Vëllazëria shqiptaro-turke dhe kërcënimi nga turkofobët katolikë

Olsi Jazexhi

1.

Fuqizimi ekonomik dhe politik i viteve të fundit të Turqisë dhe kriza ekonomike që ka përfshirë Europën Perëndimore po jep efektet e saj edhe në Shqipëri. Efektet janë ekonomikë, demografike, politike por edhe ideologjike. Efektet ekonomike e demografike ne i shohim sot në Shqipëri ku emigrantët shqiptarë që emigruan në Itali dhe Greqi në 20 vitet e fundit tani po kthehen në vend për të kërkuar punë. Ndërsa biznesi europjan është në rënie, bizneset, shkollat dhe institucionet turke po shohin përparime të ndjeshme. Efektet ekonomike po sjellin rritjen e rëndësisë së Turqisë në rajon. Presidentët dhe kryeministrat shqiptarë, të cilët shihen si muslimanë e të korruptuar nga elitat e Europës dhe begenisen vetëm nga emisarët prozelitues të Vatikanit, kur shkojnë në Turqi ndihen shumë më të lumtur, pasi aty priten me nderime si vëllezër nga Rumelia. Ndërsa në Europë shqiptarët janë përbuzur në këto 20 vitet e fundit, e shpesh detyruar të ndërrojnë emrat – nga Artan e Mustafa në Jani e Masimo – e shpesh edhe fetë – nga muslimanë e ateistë për në ortodoksë e katolikë – në Turqi atyre nuk u ka ndodhur një gjë e këtillë. Turqit i sajdisin e i pranojnë shqiptarët ashtu siç janë, pa paragjykime për emrat, të kaluarën apo fenë e tyre. E ndërsa në Europë stereotipi kryesor që sundon mbi shqiptarët është se ata janë të dhunshëm e hajdutë, në Turqi, falë të kaluarës osmane, ata imagjinohen si muslymanë të zgjuar, trima, inatçorë e karrieristë që vinë nga Rumelia.

 

Kriza ekonomike e Europës e ka zbehur joshjen që shqiptarët patën me të në vitet ‘90, kur të çliruar nga komunizmi dhe të uritur për liri brohorisnin “E duam Shqipërinë si gjithë Europa!”  E gjithë Europa, si të cilën shqiptarët donin Shqipërinë në vitet ’90, nuk ishte Europa e prostitucionit, drogës, gey-jve, vizave, konvertimeve në kristianizëm dhe përbuzjeve që shqiptarët hoqën mbi supe në këto 20 vite me radhë. Kur në vitet ‘90 ata brohorisnin “E duam Shqipërinë si gjithë Europa!”, Europa që ata kishin parasysh ishte ajo e mirëqenies ekonomike dhe sociale, e deutsche-markave e mercedesëve, dhe jo Europa e poshtërimeve greke e italiane, e shkatërrimit të familjes, diskriminimit fetar dhe etnik që emigrantët hoqën kur shkonin në Europë.

2.

Dobësimi ekonomik i Europës dhe influenca në rritje e Turqisë në Ballkan – sipas teorive të ministrit të saj të jashtëm Ahmet Davutoglu – i cili e sheh Ballkanin si qendër të Koncertit europian të pushtetit e jo si provincë të prapambetur – siç e sheh Brukseli – apo tokë heretikësh ortodoksë dhe islamik – siç e sheh Roma – ka nisur të zgjojë shqetësime e makthe te shumë të krishterë e qafirë shqiptarë. Rishfaqja e Turqisë si fuqi rajonale në Ballkan e si aleat i Amerikës në Lindjen e Mesme dhe Kaukaz, ka qenë e paimagjinueshme për shumë fondamentalistë të krishterë shqiptarë apo vllehë. Kur Aurel Plasari shkroi më 1992 librin “Vija e Teodosit rishfaqet: nga do t’ia mbajnë shqiptarët?”, sipas tij e ardhmja e shqiptarëve duhej të ishte drejt Perëndimit e Krishterimit. Por rikthimi i supozuar turk i ka bërë simendimtarët e tij të zhgënjehen e tremben. Në shkrimet e Arbën Xhaferrit (Pasojat e Akraballëkut, 2007), Piro Mishës (Neo otomanizmi dhe Shqipëria – 2010), Kristo Frashërit (Greqi – Serbi – Turqi, ringjallet trekëmbëshi armiqësor – 2011), Ismail Kadaresë etj., ne kemi lexuar qurravitje e protesta histerike të kaurëve tanë kundër rikthimit të Islamit dhe Turqërisë në Shqipëri.

