Në Miçigan – SHBA u organizua turneu i Futbollit

Me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë në Miçigan – SHBA u organizua turneu i Futbollit
BEQIR SINA,Southfield – Michigan
Southfield Michigan :Me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë në Miçigan – SHBA, u organizua një aktivitet masivë kushtuar kësaj ngjarje të rëndësishme kombëtare, nga Kisha Katolike Shqiptare Zoja Pajtore me famullitarin e saj Dom Nue Gjergji e cila me këtë rast mbajtri edhe një Turne Futbolli për moshat 9-12 vjeçare.E përfshirë , si shumë organizata dhe institucione të tjera shqiptare, këtu në SHBA, edhe Kisha Zoja Pajtore e Shqiptarve në qytetin Southfield të Michiganit, me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë – Ditës së Flamurit gjatë këtyre ditëve mbajti edhe një veprimtari madhështore të cilën e quajti “Festivali Lirisë”. Në këtë festival morën pjesë më shumë se 2 mijë bashkëatdhetarë. Kjo është një traditë vjetore e kësaj famullie, që po e feston me shumë aktivitete të ndryshme kulturore dhe sportive, këtë ngjarje historike.

Një nga aktivitetet e ditës së parë të shtatorit ishte edhe Turneu i Futbollit për fëmijët e moshave 9-12 vjeç.

Aktiviteti filloi ditën e shtunë më datën 1 Shtator, 2012 në fushën e kompleksit sportive pranë kishës, “Zoja Pajtore” ku moren pjesë katër formacione sportive me ekipet e tyre. Nga këto dy ekipe ishin të famullisë “Our Lady of Albanians”, një ekip nga “White Eagles “ të komunitetit polak, dhe një ekip tjetër shqiptar i klubit të grupmoshave “FC Albania”.

Turneu nisi ditën e shtunë me dy takimet e para ku skuadrat u ndanë në dy grupe dhe filloi me takimin “Our Lady of Albanians kundër ekipit “FC Albania”. Ndeshja përfundoi në barazim me rezultatin 2 me 2. Ndeshja vazhdoi deri tek gjuajtja e penalltive, ku skuadra e “Our Lady of Albanians” fitoi dhe kaloi Group A” .

Takimi i dytë i vlefshëm për Grupin B u zhvillua midis klubit “White Eagles” dhe “Our Lady of Albanians”. Ndeshja perfundoi me rezultatin 4 me 0 për skuadrën e fëmijëve polakë “White Eagles.”

Ditën e dielë në praninë e qindra shikuesve u zhvilluan dy takime të tjera që u ndoqën më një interesim të veçantë nga shumë të pranishëm të komunitetit që inkurajuan skuadrat e tyre. Ndeshja e parë e ditës së dytë të këtij turneu futbollistik, ishte ajo ndërmjet skuadrës fituese e Grupit B “ dhe fituess e Grupit A, e cila përfundoi me fitoren e te pares me rezultatin 5 me 3. Ndërsa ndeshja e dytë u zhvillua midis “FC Albania” dhe “White Eagles”, takim ky që përfundoi me rezultatin e thellë 4-1 për skuadrën “FC Albania”.

Finalja e këtij Turneu interesant u zhvillua mbasditen e diel midis “FC Albania” dhe “Our Lady of Albanians” dhe u ndoqë nga spektatorët e shumtë të cilët kan inkurajuar fëmijët gjatë lojës së tyre. Një nga drejtuesit kryesorë të këtij turneu futbollisitik ‘ Gjok Koja, tha për gazetën tonë se : “Ky ishte me të vërtetë një turne i bukur futbolli të cilët përgatiten shumë mirë nga trajnerët e tyre,, por tha Koja, ajo që do t’a bënte edhe më interesante këtë turne, ishte padyshim edhe entuziazmi dhe inkurajimi i shikuesve të shumtë që shihej kudo në këtë amosferë sportive”.

Takimi final përfundoi me fitoren e ekipit “vendas” atë të Kishës Katolike Shqiptare Zoja Pajtore, “Our Lady of Albanians” me resultatin 3-0.

Famullitari i kësaj kishe Dom Ndue Gjergji dhe Dom Martin Jaku i dorëzuan kupat e turneut të futbollit skuadrave më të mira dhe futbollistëve më të dalluar.

Zoti Gjok Koja u shpreh se: “Kjo fitore e këtyre fëmijëve nuk ishte e para, mbasi po këta fëmijë para pak kohe morën pjesë në turnamentin e zhvilluar në Toronto – Kanada, nga komuniteti shqiptar atje nën drejtimin e Dom Gjovani Kemali, ku përsëri ekipi i Kishës Katolike Shqiptare Zoja Pajtore, “Our Lady of Albanians” doli i pari dhe fitoi kështu kupën e Turneut të Torontos”, tha ai.

Organizatori i këtij Turneu që iu kushtua 100 Vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, falemnderoj me kete rast në mënyrë të veçantë trajnërët e të gjitha skuadrave pjesëmarrese, të cilët me punën vullnetare dhe të pa lodhshme përgatitën në mënyrë profesionale femijët që morën pjesë në këtë Turne, kaq të bukur dhe mjaft tërheqës për mbarë komunitetin shqiptar të kësaj zone.

Një faleminderim i veçantë u përcoll edhe për trajnerin Chris të skuadrës “United Eagles”, trajnerin Graniti të “FC Albania,” Rolandin dhe Benin të “Our Lady of Albanians” . Tranierët, fëmijët dhe prindërit e tyre, si dhe shikuesit e shumtë që ndoqën turneun futbollistik. Gjithashtu, fjalët më të mira ata i kan për Dom Ndue Gjergjin, famullitarin e Kishës Katolike Shqiptarë Zoja Pajtore, në Southfield – Michigan, dhe këshillin e kësaj kishe për përkrahjen dhe ndihmën në organizimin e këtij Turneu kushtuar 100 Vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë të cilët, thanë ata, na u gjetën shumë afër jo vetëm me përkrahjen e tyre, por edhe në ndihmën që na dhanë gjatë këtij turneu.

Ky turne futbollistik, u bë edhe më interesant me presencën e medias shqiptare në Amerikë, si të gazetarëve të gazetave dhe revistave të ndryshme brenda dhe jashtë Michiganit, si dhe stafit të stacioneve televizive të komunitetit shqiptar në Michigan.

Dom Ndue Gjergjin, famullitari i Kishës Katolike Shqiptarë Zoja Pajtore, në Southfield – Michigan, në fund të këtij turneu tha :”Në emërin tim të këshillit e kësaj kishe, përshëndesim, fëmijët e talentuar, tranierët e tyre të pasionuar, këshillin organizues të këtij turneu, prindërit e atyre dhe adhuruesit e futbollit, duke ju uruar me këtë rastë “Gëzuar 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë! një jubile të suksesshëm për mbarë shqiptarët brenda dhe jashtë atdheut të tyre”..

Foto nga turneu:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *