Ne Teqen Bekatashiane te Michigani, e vetmja Teqe per shqiptaret e Amerikes, u kremtua sot, me 25 Mars, Festa e Sulltan Nevruzit, e cila zakonisht bie me 22 mars. Ne kete Teqe me tradita, e cila per dekada u drejtua nga kleriku i njohur, si atdhedashes, njeriu paqesor dhe i dituri Baba Rexhepi, moren pjese shume besimtar bektashjane te ardhur nga disa shtete te Amerikes, ashtu siç ndodh çdo vit. Veç tyre, festen e nderuan edhe emigrante shqiptar te besimeve te tjera, si te besimit katolik, ashtu edhe mysliman. Poashtu, nderohej festa edhe me kleriket e njohur Don Fran Kola, famullitar i Kishes se njohur te Shen Palit, si dhe Don Ndue Gjergji, famullitar i Kishes Katolike Zoja Pajtore e Shqiptareve. Festen e hapi dhe drejtoi aktivisti i njohur shqiptar, Konsulli i Nderit per Michiganin dhe, njekohesisht, Kryetar i Keshillit te Teqes se Baba Rexhepit, Ekrem Bardha. Pasi uroi festen e Madhe te Sulltan Nevruzit, Bardha ia dha fjalen, poetit dhe publicistit, aktivistit te njohur ne demokracine shqiptare, te ardhurit nga Wiskonsini, Gezim Basha. Zoti Basha foli per rendesine e festes si dhe kohen ne te cilen behet kjo feste e pervitshme. Gjithashtu, Zoti Basha nuk ndejti pa e permned edhe traditen e bashkepunimit ndermjet tri feve te shqiptareve dhe, veçanerisht ne emigrim, ku fryma paqesore dhe afrimi nderfetar behet nje deomosdoshmeri.
Me pas, Zoti Bardha, ua dha fjalen Baba Arshiut mbi 100 vjecar, qe nje jete te tere e kaloi ne sherbim te bektashianeve te Amerikes, nen drejtimin e te njohuri dhe te mirit Baba Rexhepi, si dhe dervishit te kesja qendre, Dr. Elidon Pashait, i cili pershendeti dhe uori besimtaret bektashjan dhe gjithe te pranishmit per kete feste, e cila eshte ne traditen me te mire te keti besimi. Pas tyre, Bardha ftoi kleriket, Don Fran Kola dhe Don Ndue Gjergji, duke u dhene mundesine te pershendesnin dhe te uronin te pranishmit, si dhe t’i jepnin nje rendesi te veçante frymes paqesor qe duhet te mbizoteroi ne komunitetin shqiptar te Michiganit. Ne emer te Xhamise pershendeti nje perfaqesues i saj , ne pamundesine e pjesemarrjes se Imam Shujab Gergurit. Nga Dega e Federates Panshqiptare ” Vatra” ishin te pranishem ne kete feste anetari i Kryesise se Deges, aktivisti i njohur Kujtim Qafa dhe Sekretari Mondi Rakaj.
Per revisten ” Kuvendi”
Mondi Rakaj