 

Vizita e fundit e kryeministrit Berisha në Turqi, që u organizua këtë fillim prilli 2012 dhe deklarata që ai bëri pranë Kryeministrit turk, të cilit i tha “ju falënderoj përzemërsisht për pritjen vëllazërore, e them kështu sepse kemi lidhje gjaku.”, ka shërbyer si një shkëndijë tjetër për të rilëshuar një reaksion histerish zinxhir në mesin e kaurëve të Tiranës dhe Prishtinës, për të protestuar ndaj idesë së miqësisë shqiptaro-turke. Në këto ditët e fundit Malken Misha, Kiço Blushi, Pirro Prifti, Fahri Xharra, Enver Robelli, Romeo Gurakuqi, Ardian Ndreca, Alfred Çako, Andrea Stefani etj. janë disa nga turkofobët që kanë prodhuar disa nga shkrimet më fantastike antiturke që janë lëshuar në Shqipëri në këto vitet e fundit.

3.

Deklarata e Kryeministrit për vëllazëri e lidhje gjaku shqiptaro-turke është refuzuar në mënyra të ndryshme nga turkofobët. Disa e kanë refuzuar në terma pornografikë, disa në terma konspirativë, e të tjerë në terma fetarë. Në gazetën ‘Shekulli’ të datës 11 prill, Alban Guri, që i quan turqit hunë e mongolë, të dhunshëm e plaçkitës, thotë se, meqë “na i kanë përdhunuar gjyshet e stërgjyshet, (e prandaj) kjo nuk na bën vëllezër.” Lorenc Vangjeli idenë për vëllazëri me turqit e ka përshkruar si diçka e cila, nëse do të ishte e vërtetë, do vinte si pasojë pse “gjyshet shqiptare kanë rënkuar me ushtarët turq të garnizoneve pushtuese, ose hamshorët shqiptarë kanë bërë namin në viset e vjetra të gjysmëhënës.” Skenaristi i filmave antiturq të kohës së komunizmit, Kiço Blushi, prezencën turke sot në Shqipëri e ka shpjeguar në shkrimin “Ballkanadoll plus “Sulltan Sulejman”” si një pushtim i dytë turk që “po bëhet nëpërmjet haremit, duke synuar kulturalisht një lloj zaptimi të dytë të territoreve që dolën nga sundimi gati pesëshekullor. Kësaj here jo me shpatë e jeniçerë, por me kulturë “perandorake”, me film, me art, me intriga oborri, me ndikim fetar, me qasje propagandistike e me melhem-nostalgji, duke rigjallëruar idenë imperiale.”

Vëllazëria shqiptaro-turke e Kryeministrit është refuzuar edhe në forma fantastiko-shkencore e konspirative. Alfred Çako, p.sh., në shkrimin “Ne vëllezër të një gjaku me turqit?!!” të botuar në ‘Gazeta Shqiptare’, turqit i tregon si një racë “turanike mongoloide … e ardhur në Azinë e Vogël pellazgjike gjatë hordhive të ardhura prej Ulan Batorit,” ndërsa shqiptarët i tregon si pasardhës të “një race të bardhë të ardhur për herë të parë në planet nga yllësia e Andromedës, nga i ashtuquajturi niveli i dytë i dendësisë së vibrimit”, të cilët edhe pse kishin ardhur në tokë pas të zinjve, “në shkëmbim të një teknologjie më të lartë ndaj të zinjve që kishin ardhur 1 milion vjet para në Afrikë, … ju lejua pjesa veriore e planetit.” Si pasojë e këtyre origjinave të ndryshme, Fredi konkludon që ne, pra “hyjnorët” e Tiranës, s’kemi lidhje me mongoloidët e Ankarasë. Në linjë me Fredin qëndron edhe Paskal Milo, i cili ilirët i përshkruan si të qytetëruar, ndërsa turqit si njerëz të shkretëtirës. Deklaratën e Berishës për vëllazëri ai e quan “një sipërmarrje shumë të guximshme … që të gjenim lidhje gjaku midis pasardhësve të ilirëve dhe turqve të ardhur nga shkretëtirat e Anadollit.” Por Paskali, ashtu si edhe Auron Tare, deklaratën e Berishës e sulmon edhe në terma konspirativë, duke e quajtur “një teori serbe” dhe “të Millosheviçit.”

Teorive konspirative të turkofobëve, që vëllazërinë me turqit e refuzojnë nga inati i rënkimit të gjysheve nën jataganin turk, i janë shtuar edhe konspiracitë politike. Këtë bën p.sh. Maklen Misha, në shkrimin “Lëvizjet e fundit në politikën e jashtme të zotit Berisha”, të botuar në ‘Shqip’ më 12 prill 2012. Misha junior, që shkrimin e nis me një fjali konspirative siç bën Marksi në Manifestin e Partisë Komuniste, shkruan “diçka po lëviz në politikën e jashtme shqiptare”. Dhe diçkaje, sipas Maklenit të Piros, është përqafimi i kryeministrit Berisha të projektit neo-otomanist turk, i cili po e përdor këtë ideologji kundër Europës. Në linjë me Maklenin qëndron edhe ortodoksi tjetër Andrea Stefani, i cili “diplomaci(në) me gjak turk (të) Berishës e shikon si “devijim (të) orientimit politik të Shqipërisë nga Europa drejt Azisë. Devijim që e ka parathënë me kohë edhe shkrimtari i shquar i shqiptarëve, Ismail Kadare.” Për Stefanin lidhja e gjakut shqiptaro-turk është një devijim nga “Rilindësit shqiptarë, që luftuan kaq shumë për ruajtjen e identitetit kombëtar nga asimilimi prej pushtuesve”.

4.

Por shkrimet më fantastike kundër turqve janë prodhuar si gjithnjë nga katolikët, të cilët, falë përrallave të Kishës Katolike dhe nacionalizmit shqiptar që ata u besojnë më shumë sesa Jezu Krishtit, turkun e shohin si të keqen më të madhe që ekziston në faqe të tokës. Shkrimet katolike me turq e konspiraci otomanësh po botohen prej disa muajsh në gazetën e revistën e Henri Çilit, MAPO. Në numrin e fundit të revistës, lezhiani Alfred Lela i “zbuloi” publikut shqiptar se Partia e Aleancës Kuq e Zi me “rilindësin” Kreshnik Spahiu i cili ulëret kundër Turqisë dhe Al-Kaedës ditë e natë, në të vërtetë paskësh qenë pjesë e projektit okult neo-otoman. Pra, AKZ-ja me shqiponja, Skënderbe dhe Kreshnikun që bën temena me duart shqiponjë mbi gjoks, paskësh qenë një Parti Turke. Pak ditë përpara se Lela të denonconte konspiracinë Kuq e Zi, këshilltari i presidentit Bamir Topi, Agron Gjekmarkaj, në një shkrim të botuar në gazetën Panorama, me titull “Mbi terminologjinë ‘populli vëlla’ turk”, protestonte pse politikanët tanë i quajnë turqit vëllezër në një kohë që me Turqinë “na lidh vetëm pushtimi gati 500-vjeçar”dhe “pushtimi mund të merret si histori e përbashkët, aq sa është e tillë një marrëdhënie përdhunimi.”

Por deklarata e kryeministrit Berisha i cili sapo shkoi në Turqi, i ripohoi Erdoganit, atë që Gjekmarku denonconte pak ditë më parë, ka qenë shkaku i cili ka lëshuar një sërë katolikësh të zhveshin jataganët e tyre vigjilentë kundër neo-otomanizmit, i cili, mesa duket, s’ka të sosur.

5.

Ndër shkrimet e katolikëve më mbresëlënëse që kam lexuar këto ditë nuk mund të lë pa përmendur shkrimin e Ardian Ndreca me titull “Kryeministri me gjak turk ndër vena” botuar më 10 prill në MAPO. Shkrimi në fjalë ishte një shkrim tipik fanatik katolik; i mbushur me urrejtje për turqit dhe Islamin. Që të jemi i drejtë, shkrimi nuk ndryshonte shumë prej rrëfimeve që fëmijët e shkollave në Shqipëri mësojnë mbi turqit. Ndreca sulmonte Kryeministrin që kish deklaruar lidhjet e gjaku me turqit, e për këtë e akuzonte si “nji turk europian” e “dhelpën e vjetër.” Por ndryshe nga Paskal Milo dhe Auron Tare, që deklaratën e shpjegonin si pjesë të një skenari serb, Ndreca ishte më konkret. Ai tregon që që kur Turqit janë larguar nga Shqipëria, kanë lënë pas një kolonë të pestë, kolonësh turq, të cilët hiqen si shqiptarë, por që nuk janë të këtillë. Ai thotë “shumë banorë të Republikës së Shqipërisë kanë për përqindjen e gjakut turk në venat e tyne.” Sipas tij, “otoman(ët) në Shqipni s’kanë lanë vetëm turqizma, bejte dhe do rrënoja pa vlerë, por edhe disa rrënoja morale të lyeme me varak europian.” Më tej i akuzon turqit se e kanë lënë vendin të prapambetur, por që para ardhjes së tyre kishte “nji kulturë … me Europën.” Turqit akuzohen nga frati katolik edhe si prishës të gjuhës, monumenteve, qyteteve  antike, rrugëve e që përçanë shqiptarët në një “natë të gjatë pesëshekullore.” Turqia akuzohet edhe për bashkëpunim me serbët, për shpërnguljet e shqiptarëve në Anadoll, deklarimin e tyre turq etj. Si përfundim, deklaratën e lidhjes së gjakut Ndreca e shpjegon si pjesë të një konspiracie neo-otomane, e cila “asht transversale e s’mund t’i mveshen të gjitha Berishës.”, pasi “Në nji llogore me të gjinden edhe shumë prej kinse kundërshtarëve të tij, e kam fjalën për disa intelektualë, produkte finale të zuzarisë topitëse të enverizmit shqiptar të viteve ’80”. Pra, sipas Ndrecës, ndërsa Berisha është një munafik neo-otomanist të cilit “i intereson vetëm pushteti”, në anën tjetër, në Shqipëri, ka besimtarë të vërtetë në llogoren neo-otomanite, të cilëve “u intereson edhe kthimi me fytyrë nga Bosfori.” Rrëfimit fantastik të Ndrecës i mungojnë vetëm shtrigat, demonët dhe akuzat e inkuizicionit kundër turqve si heretikë – të cilët ashtu si Gabriele da Salo më 1497 – nuk pranojnë që Jezu Krishti është Zot, por bir njeriu. Sikur të futeshin edhe këto elemente, unë mendoj se ky do ishte një shkrim fantastik për katekizmin e meshave katolike, ku besimtarët yshten të besojnë se Jezu Krishti vdiq në kryq për të shpëtuar botën e se tani ndodhet mes nesh.

6.

Megjithatë, shkrimi më i rëndësishëm i këtyre ditëve kundër marrëdhënieve të Shqipërisë me Turqinë ka ardhur nga Romeo Gurakuqi i Universitetit Europjan të Henri Çilit. Shkrimi me titull “Për një shtet demokratik, shekullor e të europianizuar”, botuar në gazetën Panorama më 13 prill, përveç gabimeve të shqiptimit që ka, dhe tezave konspiraciste me turq që pothuaj të gjithë shkrimet e tjera kanë, është edhe kërcënues. Për ata që dinë të lexojnë mes rreshtash, Gurakuqi në këtë shkrim shpalos platformën e ardhshme të një lufte civile kristiano-muslimane në Shqipëri. Kjo tregohet që në hapje, ku autori thotë se nëse neootomanizmi e “disponibiliteti përulës e puthadorës në një spektër të rëndësishëm të politikës shqiptare ndaj segmenteve të dallueshme të qeverisjes aktuale në Republikën e Turqisë… do të gëzonjë një përkrahje politike, të fshehur apo të hapur,” e “do të merrte një ton orientues në politikën tonë të brendshme dhe të jashtme, ajo do të përbënte ogurin më të zi në jetën e shtetit tonë në këtë 100-vjetor të pavarësimit, pikërisht nga zgjedha hamidiane, sepse do të shkaktonte një çarje të thellë të brendshme, që mund të rezultojë e pariparueshme, brenda popullit tonë dhe qytetarëve të lirë të këtij vendi.”

