Edhe një aktivitet në prag të 100 vjetorit të Pavarësisë

“Logu i Shën Gjonit” të Hotit, vjen në traditën e festimeve në vendin prej nga vijnë hotjanët. Paraqitja në formën e një parade, me kostumet popullore, ashtu sic bëhët edhe në festime të tjera, vjen si një mundësi më shumë për t’u njohur e takuar me njëri-tjetrin. Në këtë “paradë”, veç veshjeve e paraqitjes së traditave më të mira, “ konkuronte” dhe vallja e muzika, një log ku bashkëbisedimi  bëhëj në një tjetër formë. Për ta mbajtur gjallë këtë traditë, Fondi Humanitar “Rapsha e Hotiti”, organizoi me datën 29 Gusht 2012, në mjediset e jashtme të Qendrës së Shën Palit këtë aktivitet disi të veçantë, por edhe për t’i shtuar këtij viti festiv një datë të re, në festimet e përvitshme.

Kishte më shumë se dy javë që Don Fran Kola, famullitari i kësaj qendre u interesua për të marrë lejen e këtij aktiviteti, pasi në mes javë është e vështirë të bësh muzikë në fushë të hapur. Pas sigurimit të lejes, organizatorët, ( kryesia e këtij fondacioni) mori masat për organizmin e aktivitetit, duke ndërtuar skenën dhe programin që do ta bënte vërtet një mjedis festiv, ku të pranishmit jo vetëm të argëtoheshin, por edhe t’i shtonin kësaj feste tradicionale, një mundësi më shumë në anën cilësore të koncerteve komunitare. Kryetari i këtij fondacioni, Anton Lajçaj, në bashkëpunim më kryesinë, siguruan fillimisht fondet e nevojshme, pastaj bën ftesat e artistëve që do e bënin sa më tërheqës këtë pasdite dhe mbremje disa orëshe në qendrën më të njohur të tyre.

Aktivitetin e drejtoi Vera Lajçaj, e cila falnderoi emër për emër donatorët e , më pas ia dha fjalen Gjergj Marashit Gjonaj, i cili përshendeti në emër të Këshillit Organizativ të këtij Fondacioni. Don Fran Kola, në përshëndetjen e tij solli një lutje shumë  domethënëse të Nënë Terezes, e cila i shkonte më së miri kohës dhe, në disa raste jetës tonë komunitare. Falja, paqa, durimi ishin thelbi i asaj lutjeje. Në programin artistik do të spikaste grupi i valleve, drejtuar nga Joli Paparisto dhe mbështetur e përkrahur nga Qendra e Shën Palit, ku valltarët e rinj ishin pjesë e ansamblit “ Shqiponja” të kësaj qendre.

Aktivitetin e përcolli TV “ Boin”, për të cilin para disa ditësh, në po këtë Qendër u siguruan 13 mijë dollar në ndihmë të tij. Këtë log e nderonte edhe këngëtari i mirënjohur Gëzim Nika, ardhur nga New Yorku, veç artistëve të grupit muzikor “ Bashkimi’ dhe këngëtarëve Gjon Lulgjuraj,  Gjekë Dushaj, Rrok Gjelaj, Nosh Buçaj dhe valltarëve Mark Gjini e Vera Ivanaj.

Pjeter Jaku

Foto nga aktiviteti:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *