Ish kryeministri i Shqipërisë Ilir Meta për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës
WASHINGTON D.C : Burime shqiptare këtu në New York kanë bërë të ditur se për një vizitë disa ditore në Shtetet e Bashkuara do të jetë kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta. Të njëjtat burime i thanë korespondetin tonë në New York, Beqir Sina, se vizita e Metës do të zgjasë dy ditë dhe parashikohen të zhvillohen takime me zyrtarë të Departamentit të Shtetit, Kongresin dhe Senatin Amerikan. Takime këto që zhvillohen në kuadrin e atyre që mbajnë gjithmonë isntitucionet e larta amerikane me lider politik dhe përfaqësues të partive, shoqatave dhe organizatatve jo qeveritare nga Shqipëria.
Në një komunikat për shtyp thuhet se vizita e ish kryeministrit të Shqipërisë zotit Ilir Meta kreu i LSI, bëhet me ftesë të Qendrës për Marrëdhëniet Transatlantike të universitetit “John Hopkins”, ku zoti Meta do ta nisë vizitën duke mbajtur një fjalë në panelin prestigjioz të Qendrës për Marrëdhëniet Transatlantike në Uashington, me temë “Çfarë mund t’i tërheqë investimet e huaja në Shqipëri”.
Më tej sqarohet se zoti Meta do të ketë mundësi të zhvillojë, edhe takime të tjera gjatë kësaj vizite në Departamentin Amerikan të Shtetit, por edhe në Capitol Hill ku pritet të takohet në Kongresin dhe Senatin Amerikan. Mirëpo, thuhet se Meta do të takohet edhe me komunitetin shqiptarë në Shtetet e Bashkuara.
Takimi i kreut të LSI-së në SHBA vjen në një kohë kur Uashingtonin pak javë më parë e vizitoi kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, si dhe lideri i opozitës, në Shqipëri, kryetari i Partisë Sociliste Edi Rama
Që prej vendimit të marrë nga Gjykata e Lartë që e nxori të pafajshëm , kreun e Lëvizjes Socialiste për Integrim zoti Ilir Meta ka zhvilluar vizita të sukseshme edhe në Gjermani dhe në Slloveni.
Ilir Meta, kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, në Lubjanë mori çmimin “Personalitet më Pozitive për Politikën e Jashtme gjatë vitit 2010”, i cili iu dha nga Instituti për Studime Ballkanike dhe Lindjen e Mesme IFIMES me qendër në Ljubjanë. Çmimi iu dha për kohën që Meta drejtonte Ministrinë e Jashtme dhe iu dorëzua nga ish-presidenti Kroacisë, Stjepan Mesiç. Sipas këtij instituti studimesh, i cili mbushi dje 10-vjetorin e krijimit të tij, Meta ka dhënë kontributin e tij pozitiv dhe real në mbarëvajtjen e politikës së jashtme të Shqipërisë dhe për ndikimin e tij personal dhe institucional për forcimin e marrëdhënieve të mira rajonale dhe të fqinjësisë së mirë mes vendeve të Ballkanit Perëndimor./B.Sina/