Rreth refleksionit të Pjetër Jakut: “Mirësia dhe e vërteta do ta mund përherë të keqen!”
Luigj Gjokaj
Me këso komentesh dhe diskutimesh ecet përpara, jo me shamje,fyemje e shpifje, jo me “unë jam ma i mirë se ti”, jo me “unë di sa dhjetë herë ti, jo me “ja basha e ja kthefsha këtij e atij”, “unë jam patriot ai është tradhtar”, “unë antikomunist ai është komunist” dhe marrina të tjera të pashoqe. Duhet të matemi para se të leshojmë fyerje e shpifje për njani – tjetrin, për vllaun, për motren, për Shqiptarin kudoqoftë e, sidomos ne që jemi në MERGIM do të duhej të jemi më të bashkuar. Ka dhe kësi rastesh kur ndëgjojmë shprehje të tilla: “këta duhet të largohen nga shoqërija jonë, sepse janë ashtu e janë kështu”. Ju luetm si vëllezër e motra, t’i lamë njëherë e mirë të gjitha këto marrina. A më thoni kush përfiton nga këto ngatërresa në komunitetin tonë?!! Pse pra, PSE kështu? Pjetër, për shkrime të tilla të përgëzoj, se vetëm kështu ecet PERPARA, duke i harruar disa gjëra që kanë kaluar. S’ka asnjë njeri në botë që s’ka mangësi. Pra, të gjithë jemi njerëz dhe gabojmë. Eshtë NJERZORE të gabosh, është DJALLEZORE mos ta pranosh gabimin. Eshtë HYJNORE dhe BURRNORE të kerkosh falje, nëse je në gabim. Unë apeloj që të ndalen të gjitha këto diskutime të pabaza në komunitet dhe ndër shqiptarët në Amerik në përgithësi. Çfarë do të presish nga ata që u thonë “mirë ia ke ba LINDES, apo Pjetrit, apo Kujtimit, Luigjit, Simonit, Gjokes, Alfonsit e kujdo tjetër. Jo motra dhe vllezer, jo njani – tjetrit Gishtin e KRIMIT, por doren e Pajtimit. Kemi ku me tregua trimëri e jo me njani – tjetrin. Nuk duhet kështu. Ai që fal vllaun dhe motren është burrë dhe grua i vërtetë dhe e vërtetë. Ndaloni keto! Pse t’u vimë në derë e t’u lutemi me ba paqe mes veti? Ju e dini atë ma mirë se ne, jeni më të zgjuar se ne, s’keni nevojë që ne t’u japim mend juve, jeni poet, shkrimtar dhe veprimtar kombëtar, jeni fise dhe familje të mira, pse të ofendohemi me njani – tjetrin. Ju bëj apel si vllau juaj, jo se jam ma i mirë se ju, aspak, as që di ma shumë se ju, aspak, por vetem si njëri nga ju që u don dhe respekton. Për hir te zotit dhe kombit duhet t’i leni keto. Edhe njëheri Pjetër, sëbashku me Linden, poashtu Kujtimi dhe Simoni, Alfonsi, Luigji, Gjoka dhe kushdo tjetër që është në mospajtim, apo jodashamirësi me njani – tjetrin, ka ardhur koha t’i harrojmë të gjitha e të bashkohemi. Vetem kështu mund ta thejmë armikun tonë, të bashkuar. Të përçarë nuk shkojmë askund. Merrni shembullin e Lekes dhe Luigj Sterbycit, ajo ishte vllaznore, njerzore dhe burrnore, që të kerkojnë ndjesë njani – tjetrit në gabime. Nuk dua t’u zgjas ma shumë, sepse ndoshta po ju mërzis. Unë me Pjetrin s’kam folë nga moti, por ky shkrim që unë e kuptoj si shtrirje dore, bashkëpunimi e mirëkuptimi, duke thënë që të gjithë kemi gabime në këtë jetë, duhet t’i përgjigjemi apelit të tij, prandaj edhe një herë, vetëm me shkrime dhe apelime të tilla do t’ia arrish të dalish në dritë, me vllezër, me shokë dhe miq. Duke ofendu e shkrua kundër, s’do të shkojmë askund, do të mbetemi në humnerë e duke kqyrë gjithmonë mbrapa.Flm për mirëkuptim!
I juaji Luigj Gjokaj
15 Shtator 2015
Latinet kishin nje shprehje “VINI…VIDI…VICI”