Në brendësi të shkrimit Gurakuqi i tregon lexuesit një gjë që pak vetë e dinë. Ai tregon sesi Rilindja e bazat e shtetit shqiptar që krijoi Italia me Austrinë, që nga qeveria e Vlorës, Statuti Organik i Vidit, Kongresi i Lushnjës, monarkia e Zogut e deri me Kushtetutën e vitit 1998 kanë sanksionuar një fakt në Shqipëri. Shteti shqiptar është ndërtuar na vazhdimësi si laik dhe “filozofia albanianiste” ka qenë ajo e shtypjes së shumicës muslimane nga pakicat e krishtera. Shtypja ka qenë e vazhdon të jetë kulturore, politike, ideore. Jo më kot Skënderbeu e Nënë Tereza u rrinë shqiptarëve si lugat mbi kokë, që nga Prishtina e deri në Tiranë. Por Gurakuqi, i cili shqetësohet nga fuqizimi i muslimanëve si pasojë e faktorit turk, kërcënon se, nëse kjo politikë 100-vjeçare do të rishikohet, atëherë vendi do të hyjë në një “ballafaqim të ftohtë të brendshëm, në mes atyre segmenteve të popullit tonë që syrin, zemrën dhe trurin e kanë pasur historikisht të hapur për kah liria adriatikase dhe joniane dhe çdokujt që mendjen dhe gojën e mban të lidhur me qasjen hamidiane dhe xhonturke të Davutoglusë.” Me përdorimin e termave adriatikas dhe jonian, dhe jo termin atlantikes, i cili nënkupton aleancën e udhëhequr nga Amerika, Gurakuqi tregon që katolikët shpresat i kanë ende te Italia, ndërsa ortodoksët te Greqia. Autori që ka lexuar dokumente historike dhe i di hilet që Fuqitë e Krishtera të Europës luajtën me shqiptarët kur ua ndërtuan shtetin më 1920, riardhjen e turqve e trajton si një shfaqje të dytë të hijes hamidiane në Shqipëri. Të parën e identifikon me udhëheqjen e Esad Pashë Toptanit, kundër të cilit u mobilizua i gjithë spiunazhi protestant dhe katolik në Shqipëri e Europë, i cili edhe vrau Pashën me atentatin terrorist të Avni Rustemi në Paris. Ndërsa i dyti lidhet me sundimin e Fatos Nanos në mesvitet 2000, kur socialistët krijuan një qeveri të dominuar nga ortodoksët.

Gurakuqi, ashtu si edhe shkruesit e tjerë të kohëve të fundit, rritjen e prezencës turke në Shqipëri e lidh me fantazmën e neo-otomanizmit. Tamam si Arben Xhaferri, i cili në gusht të vitit 2011 deklaroi se rishkrimi i teksteve të historisë në lidhje me turqit do të çojë në “destabilizimin e menjëhershëm të shoqërisë shqiptare…Shqiptarët e krishterë do të reagonin menjëherë dhe natyrshëm kriza do të marrë përmasa të humbjes së besimit të ndërsjellë” edhe teza e Gurakuqit është po kjo. Pra shkrimi i tij me pak fjalë thotë që ose Shqipëria do të vazhdojë të mbajë marrëdhënie armiqësore me turkun dhe t’i nënshtrohet «lirisë adriatike», ose përndryshe katolikët adriatikas do të bëjnë luftë civile. E për të ruajtur këtë «frymë albanianiste» Gurakuqi i apelon drejtuesve të shtetit shqiptar që të rivendosin “balancën… në parametrat ekuilibrues realë në të gjitha hallkat e drejtimit të shtetit dhe qeverisë”, pasi ky “është një trashëgim që na e kanë lënë etërit e mëdhenj të kombit tonë, është një detyrim ndaj publikut shqiptar, është një angazhim serioziteti ndaj Shtetit dhe pjesë thelbësore e angazhimit politik europianizues.” Por balanca që Romeoja kërkon është një balancë me hile, shpifje dhe gënjeshtra historike dhe politike. Balanca që ai kërkon është që një komunitet pakicë, siç janë katolikët, të sundojnë kundër shumicës që janë muslimanët. Gurakuqi, i cili, ashtu si edhe rektori i tij Tonin Gjuraj, apo shefi i institutit albanologjik, Ardian Marashi, që u zbritën nga malet nga Jozefina Topalli pas-komunizmit, e sot janë në pozita pushteti në Tiranë, kërkojnë që marrëzitë e tyre mesjetare, urrejtjet e hasmëritë katolike kundër turkut otoman dhe Turqisë të vazhdojnë t’ua imponojnë politikës shtetërore të Shqipërisë e vazhdojnë dhe izolojnë shqiptarët nga Turqia. E tani që turku i Ankarasë – edhe pse unë nuk e besoj një gjë të këtillë – më në fund po lëshohet sërish nga Anadolli drejt Ballkanit, kaurët që i ka zënë paniku nga përrallat 500-vjeçare me jatagan, kërkojnë që edhe ne, jo-katolikët, të besojmë në legjendat me turq dhe osmanë e të refuzojmë dorën vëllazërore të Turqisë. Nëse nuk e bëjmë një gjë të këtillë, Gurakuqi i Jozefinës na kërcënon se do të organizojë “një çarje të thellë të brendshme, që mund të rezultojë e pariparueshme.” Përgjigjja ime për Romeon dhe klanin e tij është kjo: nëse keni takat e jeni seriozë për këtë që thoni, organizojeni këtë çarje, dhe, ashtu si gjyshërit tuaj në kohë të Skënderbeut, hipini anijeve dhe gjeni atë që doni matanë Adriatikut. Ne muslimanët, do jemi rehat këtu ku jemi, me apo pa Turqinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *