DOREZOHET NE SHTYP : ANTOLOGJIA POETIKE 1991-2023

Poeti nuk i bën fjalët veç libra, i gdhend në kujtesën kombëtare!

Poezia nuk ka pse të mbetet monopol i shkrimtarëve të regjimeve!….

Antologji Poetike pa parathënie, pa pasthënie, pa biografira, pa sponsora, pa sorosa, pa pranga, pa propaganda, vjen tek lexuesi dhe admiruesi i Poezise Shqipe , nga autorët që shkruajnë prej viteve 1991 e në vazhdim.Ka më se 30 vjet që injorohet poezia e bukur , kryesisht për faktin se autori nuk është emër i “mirënjohur” në letërsinë e realizmit socialist. Sidomos, nëse autori nuk ka qënë, të pakten një herë të vetme deputet, të paktën një herë gazetar i “Zerit të Popullit”, “Zerit të Rinisë” socialiste , “Drita” e Partise ose , ose kryetar a drejtor i pallatave propogandistike të kultures revolucionare, thumbagji i Revistës “Hosteni” etj.Të prejardhurit e realizmit socialist bëjnë antologji trikëndore:1. Pikë së pari për të na kujtuar se letërsia është pronë e patundshme e tyre.2. Për të na imponuar se, përveç tyre, nuk ka askush talent, as tager të merret me poezi, aq më pak t’i mbetet emri, ose vepra. 3. Për të kapur ndonjë fond nga qeveritë aktuale, ministritë, fondacione, shoqata e sherbëtorë të tjerë të qeverisë, në kohën kur botojnë antologjitë.Këta “famozë” tregojnë një kujdes të jashtëzakonshëm për të zgjedhur poezi më të dobta se poezitë e tyre, me qëllimin, që vet këta të mbesin në krye të Poezisë, gjoja moderne shqipe. Pastaj, o burra, me shpenzime qeveritare, të promovojmë kopertina e fjalime të mbushura me citate e histori antologjishë!Motoja e kësaj Antologjie:Të lexojmë e njohim poezinë e bukur sot, autorët t’i takojmë nesër.Pjeter Jaku

One thought on “DOREZOHET NE SHTYP : ANTOLOGJIA POETIKE 1991-2023

  1. Urime e Suksese pa fund Redaksia e Revistës Kuvendi për këtë nismë sa patriotike, aq edhe ideale për fjalën e bukur shqipe dhe padyshim në ndihmë të poetëve pjesëmarrës për të mbërritur tek lexuesi dhe njohurinë e poezisë së tyre më gjerësisht. Suksese të mëtejshme të gjithë krijuesve! E presim me padurim të zbukurojë bibliotekat, shpirtrat e mendjet tona e estetikën kolektive, siç vetëm poezia di! Faleminderit!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *