SOT 10 VJET ME PARE U KRIJUA SHOQATA “MIRDITA”

Pjeter Jaku

Si sot 10 vjet ma pare u krijua Shoqata ” Mirdita”. me kete rast po publikoj vetem disa pjese te shkeputura nga njoftimet e atehershme ne rrjetet sociale. Veç kesaj, mirditoret do deshironin t’i shenonin ne kalendarin te kesaj krahine vitale edhe keto evenimente te mirditoreve ne diaspore.

Me datën 10 Nëndor 2013, nga ora 3:00 Pm deri në 5 :00 Pm, në një takim që u thirr nga Komisioni Nismëtar, në një nga mjediset e Kishës së Shën Palit, në Rochester Hills u krijua Shoqata Atdhetare “ Mirdita”,  i pari grupim i mirditorve në USA.

Pas numrimit të votave, Komisioni i Votimit njofton zgjedhjen e  Kujtim Qafes  Kryetar i kësaj shoqate.

Me një përshëndetje të shkurtër dhe falenderim për besimin që i dhanë mirditorët e këtij takimi, Kujtimi zuri vend në drejtimin e takimit sëbashku me komisionin e  votimit.  Pas votimit të dytë për kryesinë e kësaj shoqate, u lexuan fituesit: Pjetër Gega, Gjovalin Kola, Viktor Toma, Dod Qafa, Lek Preni, Gjon Simoni, Gentjan Kola, Shkelqim Legisi, Gjok Ndoj, Fran Vokrri, Bardhok Ndoj dhe Gjon Nikolli.

Kryesia zgjodhi: nënkryetar,  Bardhok Ndoj dhe  Fran Vokrri, Sekretar Gjon Simoni dhe arkëtar Pjetër Gega. Sipas  Programit, më vonë do të zgjidhen dhe disa komisione, që do ta ndihmojnë kryesinë për të realizuar programin e miratuar në këtë takim.

Takimi i dyte per zgjedhjet u be ne shkurt te vitit 2016, ku kryetar u zgjodh Bardhok Ndoj. Me marrjen e detyres, Bardhoku krijoi nepermjet sekretarit Ermal Picaku, profilin ne fb te shoqates, vulen, tesrat e antaresise dhe u perpoq te merrte pjese ne aktivitetet sportive te komunitetit.

Takimi i trete per zgjedhje te reja u be, ne Kafe KUVENDI, me 08 Maj 2022, ku pati keta te zgjedhur;

Kryetar u zgjodh  Albert Arapi
Nënkryetar Fran Vokrri
Sekretar dhe arkëtar, Ing. Gjeulan Marku
Kryesia:
Zef Përgega
Dode Qafa
Paulim Marku
Pjetër Gega

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *