Pjeter Jaku
Plagjiaturë përdoret në letërsi për rastet kur një pseudokrijues kopjon dhe përdor si të tijen një krijim të dikujt tjetër.
Në rastin tonë është fjala për disa takime kopjuese të nismës së publikuar dhe të diskutuar të Don Fran Koles, famullitar i Kishës Katolike të Shën Palit, njëkohëshëm edhe një ndër qendrat më të njohura për tubimet e shqiptarëve në përkujtim të ngjarjeve më të rëndësishme, përfshi këtu gjithë trojet shqiptare. Kjo nuk do të thotë aspak se kjo është qendra e vetme me eksluzivitetin për t’i përdorur këto data vetëm ajo. Le të marrim shembullin konkret të Pavarësisë së Kosovës, e cila u përjetua në tw njwjtwn kohw me Qendren e Shën Palit edhe me Qendren Islamike Shqiptare, por në më të shumtën e rasteve kremtimet historike janë bërë së bashku dhe të kombinuara mes qendrave fetare dhe shoqatave funskionale në këtë komunitet. Le të ndalemi në rastin konkret.
Me datën 31 mars 2012 dhe me 09 Prill, sipas disa burimeve të sigurta mbahen dy takime në komunitetin shqiptar të Michiganit nga disa përsona qe nuk e publikojne emrin, duke e quajtur grup iniciues, edhe pse sajojnë një ftesë-ide, një dublikim i panevojshëm, kur që në fillim të shkurtit, dmth më shumë se dy muaj më pare, nisma e Don Fran Kolës është publikuar në mediat e shkruara jo vetëm të Michiganit, por edhe të Amerikës.
Don Fran Kola me idenë e tij, në asnjë rast nuk thotë se 100 vjetori i Pamvarësisë duhet festuar në Qendren e tij, përkundrazi ai del me një program që kjo festë duhet të vazhdojë në tri ditë dhe tubimi kryesore duhet bërë në një qendër asnjanëse, ku të siguroi pjesëmarrjen e më shumë se 2 mijë vetëve, nëse bëhët fjalë për një komunitet prej mbi 100 mijë shqiptarë. Veç kësaj, në idenë e Don Franit thuhet që gjithë aktivitetet e këtij viti jubilar të jenë nën siglen e 100 vjetorit të Pavarësisë. Pra, edhe festivalet e përvitshme që bëhën në dy qendrat e njohura katolike.
Pra, pse u dashka nxituar për të hartuar komisione e njoftime një grup i një nisme të nisur?
Çdo qendër shqiptare që nuk është e kënaqur me projektin e shpallur dy muaj më parë, mund të krijojë komisione e të festojë sipas mendimti të saj. Eshtë krejt normale që secili të krijojë e mendojë për këtë festë, por jo të dubloi nisma të institucioneve që kanë tagër t’i bëjnë!
Eshtë e drejtë e secilit të festojë në mënyrën e tij, por jo të programojë nisma në emër të komunitetit, kur ato kanë shkuar në gjysmën e punës.
Në mbështetje të nismës së publikuar nga Don Frani, Konsulli i nderit Ekrem Bardha dhe Kryetari i Degës së Vatrës për Michiganin Alfons Grishaj, kanë bërë disa takime me qendrat fetare dhe janë drejt finalizimit të takimit të përbashkët të liderve të këtyre qendrave, si dhe të disave nga shoqatat më vepruese në komunitet për të bashkëpunuar, që 100 vjetori i Pavarësisë të përkujtohet, siç e meriton një ngjarje e tillë.
Festat kombëtare nuk mund të minimizohen në çeshtje përsonale!
Me vjen mire qe per te paren here nje prif katolik e sidomos ai i qendres se Shen Palit, mendon ta organizoi festen e Pavaresise me te gjitha qendrat fetrare dhe shoqatat. ne vitet 80 ka qene kjo menyre festimi, vetem per 28 nandori. Do Zoti er kthehet prape dhe asht bash nje detyrimi I Kishes se Shen Palit, e cila ne fillim te viteve 90 p[ati fillue me festue vetem.
Flm Don Fran!