtaria e anëtarëve të kësaj shoqate?
– Kete pergjigje mund ta jape vetem kryetari! Uroj qe mirditoret te zgjedhin bijte e tyre me te mire, te cilet nuk mungojne por, per aresyet e mesiperme nuk afrohen. Kushdo qe te zgjidhet, uroj te mos e shoh si vend perfitimi, por si vend investimi. Dhe në fund, kryetari duhet “ falenderuar”, që me aq kurajo, guxim dhe devotshmëri prej komunisti, arriti ta shkatërroj Shoqaten “ Mirdita”. Fatkeqësi!

Bisedoi: Pjeter Jaku
27 Shkurt 2024

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *